Blloku Politikë
Paradoksi, qeveria e quan sukses arratisjen e Balilit. Policia ende pa komunikatë zyrtare për operacionin
Kryeministri Rama tundi dje një variant të korrigjuar të komunikatës së Europol për të bërë policinë shqiptare pjesë të operacionint ndërkombëtar të antidrogës që vuri në pranga anëtarët e një organizate të narkotrafikut, koka e së cilës ishte zyrtari shqiptar i Ministrisë së Transporteve, Kelmend Balili, i cili në fakt i shpëtoi arrestimit. Paradoksi është se ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri e quan sukses moskapjen e Balilit, i dyshuar për lidhje dhe mbështetje të fortë politike në Shqipëri.
Nga buron bindja e PD se policia ka përgjuar dhe çfarë roli kanë shërbimet partnere
Mazhoranca sinkronizoi sot repartin politik dhe atë mediatik për të kategorizuar letrën sqaruese të policisë italiane për pajisjen e përgjimit si epilogun e një historie që nxori të diskretituar opozitën me përqasjen “shumë zhurmë për asgjë”. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri foli për një "përthyerje" që i mëshon faktit se "pajisja ka qenë vetëm didaktike dhe nuk ka patur kapacitetet teknike për të përgjuar".
Vetëm 100 lekë - kaq vlejnë fjalët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për Presidentin e Republikës
Padia e Presidentit Bujar Nishani ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, për cënimit të nderit dhe personalitetit, nëse gjykohet si e drejtë nga gjykata, do ta ngarkojë Veliaj me vetëm 100 lekë dëm. "Nëpërmjet çështjes civile nr.
Video/Denocime për kërcënime në Parlament: "Qenie që duhen përçmuar dhe tallur"
Presidenti: Edi Rama, pengesë provizore për Shqipërinë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka reaguar sot përmes një deklarate për shtyp ndaj akuzave dhe insinuatave që kryeministri bëri ndaj tij, në sallën e Parlamentit. Më poshtë deklarata:
Çfarë di shoku i Elvis Roshit për kërcënimin ndaj Blushit?
Në fjalën e tij në seancën e sotme, deputeti Ben Blushi tha se kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi i kishte dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese, duke i adresuar disa pyetje kryeministrit Rama, një nga përkrahësit më të fortë të Roshit. “Përtej asaj që kryetari i bashkisë së Kavajës nuk mban mend si është dënuar, pasi fola në kuvend herën e shkuar më ka ardhur një mesazh dhe do e lexoj.
PD sulm KQZ-së, po fsheh "biografinë" e të inkriminuarve
Partia Demokratike akuzoi Komisionin Qëndror të zgjedhjeve se nuk po publikon formularët e dekriminalizimit për funksionarët e zgjedhur, duke aluduar se me urdhër të Edi Ramës ky institucion po fsheh pasqyrën kriminale të të zgjedhurve me preçedentë. "Kuvendi i Republikës e ka urdhëruar KQZ që ta bëjë këtë publikim, por KQZ nuk e ka bërë. Shkelja e këtij urdhëri, është shërbimi që pjesa e kapur e këtij institucioni, i bën Edi Ramës dhe interesave kriminale.
Berisha “shpëton” Interforzan: "Pajisja e përgjimit ka hyrë në thyerje të marrëveshjes ndërshtetërore me palën italiane”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar më tej sot duke ofruar “informacione të sigurta” siç i quan ai, për pajisjen e përgjimit që pretendohet se operon në Shqipëri në kushte antiligjore. Madje, Berisha shkruan në Facebook, se pajisja ka hyrë dhe përdoret “...ne thyerje flagrante te ligjeve te vendit dhe marreveshjes ndershteterore me palen italiane”, duke nxjerrë kështu jashtë “përgjegjësisë” misionin Interforza dhe palën italiane.
Ministri i Brendshëm:"Nuk ka, nuk ka patur dhe nuk do të ketë pajisje përgjimi". Pse po trajnohen policët për përgjime atëherë?
Pjesë nga fjala e Sajmir Tahirit, ministër i Brendshëm, sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë.
Dyshojnë se Tahiri ka përgjuar nga Vlora
Kreu i SHISH Visho Ajazi dha shpjegimet e tij në Komisionin e Sigurisë lidhur me pajisjen interceptuese që është përdorur nga policia shqiptare për trajnimin e efektivëve të saj. Nga deklarimet e tij u la të nënkuptohet se SHISH ka qenë i shqetësuar për mungesën e transparenvës në përdorimin e kësaj paisje.