Blloku Politikë

Mbetet opsioni i rrugës

Postuar në 04 Gusht, 2016 12:03

Partia Demokratike vuri si kusht për zgjedhjet krijimin e një qeverie teknike, por piruetat e Ilir Metës duket se kanë ndalur disi entusiazmin e shfaqur nga opozita gjatë negociatave për reformën në drejtësi. Llogaritë politike megjithatë mbeten të hapura, por me gjasë Partia Demokratike do të përligj kushtin e saj me protesta popullore për si mjet presioni për të detyruar mazhorancën të krijojë një qeveri teknike që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. Këtë lë të kuptohet sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani në një intervistë për Panorama.

PS: Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Dibër, antiligjor dhe i pavlefshëm. Reagon Presidenti: Jam njoftuar zyrtarisht nga Gj. Kushtetuese më 1 gusht 2016

Postuar në 03 Gusht, 2016 13:15

Partia Socialiste ka reaguar sot përmes deputetes Blerina Gjylameti mbi dekretin e Presidentit të Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Peshkopi, pas largimit prej detyrës të Shukri Xhelilit. PS-ja i është referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi pretendimet e Xhelilit, duke lënë vakant pozicionin e kryetarit të Bashkisë. Ajo e cilëson aktin të paligjshëm dhe i kërkon Presidentit të konstatojë pavlefshmërinë.

Vlahutin sqaron çështjen e mosdeklarimit të pasurisë/Çështje poste dhe gjeografie. Formulari në Zagreb, ndërkohë që ndodhej në Tiranë

Postuar në 02 Gusht, 2016 20:01

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë për shtyp përmes së cilës përcjell versionin e vet të deklarimit të pasurisë së ambasadores Romana Vlahutin, për të cilën u shkrua dje në media.

Rotacion vetëm i qeverisë, apo edhe rotacion në PS?

Postuar në 02 Gusht, 2016 16:34

Lëvizjet e fundit politike janë shfaqje e qartë e krizës së koalicionit qeverisës dhe mbi këtë bazë, ato u përgjigjen perspektivave që kjo krizë krijon për të ardhmen. Këtë nuk mundet ta mohojnë tani as senatorët, as profesorët e PS-së, as kanabistët dhe as krenaristët, sa për të huazuar ca terma të krijuar rishtas.

Është ende herët për të perceptuar fitues dhe humbës, pasi ka ende rrugë për të bërë, por diskutimi nis që këtej: koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane dështoi dhe me gjasë ai rrezikon të mos arrijë dot as katër vitet e mandatit të plotë.

Qeveria teknike, kryeministri shpreson te deputetët kundër Bashës dhe flet për mandat katërvjeçar

Postuar në 02 Gusht, 2016 15:01

Pas deklarimeve të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, për një qeveri teknike, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

PD-ja zyrtarizon qëndrimin: Qeveria teknike, kusht i panegociueshëm për zgjedhje të lira

Postuar në 02 Gusht, 2016 13:49

Partia Demokratike ka zyrtarizuar dot përmes kryetarit të saj, Lulzim Basha, kërkesën për qeveri teknike dhe reformë konsensuale zgjedhore si garanci për zgjedhjet e vitit 2017. Gjatë një diskutimi me gazetarët, Basha, renditi disa arsye pse qeveria e tanishme nuk është garanci për administrimin e zgjedhjeve të ardhshme. “...Zgjedhje të rrezikuara si asnjëherë nga korrupsioni dhe krimi ndaj nis me urgjencë kjo reformë për të bërë nul, përdorimin e parave të pista në fushatën zgjedhore.

Mbi analistin Rexhep Mejdani dhe koalicionin PS-LSI

Postuar në 02 Gusht, 2016 10:58

Takimet e djeshme mes Ilir Metës, Koço Kokëdhimës e Rexhep Mejdanit dhe hamëndësimet për një qeveri teknike kanë ngjallur reagime në radhët e Partisë Socialiste. Këto reagime vlejnë më shumë për të kuptuar natyrën e marrdhënieve që mbi të cilat ka funksionuar dhe funksionon ende Partia Socialiste. Dhe reagimi vjen nga një xhaketë me përvojë në Partinë Socialiste, si Petro Koçi, i cili ka gjetur vend në qeveri pas tentativës për të reformuar ish-partinë e tij, duke themeluar një tjetër parti.

Koalicioni qeverisës drejt prishjes. “PS-ja fiton vetëm apo me aleatë të vegjël”

Postuar në 02 Gusht, 2016 10:09

Servet Pëllumbi, një pjesëtar i vjetër i ekipeve drejtuese të Partisë Socialiste thotë se koalicioni qeverisës po shkon drejt prishjes. Sipas tij këtë po e kërkon kreu i LSI-së që gjendet nën një presion të frikshëm. “Lidershipi i LSI-së, nën një presion të frikshëm, do të prishë koalicionin qeverisës me PS-në. PS-së do t’i duhet të luftojë në dy fronte dhe të përgatitet për të qeverisur me aleatë, sot për sot më të vegjël,” ka thënë ai për gazetën “Panorama”. Ish-deputeti shton se ka testime në elektorat që e nxjerrin me interes pozitiv këtë ndarje, në ndryshim nga viti 2013.

“Një reformë e zbatuar me hile nuk do të funksionojë”

Postuar në 01 Gusht, 2016 14:53

Reforma në drejtësi është shitur për opinionin si një pikë kthese, fund i tranzicionit, apo edhe shpëtim i Shqipërisë nga kthetrat e korrupsionit. Me këto fjalë ka folur pak a shumë edhe aktori kryesor i saj, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu. Por Lu është diplomat dhe si i tillë ai bën zëdhënien e politikës, që shpesh anashkalon çështje teknike që rrugës rezultojnë vendimtare. Gazeta “Shekulli” i ka marrë një intervistë për këtë problem juristes amerikane, Kathleen Imholz, e cila është njohëse e Shqipërisë dhe problemeve institucionale të saj.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë