Slideri Kryesor
OBSH shpall emergjencën botërore për linë e majmunit
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar rritjen e infeksioneve të virusit të lisë së majmunëve në Afrikë emergjencë të shëndetit publik ndërkombëtar (PHEIC) dhe ka kërkuar një fushatë vaksinimi.
Dyshime për dy raste të sabotimit të ujit në bazat ushtarake në Gjermani
Një bazë ushtarake gjermane pranë aeroportit të Këlnit u mbyll përkohësisht, pas dyshimeve për sabotimin e rrjetit të ujit. Gjithçka nisi pas zbulimit të një vrime në murin rrethues të bazës Këln-Wahn pranë objektit të ujit të pijshëm, tha një zëdhënës i ushtrisë gjermane në një deklaratë.
“Meqenëse sistemi i ujit të pijshëm po tregonte vlera të pazakonta, furnizimi me ujë të pijshëm në kazermë ishte ndërprerë”, tha zëdhënësi.
Prokuroria e Korçës nis hetimet: Nuk u dokumentua nga policia vrasja e Pogradecit. U raportua 'vdekja e një të dehuri'
Drejtori i Përgjithshëm Rrumbullaku, Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj dhe mandej kryeministri Edi Rama, deklaruan sot se për ngjarjen e Pogradecit janë kryer të gjitha veprimet konform ligjitim. Pra kemi një baltosje sharlatanësh mediatikë.
Rrumbullaku dha shkakun e vrasjes, mohoi gjobvënien, vetëm tri ditë pasi urdhëroi inspektimin në Pogradec. Por çfarë thotë Prokuroria e Korçës që ngriti akuzën e vrasjes nga pakujdesia? Ja se çfarë thotë sot ndër të tjera:
Amerika nuk di gjë
Dy ngjarjet ndërkombëtare të kohëve të fundit, kanë evidentuar një zhvillim të ri në sferën politike që është jo pa rëndësi. Vrasja e kreut të Hamasit, Ismail Hanniyeh në Teheran dhe sulmi ukrainas përtej kufirit shtetëror me Rusinë, u raportuan se ishin ekzekutuar pa dijeninë dhe miratimin paraprak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, ka bërë disa herë sqarime publike për padijeninë e SHBA për të dyja ngjarjet që kanë në vetvete disa aspekte me rëndësi strategjike.
Rusia deklaron dështimin e "sulmit terrorist" ukrainas: Diversion ndaj situatës në Donbas dhe Slobozhanshcina
Rusia ka njoftuar dështimin e atij që e quajti “inkursioni ukrainas në rajonin e Kurskut”. Në një deklaratë për shtyp, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se pala ukrainase nuk ka arritur objektivin e vet kryesor me mësymjen përtej vijës kufitare me Rusinë e që sipas saj është zhvendosja e trupave ruse nga Donbasi dhe Slobozhanshcina.
Kina ndërton centralin e parë termik diellor me dy kulla
Kina po e përdor energjinë diellore në një mënyrë të re. Në provincën Gansu është ndërtuar impianti i ri termik diellor me dy kulla, i pari i këtij lloji në botë. Rreth 30 000 pasqyra lëvizëse të kthyera në drejtim të dy kullave mëdha qendrore gjenerojnë një sasi të jashtëzakonshme energjie.
Panelet diellore që konvertojnë dritën e diellit në energji elektrike janë një pamje që e sheh në të gjithë botën. Por energjia termike diellore është pak më ndryshe.
1000 rezoluta që nga 1947 dhe Palestina nuk njihet. Abbas: SHBA bën çdo gjë për ta penguar
Kreu i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë bërë çdo gjë, kanë nxjerrë të gjitha pengesat e mundshme që Palestina të marrë njohjen ndërkombëtare.
ShBA po bllokon vendimet mbi njohjen ndërkombëtare të Palestinës…duke anashkaluar madje edhe rezolutat e OKB-së
Sulmi në Nord Stream 2, Gjermania lëshon mandat arresti për një ukrainas
Një shtetas ukrainas është shpallur në kërkim nga Gjermania për shpërthimin e tubacioneve nënujore të Nord Stream në vitin 2022. Mediat gjermane bëjnë të ditur se zyra e Prokurorit të Përgjithshëm federal të Gjermanisë ka shpallur në kërkim një burrë të identifikuar si Volodymyr Z.
Tokayev: Vendet e Azisë Qendrore mund të shndërrohen në urë lidhëse Azi-BE
Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, bën thirrje që Azia Qendrore të pozicionohet si një lidhje midis Azisë dhe Evropës dhe si një aktor i veçantë rajonal në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Sekuestrohen 436 kg heroinë në Burgas. Droga vinte nga Kirgizia drejt Greqisë
Autoritetet bullgare kanë zbuluar një sasi prej 436 kg heroine në portin e Burgasit.
Droga ishte ndarë në 434 pako në një kamion transporti mallrash.
Sipas autoriteteve bullgare, heroina vinte nga Kirgizia, tranzit në Batumi dhe destinohej për në Alexandroupolis në Greqi. Vlera e heroinës së sekuestruar shkon në 38 milionë euro.