Blloku Politikë

PD tërhiqet nga protestat në shtator

Postuar në 30 Gusht, 2015 11:25

Partia Demokratike me gjasë ka edhe një skenar “paqësor” për sezoninme ri politik në vend. Gazeta “Shqip” citon sot Enno Bozdon që thotë se “çdo gjë në kohën e duhur”, duke paralajmëruar analizën për humbjen e PD-së në zgjedhjet e fundit. Ky përbën një ndryshim kursi nga qëndrimet e deritanishme. Gkatë gjithë verës përfaqësuesit e opozitës folën për protesta në shtator, duke mos munhguar edhe akuzat për dobësi drejtimi nga ana e Lulzim Bashës.

Eshtrat e Nilo Katalanos u tërhoqën nga italianët në luftën italo-greke?

Postuar në 30 Gusht, 2015 10:58

Panajot Barka shkruan një analizë të gjatë rreth asaj që ndohi në Dhërmi me Kishën e Shën Thanasit. Barka e shtron çështjen gjerë, teksa shikon aty një rast të përplasjes mes katolicizmit dhe ortodoksisë, që si militant të vetin në Shqipëri ka Artan Shkrelin “me dy projekte të dështuara në këtë drejtim”, siç thotë autori. Barka vendos edhe disa korrespondenca historike, kur thotë se debati përkon me përvjetorin e vdekjes së shën Kozmait, “njeriut që konsiderohet si një nga dy shkaktarët kryesorë të dështimit të katolicizmit të Himarës”.

"Shqiptarë, bashkojuni luftës për Drejtësi! Ky është moment historik”

Postuar në 30 Gusht, 2015 01:22

Andrea Stefani duket se e ka marrë shumë seriozisht reformën në drejtësi. Aq sa në një analizë në gazetën “Dita” sot, i fton të gjithë shqiptarët, madje i sfidon që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje që ai e quan patriotike. Dhe edhe radhët e shkruara kësaj radhe janë më imperative, më nxitëse, gati si një kushtrim. “Sot momenti historik dikton, për këdo që i thotë vetes shqiptar, t’i bashkohet luftës për drejtësi, përpjekjes për të bërë, për të parën herë në historinë e shqiptarëve, shtetin e së drejtës. Në 1912 shqiptarët shpallën pavarësinë. Lindi shteti i parë shqiptar.

PS rikrijon Zonën e Parë Operative. Në krye bregasi Koço Kokëdhima

Postuar në 29 Gusht, 2015 20:40

“Tema” raporton për organizimin e ri të Partisë Socialiste. Krijohen rajonet të cilat kanë në krye një drejtues që “rrit llogaridhënien”. “Sot në Vlorë, kryeministri Rama mblodhi deputetët e Vlorës dhe Gjirokastrës, si dhe drejtuesit lokalë të partisë dhe pushtetit në bashki.Gjatë takimit, ai u prezantoi skemën e re organizative të PS dhe u komunikoi se bashkimi mekanik i Qarkut të Vlorës me atë të Gjirokastrës, do të formojë rajonin e Jugut, një njësi e re organizative e Partisë Socialiste. Në krye të këtij Rajoni u caktua Koço Kokëdhima, deputet i Vlorës.

Prof. Altimari: “Kisha e Shën Thanasit, monument kulture për arbëreshët...Ne arbëreshët nuk shitemi për 30 aspra si ca e ca”

Postuar në 29 Gusht, 2015 17:01

Në vend të Kishës së Shën Thanasit, duket se do të ndërtohet një kishë, ose monument tjetër që përkutjon lidhjet shqiptaro-arbëreshe. Në muajin nëntor madje, do të mbahet edhe një Kuvend shkencor, synon, siç thotë profesori arbëresh, Francesco Altimari në një intervistë për gazetën “Shekulli”, “për ta rindërtuar më në fund bashkërisht një histori objektive dhe shkencore të kompleksitetit të Himarës, të këtij djepi të rëndësishëm kulturor dhe arsimor që meriton një vëmendje të posaçme larg shablloneve nacionale dhe fetare, larg kulisave politiko- kishtare dhe manipulatorëve të çdo lloji”.

Sajmir Tahiri nën sulm të dyfishtë. Askush nuk po e mohon më trafikun dhe implikimin në nivele të larta

Postuar në 29 Gusht, 2015 15:15

Prej disa kohësh Partia Demokratike, ish-kryetari i saj, Sali Berisha, apo edhe gazeta “Rilindja Demokratike” kanë mbështetur idenë se me luftën kundër hashashit, po ndiqet një praktikë selektive dhe biznesi nga vetë Ministria e Brendshme. P.sh para disa kohësh, kur policia raportonte goditjen në Dukagjin, “RD” shtronte tezën se kështu favorizohej Tepelena(http://www.respublica.al/2015/08/20/ekonomi-tregu-apo-konspiracion-me-ha...“u-godit-dukagjini-për-llogari-të-tepelenës”).

Ndodh në Shqipëri, agjencitë shtetërore nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen e pronës private

Postuar në 29 Gusht, 2015 11:21

 

Nënshkruhet në Vlorë marrëveshja ndërinstitucionale për bashkëpunim në mbrojtjen e pronës private. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin krerët e institucioneve Policia e Shtetit, AKKP, Prokuroria e Pergjithshme, Avokatura e Shtetit, si dhe kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë theksoi se marrëveshja garanton një bashkëpunim të përditshëm, për tu hedhur në kundërsulm ndaj grabitësve dhe falsifikatorëve të pronës.

Shën Thanasi "spostohet". Komuniteti himarjot ka kërkuar i pari përkujtimin e Katalanos. Pse u prish atëherë kisha?

Postuar në 28 Gusht, 2015 16:36

Qeveria ka dërguar Blendi Klosin, ministër për Çështjet Sociale, për të biseduar me banorët e Dhërmiut, rreth ndërtimit të Kishës së re të Shën Thanasit. "A1 Report" publikon madje edhe projektin e ri që ndryshon në pikëpamje arkitektonike nga projekti i vjetër i para 1972-it. Do të ishte interesante të bëhej i njohur emri i arkitektit që ka sugjeruar projektin. Por le të shohim çfarë ka thënë ministri Klosi: “Nuk pati asnjë incident nga ato që ju gazetarët zakonisht prisni.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë