Blloku Politikë
Akuza e Berishës: “Të hetohet Ardian Çipa, një mercenar i ndyrë që kërcënon prokurorët e këtij vendi”
Ardian Çipa, zv/drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për seksionin e Krimeve të Rënda, kërcënon prokurorët. Kështu pretendon ish-kryeministri Sali Berisha, i cili gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë hetimet ndaj Çipës. “I bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëhërë hetimet kundër Ardian Çipës, një mercenar i ndyrë që kërcënon njëlloj si Shullazi, prokurorë të këtij vendi. Çështja tjetër e dënueshme ëshë ajo e një mercenari ndaj të cilit ligji duhet të veprojë me urgjencë: Ardian Çipa.
Thjesht akuza apo radhë për në prokurori? Kreu i PD-së liston: Spiropali ka vënë 5 milionë euro. Tahiri nuk shpëton dot nga skandali i përgjimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripërsëritur sot kërkesat për draftin e reformës në drejtësi, pas takimit me ministrin e Jashtëm, Steinmeier. Duke iu përmbajtur opsionit të Venecias, Basha tha se qëndrimi i mazhorancës nuk është koherent. “Vende të rezervuara tha që nuk jap por përfaqësimin proporcional për dy organet është gati ta japë. Hajde tani ta intepretojmë këtë. A nuk tha të njëjtën gjë dje?! A nuk është ky një pranim i pjesshëm i rekomandimit 88-të?! Këtë thotë ky rekomandim që ky thotë që nuk e kam lexuar megjithëse ia kam lexuar ditën e hënë, javën e kaluar.
Deklaratë e ambasadës amerikane, kërkon që drafti i reformës në drejtësi të shkojë për votim në parlament
Ambasada Amerikane ka dalë me një deklaratë gjatë orëve të pasdites lidhur me draftin e votuar në Komisionin e Posaçëm të reformës në drejtësi. Selia diplomatike e SHBA-së bën një tjetër lëvizje pa doreza, duke kërkuar që drafti të shkojë për votim në parlament, ndonëse ka nxitur palët të avancojnë dialogun për pikën ku nuk bien dakord.
Deklarata e plotë
Komisioni i Posaçëm kalon draftin e reformës në drejtësi pa pikat e kontestuara nga opozita
Mazhoranca ka hedhur një hap në miratimin e reformës në drejtëis. Komisioni i Posaçëm ka miratuar nen për nen draftin, por vetëm me votat e shumicës. “Komisioni e ka miratuar draftin pa përfshirë pikat për të cilat nuk ka rënë dakord me opozitën, për vendet e rezervuara. Deputetët e djathtë janë larguar nga mbledhja pas debateve mbi pikën 88”, raporton Top-Channel. Pikat në fjalë nuk janë dakordësuar, ndërkohë që për pikat e tjera parimisht PD-ja ka dhënë miratimin.
Misioni i Steinmeier në Tiranë, Berlini konfirmon rolin protektor për Shqipërinë
Mosarritja e dakordësisë për reformën në drejtësi ka alarmuar Berlinin që nisi me ngut në Tiranë, ministrin e Jashtëm, Frank Walter Steinmeier. Në konferencën për shtyp me ministrin Bushati shefi i diplomacisë gjermane konfirmoi interesin direkt të Gjermanisë për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Tungjatjeta e Bashës, a ka marrë garanci nga Ilir Meta?
Kryeministri duket se po zihet edhe njëherë ngushtë lidhur me qëndrimin që do mbajë partia e tij për reformën në drejtësi. Kjo pasi Lulzim Basha ka theksuar edhe një herë tjetër kushtin e vetëm që ka opozita lidhur me reformën në drejtësi.
“Grupi i PD ka vendim unanim, mbështetje draftit me një kusht, rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias. Zbatimin e rekomandimit 88 të Venecias. Adoptim të plotë jo të pjesshëm…”, që sipas Bashës është edhe zotimi i Ramës në Bruklsel dhe Uashington.
Meta: LSI voton vetëm një reformë konsensuale PD-PS
Pak përpara mbledhjes së komisionit për reformën në drejtësi, Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku theksoi se forca që ai drejton është e gatshme të votojë çdo draft PD-PS për reformën në drejtësi, mjafton që të ketë konsensusin e të dyja palëve.
Pazari i reformës dhe neni i ri tranzitor për të zgjidhur ngërçin PS-PD
Reforma në drejtësi po shoqërohet me arrestime të kryebashkiakëve të PS apo hetime ministrash të qeverisë duke parelelizuar dy procese që vënë në diskutim të paktën nga pikëpamja morale legjitimitetin e Partisë Socialiste për të kryer një reformë të tillë. Partia Demokratike e udhëhoqi procesin politik në mënyrë të tillë që veçantërisht kundërshtari i tij kryesor të njollosej si forcë politike e inkriminuar si në aparatin legjislativ ashtu edhe në atë të pushtetit vendor.
Sollaku: Një personalitet si Rroshi nuk mund të arrestohet për falsifikim (Video)
Partia Socialiste nuk reagoi ndaj arrestimit të Elvis Rroshit, por një gjykim e dha avokati i kryebashkiakut të Kavajës, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Ekspertizën juridike Sollaku nuk e ndan nga rëndësia politike e çështjes, duke thënë se një personalitet si Elvis Rroshi i votuar nga populli nuk mund të arrestohet për falsifikim.
Nuk bën punë presioni dhe serioziteti i Ramës, Basha nuk tërhiqet nga vendet e rezervuara
Dalja e kryeministrit në konferencën e posaçme për shtyp dhe deklarimi i tij se ka vend për diskutim lidhur me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë, dhe vizatimi i vizës së kuqe nga kryeministri për Komisionin e Vetingut dhe Apelimit të Vetingut për pastërtinë e figurave të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk dhanë sërish efekt.
