Blloku Politikë
Nishani dekoron me urdhërin e Flamurit Kombëtar Bob Dole
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka deklaruar dje senatorin amerikan Bob Dole me Dekoratën e Flamurit Kombëtar. Ceremonia u zhvillua në Washington dhe motivacioni është:
Me mirënjohje të thellë dhe vlerësim të lartë shtetëror ndaj kontributit të çmuar dhe ndihmesës thelbësore dhënë për promovimin dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, si dhe për lobimin në Senatin Amerikan në përkrahje të palëkundur të lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës”.
Basha çel fushatën, vazhdon me planin për Republikën e Re
Pa shumë koreografi dhe tullumbace, Lulzim Basha çeli fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 Qershorit. Kreu i PD-së pak a shumë përsëriti ato që ka thënë në çadër për 90 ditë se ka një plan për Republikën e Re, plan mbi të cilin u bazua edhe përzgjedhja e kandidatëve për deputetë të kësaj partie. Ajo që la të kuptohet ishte se në lisitat e kandidatëve për deputetë përzgjodhi njerëz që ishin dhe janë për Republikën e Re.
Listat? Politikën e bëjnë të pasurit, koha të mësohemi me këtë
Lista e kandidatëve të Partisë Demokratike publikuar mbrëmë natën nga kryetari Lulzim Basha ka provokuar debate. Largime të disa personazheve publikë, përfshirje aleatësh dhe emra krejt të rinj. Lista nuk ka sesi të befasojë më shumë sesa emrat e ministrave që Basha propozoi së fundmi. Ata janë ose njerëz të afërt me PD-në, ose ish-drejtorë, pra njerëz të parasë dhe pushtetit financiar të qeveirijes së Berishës, ose zgjedhje personale e kryetarit. Shikoni emrin e Grida Dumës në Tiranë dhe kujtoni për analogji sesi Elisa Spiropali përfshihet në listat e Korçës nga PS-ja.
Lista e PD për zgjedhjet, ikin zërat kundër
Në limitet e kohës Partia Demokratike dorëzoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listën e saj të kandidatëve për deputetë. Lista ka një ndërthurje të emave të njohur, por edhe prurjeve të reja. Në të janë përfshirë edhe aleatët e PD-së, si Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Vangjel Dule e Agron Duka. Bie në sy mungesa e ish-zërave kundër, Topalli, Bregu, Patozi. Ndërsa Sali Berisha është vendosur i pesti në listën e Tiranës.
Raportohet se Rama ka ngritur shqetësimin për Rusinë në NATO
Ministria e Mbrojtjes përcolli njoftimin zyrtar lidhur me samitin e NATO-s që u mbajt në Bruksel, ku mori pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump. Teksti zbardh edhe një pjesë të axhendës së takimeve dhe fjalës së kryeminitrit shqiptar Edi Rama në këtë samit, ku sipas Ministrisë së Mbrojtjes theksi u vu te kërcënimi i vendeve të Ballkanit nga aktorë të tretë, duke nënkuptuar Rusinë.
Bilanci pa bilanc i bashkimit qeveritar të Shqipërisë me Kosovën
Intervistë e Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati për televizionin RTK në Kosovë
Rama-Tsipras takim në Bruksel: Koha të tejkalohen retorikat konfliktuale
Në kuadër të Samitit të NATO-s në Bruksel, kryeministri Rama pati një takim me homologun grek Alexis Tsipras. Në takim morën pjesë dhe dy ministrat e Jashtëm Bushati dhe Kotzias.Sipas ministrisë sonë të Jashmte, dy kryeministrat nënvizuan natyrën dhe rëndësinë strategjike të marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe rolin e miqësisë mes të dy popujve si urë paqeje e stabiliteti ne mbarëvajtjen e integrimit euro-atlantik të rajonit.
Basha mbyll pazarin e dytë të çadrës
Pas mbylljes së çadrës Basha i është futur me kokë listave të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit. Ai pati dje një takim me kordinatorët e qarqeve për t'u njohur me propozimet e strukturave të PD-së për listat e kandidatëve. Por teksa ky proces nuk është finalizuar, Basha ka përmbyllur "pazarin" e dytë të çadrës. Aleatët e partive të vogla që u futën në çadër do të futen në siglën e PD-së në zgjedhje përderisa në këto zgjedhje nuk garohet me koalicione. Basha u ka siguruar vende të sigrta në listën e PD-së.
SHBA riafirmon rolin stabilizues në Ballkanin Perëndimor
Turi ballkanik i zv.ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee nuk ka përfunduar. Ai ndodhet në Serbi në një vizitë që është komentuar shumë nga mediat vendase. Në një intervistë për “European Western Balkans” dhe “Tanjug”, Yee nuk ka dhënë shumë hollësi rreth vizitës, por presidenti i Zgjedhur, Aleksander Vuçiç, deklaroi se zyrtari amerikan ka dorëzuar ndër të tjera një ftesë të zv.presidentit amerikan Mike Pence për Vuçiç që të vizitojë SHBA.
Edukator i diktaturës dhe demokracisë (Video)
Kreu i grupit parlamentar socialist ose numri dy i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi u takua dje me të rinj që votojnë për herë të parë, duke u kërkuar votën. Ish-sekretar i Partisë së Punës dhe ish-ministër i Brendshëm në kapërcyellin e diktaturës dha konsiderata për të dy kohët ku ai ka milituar me të njëjtën parti, duke përcjellë edhe këshilla për brezin e ri jo vetëm si të sillet në jetën e përditshme, por edhe si të hedhë votën në kuti, kësaj rradhe për demokracinë.