Blloku Politikë

Mallkimet në kor për Edi Ramën dhe një letër e hapur nga Andi Bejtja

Postuar në 13 Gusht, 2015 20:27

Ka shumë punonjës në “Agon”, që, bashkë me familjarët e tyre, pas shumë muajve pa rrogë, e sidomos pas pengesave të njëpasnjëshme për të mos I lënë të marrin rrogën, janë dorëzuar në një farë mënyre, e kanë filluar korin e mallkimeve ndaj pushtetit dhe ndaj Kryeministrit personalisht. Unë nuk jam lodhur akoma, sepse nuk besoj vetëm në Zot.”

"Editoriali i zhgënjimit"/Kontrata: Nuk ju kemi ngarë, ndaj mos na ngisni

Postuar në 13 Gusht, 2015 16:40

Si duhet kuptuar aksioni i paralajmëruar i qeverisë kundër informalitetit? A do t’i ngjajë ai aksionit për energjinë elektrike, i cili penalizoi vetëm kategorinë më të varfër të shqiptarëve? Është ende herët për ta thënë, por ka disa sinjale që flasin se sërish në qendër të goditjes do të jenë më të vegjlit, më të pambrojturit dhe ata që mund të ndëshkohen për një gabim të vetëm, ndonëse detyrimet i shlyejnë. Jemi në fushën e hamendësimeve, por kur vjen puna tek ekonomia, çdo deklaratë e qeverisë krijon efekte psikologjike.

Pse nuk interesohet shteti shqiptar për azilkërkuesit, kur edhe në Gjermani ka solidaritet?

Postuar në 13 Gusht, 2015 13:58

“Mapo” sjell në vëmendje një rast interesant që lidhet me azilkërkuesit shqiptarë. “Mëngjesin e të enjtes, një azilkërkues telefonoi në një emision të njohur televiziv në Shqipëri. Bëri një pyetje, që për moderatorin ngjau shumë naive. “Pse nuk kujdeset qeveria shqiptare për ne që jemi azilkërkues në Gjermani dhe që po na trajtojnë keq”. Moderatori shqiptar iu përgjigj ashpër se Gjermania ka rregullat e saj dhe ato duhen zbatuar. I ndjerë në faj, azilkërkuesi u largua”, shkruan gazeta në fjalë.

Bashkia Tiranë/Borxhet e trashëguara arrijnë në 30 milionë dollarë

Postuar në 13 Gusht, 2015 12:34

Pas dosjes me lejet e ndërtimit, kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka evidentuar edhe një problem tjetër: borxhet e trashëguar nga Lulzim Basha. “Borxhi aktual është 30 milionë dollarë fatura të prera dhe të papaguara. Sa 70% e buxhetit faktik. Pse kryetari i bashkisë si la një borxh prej 28 milionë euro? Një kompani pastrimi më tha që ne nuk e bëjmë mirë pastrimin por kemi 8 muaj që nuk kemi marrë paratë. Kam marrë overdraft për të paguar tatimet. Pastrimi, 4.5 milionë dollarë borxh. 23 milionë dollarë janë në projekte investime publike.

Reagon televizioni Agon Channel: Vetëm gazetarët që kanë 10 mijë euro me vete duhet t’i deklarojnë

Postuar në 13 Gusht, 2015 11:14

Duket se po kthehet në betejë direkte mes Agon Channel dhe kryeministrit. Kështu pas lajmit për bllokimin në kufi të gazetarëve të medias në fjalë, edicioni i lajmeve në ACH, ka denoncuar si abuziv këtë urdhër që nuk mohohet nga qeveria. "Në shkelje të hapur të ligjeve shqiptare, kreu i qeverisë ka urdhëruar të gjitha pikat kufitare: tokësore, detare apo ajrore të ushtrojnë kontroll të imtësishëm për çdo punonjës të Agon Set, sipas listës shumë emërore të shpërndarë në këto pika", deklaron ACH.

Rishfaqen premtimet pa faturë të Edi Ramës. Por tani nga Lulzim Basha

Postuar në 12 Gusht, 2015 19:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot në një konferencë për mediat prej nga ku ka zbuluar atë që mund të quhet projekti politik-qeverisës i opozitës. Paraprakisht edhe i përgatitjes së rotacionit. Të paktën kjo ishte gjuha e Bashës dhe premtimet e tij.

A po luan Shqipëria rolin e “filipinezit” me Gjermaninë?

Postuar në 12 Gusht, 2015 19:13

Marrëveshja e policisë shqiptare dhe asaj gjermane për stacionimin e 12 oficerëve të policisë gjermanë në dy pika të kalimit kufitar me Greqinë nuk është lënë jashtë vëmendjes nga shtypi grek. Perceptimi është se Shqipëria po  bën të njëjtën lojë që ka bërë historikisht dhe që tashmë i është kthyer në veti, duke marrë rolin e “filipinezit” ose të shërbëtorit të Gjermanisë në Ballkan.

Vasili garanton ndershmërinë e Ilir Metës: Nuk ka thika nën mëngë dhe fjalë pas shpine

Postuar në 12 Gusht, 2015 16:57

Duke komentuar zërat për një dalje të Partisë Socialiste nga marrëveshja e 1 Prillit 2013 më Partinë Socialiste, kryetari I grupit Parlamenetar të LSI-së Petrit Vasili, aludon se prishja e bashkëqeverisjes me socialistët mund të vijë vetëm nga selia rozë. Në një intervistë për Syri. Net Vasili thotë se Ilir Meta ka treguar se  t’i përmbahet marrëveshjeve politike.

Berisha bën një akuzë publike për vrasje

Postuar në 12 Gusht, 2015 15:17

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon sot një denoncim që sipas tij i ka mbërritur nga një qytetar i Kavajës. Krahas këtij denoncimi, Berisha shton edhe një të vetin: “Qytetaret denoncojne me guxim shefin e komisariatit te Kavajes dhe mikun e Rames, Ervis/ Elvis Rroshin dhe banden e tij, qeveria hesht! Te dashur miq, ne territorin e komisariatit te Kavajes kane ndodhur disa nga krimet me te shemtuara gjate ketyre dy viteve. Ne kete territor u ekzekutua, thuhet nga kriminele me uniforme, i burgosuri perjete Astrit Gjepali pasi ai kishte rrahur ne burg Shullazin e Sajmir Tahirit.

Urdhër kontrolli në kufi për gazetarët e Agon Channel?!

Postuar në 12 Gusht, 2015 14:29

"Lapsi.al” shkruan se në pikat kufitare të Shqipërisë, është përcjellë një urdhër gojor bashkë me një listë personash, punonjës të gjithë “Agon Channel”, të cilët duhet t’i nënshtrohen një komtrolli të imtësishëm. Portali në fjalë nuk sjell referenca zyrtare, por referon burime që e konfirmojnë këtë gjë. “Një listë me rreth 200 emra, të gjithë punonjës të Agon Channel i është shpërndarë pikave të kalimit kufitar në të gjithë Shqipërinë, shoqëruar me një urdhër gojor për të kontrolluar imtësisht secilin prej tyre në hyrje- daljet e mundshme nga vendi.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë