Blloku Shkenca

Zbulohet vëllai i madh i Kometës “Halley”

Postuar në 10 Shkurt, 2017 20:54

Një grup astronomësh në Gjermani kanë bërë një zbulim që mund të hedhë dritë mbi krijimin e jetës në tokë, miliarda vjet më parë. Duke përdorur teleskopin hapsinor të NASA-s, Habëll ata zbuluan një objekt gjigant, i ngjashëm me kometën, i cili përmban elementët themelorë të jetës, ujin, nitrogjenin, karbonin, oksigjenin dhe sulfurin.

Objekti u pikas pranë një xhuxhi të bardhë, rreth 170 vite dritë larg Tokës. Sipas shkencëtarëve ai është i ngjashëm me kometën e famshme Halley, por afërsisht 100 mijë herë më i madh dhe përmban më shumë ujë.

Origjina e Druzëve, genetika na çon në Armeni

Postuar në 08 Shkurt, 2017 10:01

Druzët janë një popullsi në rajonin e Izraelit, Libanit dhe Sirisë që dallojnë nga popullsitë arabe dhe ato hebreje. Origjina e tyre është debatuar për një kohë të gjatë, njësoj sikundër interesi për besimin e tyre fetar është i madh. Ata janë shkëputur nga islami ismailit, degë e islamit shiit dhe e kanë izoluar besimin e tyre fetar për anëtarë të rinj që në shekullin e 11-të. Ata kanë luajtur një rol të madh që nga koha e Kryqëzatave dhe kanë preferuar malësitë si strehë.

Fëmijët në Afrikën e Jugut shfaqin rezistencë natyrore ndaj AIDS-it

Postuar në 31 Janar, 2017 13:27

Ka prova se Universi është një hologramë

Postuar në 30 Janar, 2017 18:42

Universi nuk është gjë tjetër veçse një kompleksitet hologrami. Në këtë përfundim kanë dalë jnë grup kërkimor shkencor me studius nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe Italia. Në sajë të kërkimeve të bëra nga fizikantë dhe astrofizikantë, duke studiuar parregullsitë në fushën e mikrovalëve kozmike, apo dritës që la pas Big Bang-u dhe krijimi i Universit  vlerësohet se ka prova të forta që mbështesin teorinë e një shpjegimi holografik.

Shkencëtarët kthejnë hidrogjenin në metal

Postuar në 28 Janar, 2017 21:02

Një ekip shkencëtarësh nga universiteti i Harvardit kanë arritur të kthejnë hidrogjenin në metal, duke bërë realitet një paradhikim 80 vjeçar. Sipas këtij parashikimi hidrogjeni mund të kthehet në metal nëse i nënshtrohet një presioni shumë të madh. Shkencëtarët janë përpjekur me kohë ta realizojnë këtë gjë, por nuk ja kanë dalë pasi nuk kanë patur në dispozicion një morsë që mund të realizojë presionin e kërkuar pa u shkatërruar. Kësaj radhe presimi është realizuar me anë të një morse diamanti.

Krijohet hibridi i parë mes njeriut dhe derrit

Postuar në 26 Janar, 2017 18:44

Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë hibridin e parë mes njeriut dhe kafshës që është një embrion derri në të cilin janë injektuar qeliza njerëzore. Embrioni është tashmë 4 javësh dhe shpresohet që ai të japë një përgjigje për transplantin e organeve, nevoja për të cilat është rritur shumë. Ekipi i Institutit Salk krijoi atë që quhet kimera, një organizëm që përmban qeliza nga dy specie të ndryshme.

Kinë, shkencëtarët prodhojnë letër rezistente ndaj ujit dhe zjarrit

Postuar në 25 Janar, 2017 09:22

Materiali u zhvillua nga kërkues në Institutin e Shangait për Qeramikën dhe ajo konsiston në përdorimin e një forme të kalçiumit, quajtur hydroxyapatite. 

A erdhi jeta prej Marsit?

Postuar në 24 Janar, 2017 16:09

Shkencëtarët rusë hedhin poshtë teorinë e meteorit për ngjarjen e Tunguskës

Postuar në 18 Janar, 2017 23:26

Pak ngjarje zgjojnë kuriozitetin dhe frikën e shpërthimit të Tunguskës. Nuk janë vetëm të dhënat e pasojës së tij, por pamundësia e deritanishme e shkencës për të dhënë një shpjegim final për atë që ka ndodhur ajo që mban gjallë vëmendjen ndaj një ngjarjeje që ndodhi më 30 qershor të vitit 1908 në Krasnoyarsk Krai në Siberi. Shpërthimi ndodhi disa kilometra mbi sipërfaqen e tokës, u dëgjua deri në 745 milje larg, rrafshoi 2000 km2 pyll dhe ndriçimi i krijuar u pa edhe në Britaninë e Madhe. Një ditë më pas u vunë re fenomene të çuditshme në qiellin e Europës.

Drejt asteroidit që vlen 10 000 kuadrilion dollarë. Borxhi global është 60 trilion $

Postuar në 18 Janar, 2017 09:57

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca