Blloku Politikë

Pas kapjes së 1.2 tonëve në Krujë, del lajmi se FNSH-ja është në aksion kundër trafikut të kanabisit

Postuar në 19 Tetor, 2016 16:30

1.2 ton drogë të Artur Bushit u kapën sot falë punës së përbashkët të SHISH-it dhe Prokurorisë. Përgëzoj dhe falenderoj punonjësit me integritet dhe kurajo të këtyre dy institucioneve”. Kështu e komentoi Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, kapjen e një sasie të madhe kanabis në Krujë. Ky është rasti i dytë që kapja e sasive të drogës komentohet si një vepër e institucioneve që nuk kontrollohen nga qeveria.

Kodheli kundër futjes së ushtrisë për drogën: “Në demokraci i kemi punët të ndara”. Po ndërtimi i urave dhe pastrimi i plazheve, detyrë e ushtrisë janë?

Postuar në 19 Tetor, 2016 15:22

Dje ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, sugjeroi që në luftën ndaj kanabisit mund të ndërhyjë edhe ushtria. Është një opsion që mund të zgjidhë atë problem që nuk po e përballon dot policia dhe Ministria e Brendshme. Si praktikë futja e ushtrisë për çështje të sigurisë së brendshme, apo për luftë ndaj trafiqeve është përdorur në Kolumbi, por edhe në Itali. Në vendin fqinj, ushtria hyri në vitin 1997 në Napoli për problemet që u krijuan me mbetjet dhe më vonë, në Pulia, për të përballuar kontrabandën me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Miqësia Shqipëri - Kinë, "zbulon" edhe dashurinë Skrapar - Kinë(video)

Postuar në 19 Tetor, 2016 14:13

Deputeti Fidel Ylli ia ka marë këngës në gjuhë kineze gjatë një takimi të delegacionit shqiptar me palën kineze në Kinë. Në takim ka qenë i pranishëm edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta. Një dëshmi se koha e Kinës në Shqipërinë e Enver Hoxhë ka lënë gjurmë.

Gjermanët dhe amerikanët të paduruar me Vettingu-n, marrin në dorë dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve pa u shprehur Gj. Kushtetuese

Postuar në 19 Tetor, 2016 11:06

Ndonëse për ligjin e Vetingut pritet të vendosë Gjykata Kushtetuese, ekspertët amerikanë dhe gjermanë, kryesisht të drejtësisë penale, por edhe të fushatave të tjera, kanë nisur lëvizjet për hetimin dosjeve, me dokumentacionin dhe të dhënat, për gjyqtarët dhe prokurorët, për ligjshmërinë e pasurive dhe ligjet e papërshtatshme me krimin.

Përmend 14 herë fjalën “Guardia di Finanza”. Ku është raporti për kanabisin z. Kryeministër?

Postuar në 19 Tetor, 2016 02:28

Kryeministri Edi Rama ka qenë dje i ftuar në studion e “News24” ku ka folur, në atë që mund të quhet edhe intervistë, për zhvillimet e fundit. Një nga këto është edhe kthimi i kanabisit në problem serioz, të paktën sipas një perceptimi që na e konfirmoi edhe ministri i Drejtësisë.

Nota pozitive për diplomacinë e Metës. Arta Dade: “Vizita në Greqi, e shkëlqyer”. Ministri Bushati mbetet vetëm në rol zëdhënësi

Postuar në 18 Tetor, 2016 14:09

Vizita e Ilir Metës në Greqi mbetet e vlerësuar edhe nga brenda Partisë Socilaiste. Megjithë goditjet anësore që kryeministri u përpoq të jepte në media duke përfour edhe ndonjë tezë për tradhëti, Meta, duket se ka bërë një punë për të cilën ka përkrahje përtej partisë së vet. Gjatë një raportimi në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme nga zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, kryetarja e komisionit, socialistja Arta Dade, bëri këtë vlerësim:

Shqipëria si Kolumbia - një tezë që pranohet edhe nga ministri i Drejtësisë: “Të përdoret ushtria kundër drogës po qe e nevojshme”

Postuar në 18 Tetor, 2016 12:08

Atë që ministri i Brendshëm dhe kryeministri refuzojnë ta pranojnë, e thotë ministri i Drjetësisë që vjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ylli Manjani, ka deklaruar sot gjatë një konference për shtyp, mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë, se për luftën kundër drogës, mund të dalë edhe ushtria nëse është e nevojshme.

Blushi synon qendrën e majtë: PSI dhe LSI, ndërmarrje private

Postuar në 18 Tetor, 2016 10:31

Ben Blushi, i divorcuar tashmë nga Partia Socialiste nuk sheh ndonjë ndryshim me PS dhe LSI-së. Ai i quan ato ndërmarrje private, duke lënë të kuptohet se nuk do jetë në koalicion me Ilir Metën dhe Edi Ramën.

“Rilindja po kthehet edhe ajo në një ndërmarrje private. Nuk ka asnjë ndryshim, kjo nuk mund të ndodhë, siç e thashë në Gjermani, nuk mund të ndodhë në Angli.. Një parti që s’flet askush përveç meje dhe Hafizit, nuk është asgjë tjetër, përveçse ndërmarrje”-tha Blushi në Opinion

Lista të hapura për deputetët, tjetër provë force e LSI-së me Edi Ramën

Postuar në 17 Tetor, 2016 15:31

Edi Rama duket se do të gjejë sërish supriza në raport me LSI-në. Pak ditë më parë ai kundërshtoi idenë e listave të hapura për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Por sërish del se ky qëndrim ishte i pakonsultuar me aleatin e tij në qeveri Ilir Meta, i cili ka hedhur propozimin për lista të hapura ose siç quhen ndryshe deputetë të popullit pasi renditjen në listën fituese  nuk e përcakton më kryetari i partisë, por votat që fiton seicili kandidat.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë