Blloku Politikë
Blushi për foton me Lul Berishën
Rama godet piramidën Balili si pjesë të LSI-së, pa përmendur Klementin
Lufta mes Edi Ramës dhe LSI - së po ashpërsohet dhe dy palët janë tashmë në një ring elektoral që do të kulmojë në 25 qershor e mbrapa, ku mesa duket nuk do të mungojnë tensionet, ndoshta dhe përplasjet fizike. Ilir Meta dhe partia e tij kanë marrë disa goditje të forta me Ramën që është dukshëm më i qetë sesa presidenti i zgjedhur. Më i sofistikuar në strategjinë e tij Rama ka bërë një goditje të fortë nga një miting elektoral në Sarandë, duke lexuar publikisht një letër që praktikisht është piramida e klanit Balili në administratën lokale të Bashkisë së Delvinës.
Aqif Rakipi i PDIU: Pa ne nuk mund të krijohet qeveria
PDIU do të dyfishojë mandatet dhe në Elbasan do të marrë 3 deputetë. Ky është objektivi për zgjedhjet e 25 qershorit, që e deklaron për "TemA TV", deputeti Aqif Rakipi. Sipas tij çdo qeveri e re që do të dalë pas zgjedhjeve do të ketë nevojë për votat e PDIU-së.
Timonin në Ballkan e kanë amerikanët, koha për të goditur aktorët e korruptuar
Zgjidhja e asaj që mund të quhet krizë politike në Shqipëri erhdi nga ndërmjetësimi amerikan. Këtë e ka konfirmuar Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në një seancë për rajonin në Senat, ku rreshtoi një sërë zhvillimesh që u ndikuan nga politika amerikane.
Shqipëria që duam! Bilanc i paautorizuar i Programit të Rilindjes
Me afrimin e ditës së zgjedhjeve përfundon edhe mandati i parë i qeverisë Rama-Meta, ku peshën kryesore e kishin socialistët. Pa asnjë skrupull të dyja partitë që qeverisën Shqipërinë për 4 vjet nuk kanë bërë asnjë bilanc të programit që premtuan para 4 vitesh dhe realizimin e tyre. Programi i emërtuar Rilindja Kombëtarja u shpalos në Konventën Kombëtare të Partisë Socialiste në 20 Maj 2013 dhe përmbante disa objekteve, shumica e të cilave nuk janë realizuar.
Premtimet e Mbajtura dhe te Pambajtura:
Fotolajm/Lulzim Basha takon presidentin amerikan Donald Trump
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me presidentin amerikan Donald Trump në SHBA. Vetë Basha shkruan:
"Të paktën sa për të ruajtur shpresën gjallë"
Fatos Lubonja shkruan sot në një analizë të vetën që publikohet nga gazeta “Panorama” se kjo është fushata më grotesket e 25 viteve të fundit. Sipas tij kulmi arrin me faktin se parti që kanë qeverisur këtë vend për një çerek shekulli sillen në fushatë si opozitare me atë që kanë gatuar po vetë. Marrëveshja Rama – Basha është sipas analistit në fjalë shkaku I krijimit të kësaj anomalie që në çdo rast sipas tij provon se këta që janë në politikë nuk dinë të bëjnë edhe aq mirë llogari.
Protagonisti i Republikës së Kanabisit: LSI-ja po korrupton rininë. Nuk duhet ta lejojmë
Ish-ministri i Brendshëm, i diskredituari Sajmir Tahiri, ka mbajtur edhe sot seancën e radhës të moralizimit, duke ngritur një akuzë për LSI-në se po korrupton rininë. Kujtojmë (përditë) se ky njeri është përgjegjës për narkotizimin e Shqipërisë, pjesë padyshim e një përdorimi shumëvjeçar në detyrat e tij si ministri më i dështuar.
Fotoja Blushi - Lul Berisha, kryevepra e fushatës
Sot në disa portale u publikua një foto e Ben Blushit me Lul Berishën. E papritur nisur nga fakti se Blushi ka folur kundër këtij personi dhe lidhjeve me politikën. Mirëpo nga video e publikuar rezulton se video ka qenë një kryevepër e vockël talljeje nga Berisha që shkon aty dhe kërkon të dalë foto. Blushi nga ana e vet i sugjeron Lul Berishës që të hyjë te "libra.al" dhe të gjejë shpresën për një Shqipëri më të mirë. E përkryer në absurdin e vet. Gjynah që të kthehet në politike një akt i tillë regjizorial.
PBDNJ – OMONIA: 15 familje autoktone në Himarë, po dëbohen nga tokat e tyre
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe organizat e minoritetit grek, Omonia, kanë dalë sot me një deklaratë të përbashkët përmes së cilës denoncojnë atë që e cilësojnë si sulm ndaj Himarës.
