Slideri Kryesor
Një datë e mbingarkuar: çfarë të përkujtojmë më 23 gusht?
23 gushti është një datë të cilën politika dhe ndarja historike po e mbingarkon me shenjime që në të vërtetë ilustrojnë kohën që jetojmë dhe parathonë një të ardhme shumë të zymtë. 23 gushti 1939 përfaqëson një moment të rëndësishëm për Europën dhe rendin ndërkombëtar të Versajës pasi në këtë ditë u firmos Pakti Ribentrop-Molotov i mossulmimit mes Gjermanisë hitleriane dhe Bashkimit Sovjetik.
Po Shqipëria politike pse e bojkotoi Konventën e demokratëve amerikanë?
Disa ditë më parë në SHBA u mbajt konventa e Partisë Demokratike, e cila zyrtarizoi votën për kandidatin për president të SHBA në zgjedhjet e nëntorit. Ngjarja politike u përcoll me pompë të madhe në mediat amerikane dhe për nga organizimi i ngjante një ceremonie me sens triumfalizmi dhe madhështie që nuk para lidhet shumë me kohën.
Djordjeviç: Rio Tinto dhe tabloidët nuk diskreditojnë dot punën tonë për pasojat e minierës së litiumit
Një ditë pasi në mediat serbe u publikua lajmi se “Rio Tinto”, kompania që ka marrë koncesionin e shfrytëzimit të minierës së litiumit në Jadar, kishte kërkuar tërheqjen e një artikulli të shkencëtarëve serbë nga revista “Nature”, është prononcuar edhe autorja kryesore, Dragana Djordjeviç. Sipas saj kërkimet e bëra prej ekipit serb përfshijnë studim në terren dhe ka kaluar disa redaktime.
Rusia propozon rezolutë të re për Gazan. "S'ka paqe me politikën që i përshtatet vetëm Izraelit"
Rusia ka propozuar së fundmi një rezolutë të re në OKB që sipas saj do të ndalojë dhunën në Gaza. Dokumenti titullohet formalisht mbi rregullimet në Lindjen e Mesme dhe është njoftuar nga zv.shefi i misionit të Përhershëm të Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky.
Në Afganistan nis të lulëzojë turizmi
Në Afganistan, qeveria talebane i ka kthyer sytë nga turizmi. Shifrat tregojnë një rritje të vazhdueshme të turizmit përgjatë tre viteve të fundit, megjithatë ato mbeten ende modeste.
Vizitorë nga e gjithë bota kanë nisur të shijojnë nga afër peizazhin skenik dhe historinë e lashtë të Afganistanit. Shumë prej tyre zgjedhin të zhyten në liqenet bruz të Parkut Kombëtar Band-e-Amir, ndërsa të tjerë eksplorojnë artin budist dhe rrënojat në Bamiyan apo bëjnë pazar në pazaret e zhurmshme të Kabulit.
Shefi i CIA-s viziton Kosovën
Drejtori i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Takimi është zhvilluar në presidencë dhe në të ka qenë i pranishëm edhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.
Pavarësisht se zyrtarisht nuk ka pasur asnjë njoftim nga Ambasada Amerikane apo institucionet shtetërore në Prishtinë, vizita e Burns duket se është ndalesa e radhës e një turi në rajon.
Tajvanezja TMSC merr leje zyrtare nga KE për fabrikë gjysmëpërçuesish në Dresden
Komisioni Evropian tha të martën se kishte miratuar ndërtimin e një fabrike të re të prodhimit të gjysëmpërçuesve të silikonit në Dresden, pasi gjigandi tajvanez gjysmëpërçues "TSMC" po ngre fabrikën e tij të parë evropiane. Liderët evropianë duan të shmangin mbështetjen në rajone të tjera të botës për furnizimet me gjysmëpërçues, thelbësorë për një sërë produktesh elektronike, nga kompjuterët te makinat e deri te raketat. Miratimi i lejon qeverisë federale gjermane të sigurojë mbështetje financiare prej 5 miliardë eurosh (5.5 miliardë dollarë) për Kompaninë e re Evropiane të Pr
"Rio Tinto" kërkon tërheqjen nga "Nature" të një studimi serb për minierën e litiumit në Jadar
Kompania britanike “Rio Tinto” që ka fituar të drejtën e shfrytëzimit të minierës së litiumit në Jadar, ka kërkuar tërheqjen e një studimi të Dragana Djordjeviç dhe ekipit të saj nga publikimi në revistën “Nature”.
Brnabiç: Serbisë nuk i vjen më si Vuçiç në 300 vjet
Ka çdo vend idhujtarët e vet të liderit. Në Shqipëri kemi parë përpjekje të dëshpëruara për të krahasuar drejtues të tanishëm politikë me Skënderbeun, që është idealisht norma e heroit në kokën e një shqiptari.
Ana Brnabiç, kryetare e Parlamentit të Serbisë, ka deklaruar se ajo shpreson se Aleksander Vuçiç nuk do të largohet nga politika në vitin 2027, pasi:
Nuk do të ketë më kush të mendojë për Serbinë gjithë kohës
Më tej ajo ka cilësuar se:
Serbisë nuk i vjen më si ai për 300 vjet
Besa e shqiptarit: E poshtëron pushteti përditë, ul kurrizin dhe sytë. Vesh iksi një bluzë, e mbysin!!!
Në katakombet online të psikiatrisë kombëtariste është zhvilluar një betejë frontale ndaj gazetarit sportive, Ervin Baku, i cili në një intervistë për EuroNews, është paraqitur në ekran me një bluzë të ekipit kombëtar serb të volejbollit. Kaq ka mjaftuar që sipas Bakut të nisë një “kryqëzatë e pafre dhe e pa arsye”, që përmban “një ndëshkim masiv që e ka tejkaluar të drejtën tuaj”.