Blloku Politikë
Befasitë e qeverisë nuk mbarojnë. Jepet me konçesion shërbimi përmbarimor. Kriteret i përgatiti kompania fituese
Ministria e Drejtësisë, me Nasip Naçon në krye, hyn më në fund në tregun e koncesioneve, teksa ka dhënnë me konçesion shërbimin përmbaarimor për ekzekutimin penale me gjobë dhe shpenzimet gjyqësore. Gazeta “Shqiptarja.com” që shkruan për këtë konçesion, raporton se ka qenë kompania fituese, “Shërbimi Përmbarimor Zig”, ajo që ka propozuar në Ministrinë e Drejtësisë konçesionin. Arsye: përmbaruesit mbledhin vetëm 2% të gjobave, ndërkojë që vetë këta të fundit pretendojnë se kanë mbledhur 89% të gjobave.
Pronarët: Deputetë të PS e PD po vjedhin tokat në bregdet me dokumente false
Fushatë e re grabitjesh pronash në bregdet. Ky është alarmi që japin shoqatat e ish-pronarëve. Krerët e shoqatave thonë se zyrtarët e lartë të PD dhe PS po bëjnë kërdinë me pronat në zonat me përparësi turizmin, po përvetësojnë dhe po tjetërsojnë qindra-mijëra hektarë tokë Sipas gazetës “Sot”, kreu i Shoqatës “Pronarët e Myzeqesë”, Stavri Semanjaku, deklaroi se pronat në bregdet po vidhen me shumicë nga politikanët dhe persona me dokumente false bëhen pronarë në tokë të të tjerëve.
PD gati të japë votën për ndryshimet në Kushtetutë
“Partia Demokratike do të bashkojë votat me shumicën për të ndryshuar Kushtetutën, vetëm në rast se reforma në drejtësi nuk do të përdoret si karrem për të kontrolluar sistemin”. Kjo është deklarata e kreut të grupit parlamentar demokrat Edi Paloka dhënë për “OraNews”. Sipas tij,
Apeli i Shehit: "Strategji dyvjeçare për ringritje të PD-së. Basha të pranojë mendimin ndryshe jo të bëjë Berishën nr.2"
p>Një strategji dyvjeçare për ringritje të PDsë. Këtë apelon kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi që e mendon si të vetmen mënyrë për ta çuar atë drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” Shehi shprehet se e djathta duhet të ristrukturohet, ndërsa kreut demokrat, Lulzim Basha, i kërkon të pranojë mendimin ndryshe në parti dhe jo të bëjë Berishën numër 2.
Shënim: Kur deputeten e vënë të zgjedhë mes Ronaldos dhe Mesit, por ajo preferon Maradonën...
Një intervistë në shqiptarja.com e një deputeteje të LSI-së, që gazetarja e cilëson (sipas një konsensusi ku paskan arritur burrat e Kuvendit) si më bukuroshen e parlamentit, nuk do linte asnjë shenjë sikur tema të mos ishte “bukuria në politikë dhe joshja e rrezikshme nga korridoret e pushtetit”. Vajza në fjalë, S.Caka, e lindur në Çorovodë (deputete e LSI-së pra), parlamentare në moshën 26 vjeçare, përpiqet t’i shmanget si të mundet këtij konotacioni, dhe njëfarë mënyre ja del.
Reforma në Drejtësi, Halimi flet për ura bashkëpunimi me mazhorancën
A mundet që për shkak të një bashkëpunimi pozitë-opozitë siç është dhe Reforma në Drejtësi, të hidhen hijet e dyshimit për një plan aleancë mes dy partive të mëdha PS e PD? Kjo gjë po ndodh përditë në tregun mediatk. Gjithçka mund të ndodhi, edhe pse liderët përkatës e kanë mohuar së fundit një gjë të tillë. Megjithatë bashkepunimi për Reformen në Drejtësi është një shkas më shumë për të aluduar
Tritan Shehu: Nuk ka asnjë opsion për aleancë me LSI-në
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Tritan Shehu sheh vetëm një rrugë për ardhjen e opozitës në pushtet. Votimin e saj në masë nga elektorati pa marrë në konsideratë opsione për koalicione politike me parti të majta. “Unë kthimin e Partisë Demokratike në pushtet nuk e shoh si lëvizje mekanike numrash. Unë e shoh atë të vota e elektoratit për PD në zgjedhjet e ardhshme.
Një tezë këmbëngulëse për raportin “e pathyeshëm” Rama – Tahiri
Kryeministri e ka shpesh shumë të lehtë të ironizojë mediat, apo edhe t’i shpërfillë ato, kur vjen puna për publikimin e disa lajmeve me burime, të cilat në përgjithësi nuk janë pozitive në raport me qeverinë. Lajme që duhen konfirmuar. Mirëpo nëse kritika e z. Rama qëndron, ajo bie poshtë kur praktika dëshmon se edhe qeverisë i intereson deligjitimimi i medias. P.sh kryeministri kërkon si minimum që lajmi të jetë me dy burime, ose të ketë të përfshirë edhe reagimin e palës së përfolur apo akuzuar. Pra qeverisë.
Nishani rikthen ligjin për arsimin e lartë: "Nuk garanton autonominë e tij"
Rreth dy javë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për arsimin e lartë, kreu i shtetit Bujar Nishani e ka kthyer mbrapsht atë duke argumentuar arsyet sipas tij. Ndër të tjera ai thotë:
Basha akuzon Ministrinë e Financave: vetëm në korrik avullove 25 milion dollarë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një status në rrjetin social Facebook shprehet se “Ministria e Financave pranoi dje se 25 milion dollarë “avulluan” në korrik nga tatimet dhe doganat. Para të qytetarëve që duhej të shkonin për rritje pensionesh dhe rrogash, asistencë familjeve në nevoje, shkolla, kopshte, çerdhe, ujësjellës apo kompensim për pronarët dhe të përndjekurit, por, nuk arritën kurrë në arkën e publikut, sepse përfunduan njësoj si 150 milion dollarë të tjerë në xhepat e kontrabandistëve dhe qeveritarëve të korruptuar.