Blloku Politikë
Spiropali ka bërë 5 milionë euro në dogana?!
Elisa Spiropalit, tashmë zëdhënëse e asaj që quhet Partia Socialiste, i ka ardhur sërish radha të flasë. Një vit pasi la doganat ku u përfol për çdo gjë, Spiropali, ka marrë guximin e ka folur për dekriminaliImin. Tha Spiropali: “Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk po përgjigjen për Flamur Nokën i cili në Formularin e Dekriminalizimit, në rastin më të mirë, ka bërë deklarim të rremë dhe dënohet nga ligji me heqje të mandatit.
PD ndërpret për 10 ditë marrëdhëniet me parlamentin, në pikëpyetje takimi Rama-Basha
Grupi parlamentar i PD u mblodh sot paradite pas përjashtimit me 10 ditë të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Byroja e Kuvendit. Demokratët vendosën që të ndërpresin për 10 ditë çdo marrëdhënie me parlamentin, duke vlerësuar se përjashtimi i Sali Berishës është një përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës. Kryetari i Partisë Demokratike reagoi duke e cilësuar vendimin e mazhorancës shenjë të krizës së rëndë ku gjendet Edi Rama.
Koço Kokëdhima vazhdon të prezantohet si deputet!
Ndonëse ka humbur mandatin e deputetit, Koço Kokëdhima vazhdon t’i prezantohet anëtarësisë socialiste si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në cilësinë e kordinatorit të Partisë Socialiste për rajonin e jugut Kokëdhima ka monitoruar procesin e zgjedhjes së kryetarit të degës lokale në Vlorë dhe Himarë dhe pyetjes së gazetarëve për rolin e tij në këtë proces ai është përgjigjur se operonte në terren me këtë status. “Unë vazhdoj të jem deputet, që ju ta keni të qartë këtë gjë. Së dyti, nuk e kam për herë të parë që kam ardhur, kam qenë këtu edhe përpara tetë ditësh.
“AbcNews”: Prokuroria firmos urdhër – sekuestrimin dhe i kërkon misionit Interforce pajisjen përgjuese
“AbcNews” raportonte dhe se prokuroria e Tiranës ka përpiluar një akt sekuestrimi për aparaturën e përgjimit, akt të cilin ia ka drejtuar misionit “Interforce”. “Prokuroria e Tiranës i kërkon INTERFORCËS t’i vërë në dispozicion aparaturën, që dyshohet se është përdorur nga policia për përgjime. Burimet jo zyrtare pranë organit të akuzës, i thanë ABC News se prokurorët e çështjes, kanë përpiluar urdhër sekuestrimin ku me anë të letër-porosisë dërguar autoriteteve italiane, i kërkojnë t’i vënë në dispozicion pajisjen.
Sekretari për Dixhitalizimin pyeti, Qytetari Dixhital përgjigjet dhe tregon një histori me kobure të vitit 1991. Reagon deputeti Peza
Partia Socialiste i kërkoi kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të përgjigjej për çështjen e Flamur Nokës dhe historinë e tij me UDB-në. PS-ja e kërkoi këtë gjë përmes sekretarit të saj për Dixhitalizimin, Alfred Peza, i cili doli në një konferencë për shtyp. Sot, Basha i është përgjigjur Pezës me protokollin e duhur të funksionit të tij: me Qytetarin Dixhita. “Ne vend te replikes me jargavitjet e Rames: Pershendetje z. Basha ! Jam nje demokrat i oreve te para qe ne vitin 1990.
Kryeministri pranon: Reforma në drejtësi, e pandarë nga reforma zgjedhore. Por zgjedh zyrën e tij si vendtakimi me kreun e PD-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka caktuar sot drejtoren e Kabinetit, Vali Bizhga, që të ftojë zyrtarisht për takim, kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Formalisht letra i është dërguar drejtores së Kabinetit të PD-së, Greta Deljani dhe në të thuhet: “Duke marrë shkas nga shprehja publike e gatishmërisë së zotit Lulzim Basha për t'u takuar me Kryeministrin, zotin Edi Rama, jam e autorizuar t'ju komunikoj se ftesa që Kryeministri i ka dërguar zotit Basha mbetet gjithmonë e hapur. Kryeministri është i gatshëm të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike që nesër në orën 11:00.
Lutja e Ramës, Basha gati për dialog pa kushte
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur “lutjes” së një dite më parë të kryeministrit Rama për dialog politik mbi reformën në drejtësi. Basha tha se është i gatshëm të ulet me Ramën në dialog në çfarëdo forme, mjafton që sipas tij ai të ketë vullnet të zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Nëse ata bien dakord për të zbatuar rekomandimet e “Venecias”, atëherë janë të mirësepritur për t’u ulur në bisedime në formatin që duan ata për të zgjidhur këto çështjet që na ndajnë”, tha Basha për mediat.
Çështja “Noka-UDB” dhe “suspekti” i një ish-presidenti
Sot paradite ka folur për çështjen “Flamur Noka - UDB” edhe ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, aktualisht kryetar i Frymës së Re Demokratike, një parti që siç njoftohet ka zhvilluar sot punimet e Asamblesë Kombëtare. Tha Topi: “Mbi bazën e disa të dhënave që s’janë të miat por janë të ekspozuara, ish Ministri i Brendshëm ka një suspekt të fortë që duhet t’i sqarojë, për lidhjet me Shërbimin Sekret Jugosllav. Me shërbimin informativ serb. I takon atij t’i sqarojë. Dhe po i kthehem një pyetje që e kam bërë në momentin kur isha president.
Kushti kryesor i Shqipërisë për Greqinë: Shfuqizimi i Ligjit të Luftës
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka paralajmëruar disa kushte për homologun e tij grek, Nikos Kotzias, përpara se ky të vizitojë Tiranën në fillim të qershorit. Siç është bërë e ditur, Kotizas vjen me disa propozime, ndaj edhe Bushati, ka ndarë me opinionin shqiptar, kërkesat e palës shqiptare. "Nuk ka kushte nga Shqipëria dhe nga Greqia, ka një dialog të vërtetë, propozime, hulumtime për mënyrën më të mirë sesi mund të adresohen këto lloj problematikash.
Presidenti kërkon hetim ndërkombëtar për ndërtimet te Parku i Liqenit Artificial të Tiranës
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka iniciuar një kërkesë për hetim ndërkombëtar për ndërtimet në Parkun e Liqenit të Tiranës. Ky fakt ëhstë bërë i ditur prej vetë Nishani, gjatë një takimi të tij sot, me përfaqësues të shoqërisë civile, me kërkesë të këtyre të fundit.