Blloku Politikë
"U miratua vettingu. Moment fantastik në jetën time"
Kryeministri Edi Rama duket se e ka përjetim unik në jetën e vet miratimin e vettingut.
Parlamenti kalon me unanimitet qeverinë tekno - politike
Parlamenti shqiptar ka miratuar sot dekretet e Presidentit të Republikës, për shkarkimin e disa ministrave dhe emërimin e disa të tjerave. Më poshtë votimi:
1-Zv/kryeministri Niko Peleshi shkarkohet me 106 vota pro
Zv/kryeministrja Ledina Mandia emërohet me 119 vota pro dhe 2 vota kundër
2-Fatmir Xhafaj shkarkohet me 104 vota, 5 kundër
Dritan Demiraj emërohet me 107 vota pro, 4 kundër
3-Ogerta Manastirliu shkarkohet me 114 vota pro, 4 kundër
Arben Beqiri emërohet me 118 vota pro, 3 kundër
Kurbanët e stabilitetit(foto)
Pas marrëveshjes Rama - Basha, kreu i kQZ-së Denar Biba ka hapur rrugën me aktin e dorëheqjes.
Burg për shitblerjen e votës?! Pse nuk hiqet e drejta e votimit për “krimin elektoral”
Tallavaja parlamentare që hapi pazari dypalësh – apo më saktë Dykokësh – nuk po e sos dot komedinë e përhershme. Sot bëhet e ditur se në kuadër të këtij pakti, është rënë dakord që të sanksionohet në ligjin zgjedhor që shitblerja e votës dënohet me dy vjet burg. Kjo shoqëron kategorinë e krimit elektoral, një tjetër shaka kjo e dy partive që janë ustallizuar ndër dekada për të prishur zgjedhjet.
Sakrifikojmë pushtet, për të bërë "shtet"
Kushtetuta është marrëveshje. Kjo dihet fare mirë. Kushtetuta e Shqipërisë është marrëveshje e dyfishtë, pasi ndryshimi i saj u bë natën, jashtë salle, si pasojë e vendimmarrjes personale të dy njerëzve: Sali BErishës dhe Edi Ramës. Në vitin 2008 kur ndodhi kjo, i pari ishte kryeministër, i dyti kryetar Bashkie dhe partie.
Rama përjashton qeveri PS-PD pas zgjedhjeve
Në komunikimin e përjavshëm në Facebook kryeministri Edi Rama u ka dhënë përgjigje zërave që e kanë kritikuar marrëveshjen mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha, si një bashkëqeverisje ne kurriz të popullit dhe partive të vogla.
"Marrim 75 mandate"
Drejtuesit e qarqeve të PS-së i kanë prezantuar dje kryeministrit Edi Rama një analizë që e çon rezultatin e 25 qershorit në fitore me 75 mandate vetëm për PS-në. raportimin për këtë analizë e bën gazeta “Shqiptarja.com”, sipas të cilës “në Vlorë Gjiknuri ka parashikuar 7 mandate, ndërsa Klosi në Berat 4 të tilla. Lindita Nikolla parashikon të marrë 4 deputetë në Lezhë, ndërsa Ditmir Bushati në Shkodër po kaq. Mimi Kodheli parashikon të marrë 2 mandate në Kukës, ndërsa Ilir Beqja në Dibër parashikon 3 mandate.
Shkëlqesia e Tij Bujar Nishani, zbaton urdhërin: Dekreton datën e re të zgjedhjeve
Presidenti I Republikës Bujar Nishani ka dekretuar datën e re të zgjedhjeve duke iu përgjigjur dispozitave të marrëveshjes Rama – Basha, të cilën në deklaratën e sotme zyrtare e quan marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës. Dekretimi datës së re është bërë duke ndryshuar dekretin e parë që caktonte zgjedhjet më 18 qershor, ndonëse ky dekret ka prodhuar pasoja juridike për subjektet e përfshira. Më poshtë deklarata dhe dekreti i Bujar Nishanit, kontrollin e bazës ligjore të të cilit nuk ja vlen barra qeranë ta bësh:
Pas marrëveshjes që parashikon edhe reformë kushtetuese, Rama: PD, kërcënim për vendin
Kryeministri Rama ka nisur një tur bashkëbisedimi në rrethe pas marrëveshjes që mundësoi futjen e PD-së në zgjedhje. Zyra për shtyp e Partisë Socialiste është kujdesur të regjistrojë impresionet e bazës socialiste për këtë marrëveshje, duke i përcjellë publikut një rast domethënës nga Korça.
Lufta kundër Voltana Ademit, frustrim ndaj Jo-së 27 vjeçare të Shkodrës
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk të zhgënjen asnjëherë. Për atë që e njeh e di shumë mirë se Bushati njeri dhe deputet ka si patologji sociale detajin, hollësinë. Me gjasë edhe analizën e çdo situate e nis dhe mbaron me vëzhgim detajesh që i thonë më shumë sesa aspekte të tjera. Sot ai ka zgjedhur që një detaj të tillë ta qarkullojë si një lloj simboli të “Shkodrës që nuk duam”. Një qese e zezë mbetjesh fotografuar në një trotuar të pedonales së qytetit shitet nga ministri fotograf me diçiturën ironike: Vepër arti.