Blloku Politikë
Analiza e gazetës “Shekulli”: Arsyet që çuan në ndarjen e Kokëdhimës me Edi Ramën
Gazeta "Shekulli" në pronësi të botuesit Koço Kokëdhima ka publikuar sot një analizë të gjatë ku shpjegon arsyet e ndarjes së ish-deputetit socialist me kryetarin e PS, njëherësh dhe kryeministër, Edi Rama. Arsyet sipas gazetës janë, divergjencat e mëdha për reformimin e PS-së dhe legalizimi i kanabisit.
Reformimi i PS-së dhe përplasja me Ruçin
PD: Shkelja në tenderin e rrugës Durrës-Kukës, ka fituar firma që do të marrë më shumë fond rimbursimi nga shteti
Partia Demokratike tha sot se tenderi për dhënien me konçesion të Rrugës së Kombit është një aferë e pastër korruptive. Sipas saj qeveria ka shkelur kriterin ligjor në tender, që e kishte vendosur vetë, ku përcaktohej se firma më e favorizuar në garë do te ishte ajo që do kërkonte me pak fond rimbursimi nga qeveria. “Edi Rama shpalli fituese kompaninë turke, edhe pse ka kërkuar 600 mijë euro më shumë fond rimbursimi se sa operatori tjetër në këtë garë”-thuhet në deklaratën e PD-së.
Buxheti ndryshon me Akt Normativ. PD: Kryeministri kërkon të fshehë se nuk rrit asgjë
Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka ndryshuar buxhetin me një akt normativ dhe pa vënë në dijeni parlamentin. “Në mënyrë tinzare, kryeministri ne ikje ka ndryshuar me akt normativ buxhetin duke shmangur rrugën normale që është dërgimi në komisione, në parlament. Pse? Pse keshtu hajdutjçe, fshehtasi, duke mbajtur larg debatin, oponencën, kritikën?
“Kërkesë ekstradimi nga Venezuela për vëllanë e Fatmir Xhafës. Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge”. Policia: Nuk ka kërkesë të tillë(përditësuar)
Partia Demokratike ka dalë sot me një deklaratë zyrtare përmes së cilës akuzon qeverinë se po fsheh një kërkesë për ekstradim në Venezuelë për vëllain e Fatmir Xhafës, Agron Xhafa.
“Faktet e fundit në lidhje me të kaluarën kriminale të vëllait të Fatmir Xhafës, të caktuar nga Edi Rama në krye të komisionit për Reformën në Drejtësi, nxjerrin në pah këmbënguljen në skemën për kapjen e prokurorëve dhe gjykatësve, e gjithë institucioneve përmes kunetërve e besnikëve të devotshëm.
Rritja e pensioneve me 1.6%, tallje për shqiptarët
Vendimi i qeverisë për të rritur pensionet me 1.6 % është komentuar nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha. Edi Rama po fryn me pompe vendimin per indeksimin me 1.6 perqind te pensioneve, qe ne te vertete eshte nje tallje e rende. Nje tallje me 635 000 pensionistë, sepse sipas llogarise per ata ne zonat urbane, Edi Rama ka shtuar diku 2300 leke te vjetra ne muaj, ndersa per ata ne fshat 1300 leke ne muaj. Pra nje buke e 100 gram djathe ne muaj eshte bujaria e Edi Rames nderkohe qe cmimet sipas INSTAT-it qeveritar janë rritur me 4.8% për arsimin me 16.3% për frutat dhe 7.1% për zarzavatet.
Shpresë e vetme e PS, koalicioni me LSI
Pandeli Majko është i dyti që artikulon problemet me LSI-në. Ish-kryeministri në fakt konfirmoi atë që flitet korridoreve se Edi Rama dhe Ilir Meta i kanë prishur marrdhëniet dhe seicili po qeveris për hesap të vet. Mazhoranca nuk e fsheh dot më këtë fakt, çka e detyron të pranojë publikisht retë e zeza që janë ngritur me Aleancën për Shqipërinë Europian.
7 ligjet, pas 11 gushtit, ndoshta para shtatorit...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka deklaruar sot se nuk do të ketë seancë plenare deri në datën 11 gusht, kur edhe Partia Socialiste kërkon shqyrtimin e 7 ligjeve që rrjedhin nga ndryshimet e fundit kushtetuese. Meta la të kuptohej, se ligjet mund të mos miratohen as brenda gushtit, duke sqaruar se edhe për to ka konsultime me ambasadorët. “Që të jemi korrekt, jemi në një proces diskutimesh, edhe me z. Xhafaj si Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, edhe me z.
19 deputetë dalin me probleme në formularin e dekriminalizimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh paraditen e së premtes për të verifikuar formularët e vetëdeklarimit në kuadër të zbatimit të ligjit ‘Për dekriminalizimin’. Gjate shqyrtimit te aktit “Për verifikimin e deklarimeve të funksionarëve publike, deputet ne Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkie dhe kandidatë për këshilltarë bashkiak”, rezultoi se 19 nga 140 deputetët e Kuvendit nuk e kanë “formularin e bardhë”, ndërsa 7 prej tyre kanë marrë vendim pafajësie. KQZ po verifikon edhe formularët për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë.
