Blloku Politikë

Minat kullave të kompanisë "Fusha"

Postuar në 20 Korrik, 2018 15:26

Në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme, kryetari  i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish për ligjin mbi Teatrin Kombëtar.

Kryedemokrati ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë duke kërcënuar edhe kompanini që ka fituar tenderin për ndërtimin e teatrin e ri duke thënë se nëse guxoni ti vini minat Teatrit Kombëtar të jeni të sigurtë që minat do jua vëmë dhe kullave tuaja me ligj. 

Padi civile dhe penale për Teatrin Kombëtar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës

Postuar në 19 Korrik, 2018 18:24

Partia Demokratike po shikon çdo mundësi që parashikon ligji për të penguar shembjen e teatrit kombëtar. Eksperti ligjor në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi në një intervistë për TemA Tv u shpreh se mund të ketë padi penale dhe civile nëse tjetërsohet prona e Bashkisë tek teatri pa 3/5 e votave të Këshillit Bashkiak.

A po mbahet në vëzhgim kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bruçaj?

Postuar në 19 Korrik, 2018 12:32

Sot është shpërndarë përmes e-mailit një opinion i Ayhan Demir i gazetës turke pranë presidentit Erdogan, Yeni Akit. Autori që është i njohur për analizimin e raprteve të gulenistëve me pushtetin turk, shkruan për të disatën herë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj. 

Hahn i kërkoi Metës zhbllokimin e marrëveshjes me Greqinë

Postuar në 18 Korrik, 2018 09:31

Në vizitën që pati në Tiranë Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn takoi edhe Ilir Metën, një takim që zgjati fare pak për të cilin presidenca përcolli një njoftim të shkurtër, ku në thelb ishte qëndrimi i Metës që në negociatat me BE të ketë gjithëpërfshirje. 

Reforma në drejtësi në prag të "katastrofës", e kupton edhe Hahn

Postuar në 17 Korrik, 2018 17:29

I ardhur në Tiranë për të ashtuquajturin procesin screening (përshtatja me legjislacionin e BE) që i paraprin hapjes së negociatave, komisioneri i Zgjerimit, Johanes Hahn u kthye në zëdhënësin e qeverisë, duke i kërkuar opozitës të japë konsensusin për amendimin e ligjit "Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve".

Sinjale mirëkuptimi apo marrëveshje?

Postuar në 16 Korrik, 2018 16:47

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka deklaruar sot se ligji për konçesionet do të ndryshojë. Sipas tij, dispozita që parashikon konçesione të pakërkuara, pra konçesione që vijnë si propozim i subjekteve private, duhet anulluar.

Të vendosur për të ndërtuar kulla në pronë publike. Fshihet informacioni për pronësinë

Postuar në 16 Korrik, 2018 12:37

Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave Valdin Pjetri ka shërbyer sot për publikun shqiptar seancën e radhës në përpjekjen për të mbyllur debatin ligjor mbi teatrin kombëtar. Pjetrit i është kërkuar informacion mbi pronësinë ku po synohet të realizohet skema e biznesit të gjashtë kullave bashkë me prishjen e Teatrit Kombëtar por mesa duket informacioni ka qenë i pasaktë.

Gjykata Kushtetuese mbetet me vetëm dy anëtarë

Postuar në 16 Korrik, 2018 12:09

Edhe Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese është larguar nga sistemi i drejtësisë.  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka shkarkuar gjyqtarin për shkak të pasurisë dhe kontakteve me persona të inkriminuar.

Dizdari është gjyqtari I fundit i Kushtetueses që i nënshtrohet vettingut dhe me largimin e të cilit ajo kalon zyrtarisht në kolaps.  Vetëm dy anëtarë të Gjykatës në fjalë ja dolën përpara KPK-së, Bashkim Dedja që është kryetari dhe Vitore Tusha si anëtare.  Si pasojë e vettingut janë larguar ish-anëtarët e Kushtetueses Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxhaj.

Na trego edhe projektin e kullave që po ndërton në tokë publike!

Postuar në 14 Korrik, 2018 21:49

Teatri Kombëtar do të prishet. Njësoj si çdo veprim tjetër I këtij pushteti, edhe ky me gjasë do të bëhet natën si për të justifikuar hilenë e madhe që shoqëron një politikë të uzurpimit të hapësirave në emër të zhvillimit. Kryebashkiaku i Tiranës po teston humorin dhe durimin duke postuar periodikisht statuse në facebook me gjuhën dhe drejtimin e zakonshëm të tij që sheh hapa përpara aty ku nevojitet debat.

Një ditë e re për Tiranën, një Teatër i ri për Kryeqytetin europian.

Pakti në fund të korrikut

Postuar në 13 Korrik, 2018 13:57

Marrëveshja e shumëpërfolur mes Tiranës dhe Athinës për një seri çështjesh me shumë gjasë do të përmbyllet në fund të këtij muaji. Afatet i dha Komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn gjatë konferencës që pati në Bruksel me kryeministrin Rama, ku sqaroi edhe deklaratën që u intepretua nga disa media dhe opozita greke si dekonspirim i bisedimeve për ndryshim kufijsh.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë