Blloku Politikë
KLP vendos përfundimin e mandatit të Alfred Ballës
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë shkarkuar nga detyra kryetarin Alfred Balla. Vendimi u mblodh në mbledhjen e pasdites me shumicë dërrmuese: 9 pro dhe 2 kundër. Vendimi vjen pas vendimit të marrë një javë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili e përjashtoi Ballën nga sistemi për 15 vjet.
Vëllai i zëvendëskryeministrit të Bosnjë-Hercegovinës dhunohet për vdekje në Beograd
Gjorgje Mijatoviç, vëllai i zëvendëskryeministrit të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës (FBiH) dhe Ministri i Zhvillimit, Sipërmarrjes dhe Artizanatit, Vojin Mijatoviç, është dhunuar për vdekje të dielën në Beograd.
Lajmin e konfirmoi ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç.
Mediat e Beogradit raportuan se Mijatoviç u rrah për vdekje nga huliganë në një park për fëmijë në zonën e Vozdovacit.
Mediat: Negociata pas shtatorit mes Shqipërisë e Greqisë
Vizitat e fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Athinë dhe Himarë kanë ngrirë marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë.
Për MCN, gazetari i Kathimerini, Vasilis Nedos, tha se atmosfera mes dy shteteve nuk është e mirë, edhe pse ka kanale diplomatike, por negociata për të riparuar marrëdhëniet mund të fillojnë vetëm pas shtatorit. Sipas tij, qeveria greke e ka humbur besimin tek Edi Rama pas veprimeve të fundit të tij.
Kush e sponsorizoi KPK për aktivitetin në resortin luksoz në Vlorë?
Një kompani private ka sponsorizuar një aktivitet të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në një resort luksoz në Vlorë. Aktiviteti është mbajtur kohë më parë në « Marina Bay Resort ».
Gazetari i “Birn”, Edmond Hoxhaj, thotë se në të kanë marrë pjesë edhe vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët nuk kanë pranuar të akomodohen në hotelin luksoz, në bazë të rregullores që kanë.
OKB miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Rezoluta e iniciuar nga Gjermania dhe Ruanda kaloi me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.
Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia votuan pro, ndërsa nga vendet e BE-së votoi kundër Hungaria. Greqia, Sllovakia dhe Qiproja abstenuan.
Kundër votuan edhe Kina, Rusia, Bjellorusia, Kuba dhe Nikaragua.
"Një reklamë elektorale e dështuar”
Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët është kundërshtuar që në krye të herës edhe nga opozita italiane. Një grup deputetësh të Partisë Demokratike mbërritën sot në Gjadër për të parë nga afër ecurinë e punimeve për kampin e ri të emigrantëve, i cili duhej të kishte përfunduar dy ditë më parë.
Pikëpyetje të reja mbi Marrëveshjen e Prespës
Një acarim i ri i marrëdhënieve mes Shkupit dhe Athinës vë në rrezik Marrëveshjen e Prespës.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian i tha Euractiv se Marrëveshja e vitit 2018 midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zbatohet nga "të gjitha palët" dhe me "mirëbesim".
Video/E përsërit edhe njëherë atë të raketave të Izraelit?!
Injorojeni siç bëjnë në Prishtinë dhe Athinë
Zoti Rama duket se e ka kompleks të madh injorimin që i vjen nga Kosova. Si një person që u mësua të nënshtrojë këdo në PS, që pa që ata që dikur u lëpihej deri në neveri, i lëpihen tani, si person pra që pa në vetë të parë se çdokush ka çmim, dhe si një qenie që vuan deri në torturë begenisjen e tjetrit, z. Rama nuk po di se çfarë të bëjë tashmë për ta homogjenizuar turmën shqiptare rreth vetes, të cilën e sheh si obeliskun e kombit.
Larg Administratës! Ndoshta edhe ministra do jetë vështirë për të gjetur
Në disa media afër qeverisë raportohet dukuria e bojkotit nëse mund të themi kështu e administratës publike.
Puna në shtet nuk josh më -, shkruan gazeta “Tema”. E ka fjalën për punën në Ekzekutiv.
Pak javë më parë edhe ministri Blendi Gonxhe deklaronte se mungesat vijnë për shkak të frikës për të firmosur. Frikë nga SPAK. Ndërkohë që në sistemin gjyqësor po mësyjnë fëmijë të ish-gjyqtarëve apo prokurorëve të larguar nga vettingu.
