Blloku Politikë

Shqipëria është më e qetë dhe më e mirë pa Toksicitetin e z. Rama

Postuar në 18 Qershor, 2024 22:32

Këto ditë kanë qenë  me ngjarje. Me zhvillime por edhe shfaqje personale që jemi mësuar t’i shohim.

Mungon me praninë e tij disaditore kryeministri. Ta sqarojmë: nuk mungon në sensin e domosdoshnërisë, por nuk është i pranishëm. As për ndeshjet, as për non grata e Saliut, as për seancat në Kushtetuese për profesionet e lira. Thuajse për çdo gjë publike zotëria nuk është. 

Katër minuta vonesë për të dështuar një pritje zyrtare

Postuar në 18 Qershor, 2024 19:37

Presidenti bullgar, Rumen Radev, u largua nga një takim i planifikuar me kryeministrin e Malit të Zi, sepse ky i fundit u vonua katër minuta.

Radev, i cili udhëhoqi një delegacion në Podgoricë këtë javë, ishte planifikuar të takonte kryeministrin malazez, Milojko Spajiç në sallën e pritjes të ndërtesës së qeverisë të hënën në mbrëmje pas takimit të parë me presidentin e vendit, Jakov Milatoviç.

Por këto plane u anuluan kur Spajiç nuk erdhi në kohë dhe Radev refuzoi të priste.

Rezolutë mbi një reformë me shumë probleme

Postuar në 16 Qershor, 2024 17:34

Rezoluta antikorrupsion që u propozua pak kohë më parë nga Kryeministri Edi Rama, nën titullin: “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, kaloi debate dhe duhet thënë me një frymë paragjykimi. Një pjesë e opozitës cilësoi se dokumenti në fjalë, që parashikon edhe ngritjen e një Komisioni të Përhershëm, synon marrjen në kontrollt të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion – SPAK – tani që sipas saj ka nisur shoshitja e dosjeve të korrupsionit të qeverisë “Rama”.

Pa opsione për çështjen "Beleri". Dikush do poshtërohet

Postuar në 13 Qershor, 2024 13:14

Gazeta greke “Ta Nea” raporton se mes Tiranës dhe Athinës ka një lloj përpjekjeje për të zgjidhur së paku çështjen e betimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Sipas gazetës dënimi do të jetë me 20 muaj dhe kjo me llogari e lejon atë të dalë jashtë për shkak të qëndrimit në paraburgim për të bërë betimin në PE.

Luljoshka

Postuar në 12 Qershor, 2024 13:12

Sali Berisha ka folur pas marrjes së tapisë së vulës së partisë duke deklaruar se partia është e hapur për të gjithë. Është patjetër një thirrje për Lulzim Bashën që të rikthehet në PD me veten e vet dhe ata mbështëtës që ka. Ndërkohë që Argita Malltezi ka deklaruar se Basha nuk ka më vend në PD.

Rugova, mes historisë dhe shashkave propagandistike të politikës

Postuar në 12 Qershor, 2024 00:53

Aktiviteti i zhvilluar në Prishtinë me rastin e 25 vjetorit të çlirimit dhe figurën e Ibrahim Rugovës ka provokuar disa reagime për prirjet mistifikuese që politika ndjek, e në këtë kuadër edhe për thjeshtimet e mëdha "ligjërimore" të proceseve historike, duke çuar në deformime.

P.sh u mediatizua shumë deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se në thelb Rugova e krijoi UÇK-në ose në ligjëratë të drejtë:

Pa Rugovën nuk do të kishte UÇK

Beleri vodhi votat?! Pse nuk rikandidon Goron PS-ja atëherë?!

Postuar në 11 Qershor, 2024 19:15

Shkruante dje analisti Skënder Minxhozi ndër të tjera: 

Nëse Beleri braktis mandatin e fituar në Himarë dhe merr atë të eurodeputetit, ajo që do ndodhë vijimësisht do të ishin zgjedhje të reja në bregun e Jonit dhe fundi i sherrit për Himarën. Micotakis ka fituar një poltron në Strasburg duke ulur aty një person shumë të diskutueshëm, por nuk ka shpikur një fabul tjetër të madhe për Himarën siç është deri më sot saga e Fredi Belerit. Himara po humbet një kryebashkiak të keq e antishqiptar, Parlamenti Evropian po fiton një hidraulik të paditur

Merr vulën dhe logon e partisë

Postuar në 11 Qershor, 2024 13:51

Vula dhe logoja i takojnë Rithemelimit. Me vendim të sotshëm të Gjykatës së Apelit, të dyja simbolet i kalojnë përfaqësisë politike të drejtuar nga Sali Berisha duke mbyllur me gjasë një proces artificial. Zyrtarisht kemi Lulzim Bashën pa vulë dhe logo, Sali Berishën me vulë dhe logo, që kalon formalisht si drejtues të opozitës që ndodhet në arrest shtëpie.

Komedi, Celibashi propozon "reformën e vërtetë zgjedhore"

Postuar në 11 Qershor, 2024 12:53

Gjatë raportimit të vet në Komisionin e Ligjeve, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ndër të tjera ka thënë:

Blair në Kosovë: E dija që para 25 vitesh se po bënim gjënë e duhur

Postuar në 10 Qershor, 2024 12:29

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, mbajti një fjalim në Parlamentin e Kosovës, ku ndodhet për një vizitë. Blair, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, tha se nuk pendohet kurrë për vendimin e marrë 25 vite më parë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë