Blloku Politikë
Partia në këmbë me bathët e Saimirit
Statistikisht qeveria thotë se ia ka dalë me krimin, atë të rrugës. Dhe për këtë numëron sa koka më pak ikin nga viti në vit.
Kryeministri del dhe lexon grafikë, duke shpalosur viza që i quan sukses të shtetit ligjor që drejton. Ministri që mori meritat tani është vetë për në burg, ndërsa zgjidhjet që propozohen për të shmangur masakra si ajo e Selenicës janë sërish fushatat publiçitare të modelit Tahiri për mbledhjen e armëve.
Eksperti amerikan për VOA: Jo shkëmbim territoresh
Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips thotë se ideja e ndarjes apo e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është alternativa më e keqe për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Prof. Phillips, drejtor i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut, thotë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmjetësojnë një zgjidhje që i përgjigjet shqetësimeve të Serbisë por nuk prek sovranitetin e Kosovës.
"Ta mbështes idenë"
Heshtja e kryeministrit Rama në përviim të një debati për shkëmbim të terrirtoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk e bën atë më pak pjesëmarrës në këtë vizatim që po merr autorësinë e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç. Qeveria shqiptare nuk ka dalë me një qëndrim, po ashtu edhe opozita. Edhe këtë radhë e mësojmë nga diplomatët e huaj se çfarë idesh ka kryeministri ynë.
Ikja nga Shqipëria, varianti kryesor ekonomik
Shumica e shqiptarëve duan të largohen nga vendi. Kjo është një e dhënë shqetësuese dhe me pasoja për ekonominë, por duket se ajo pak e vë në lëvizje qeverinë/të shqiptare. Një sondazh i fundit i realizuar nga Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri nxjerr në pah se 70% e të rinjve të moshës 15-29 vjeç duan të ikin jashtë për shkak të papunësisë.
Gjermania dhe Britania rrëzojnë “binjakët” e paqes
Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Britania janë pozicionuar qartë kundër çdo ndryshimi kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. Të pyetur nga Radio Europa e Lirë, zyrat diplomatike të këtyre vendeve kanë folur pa dorashka kundër idesë së Thaçit që mesa duket e ka përqafuar edhe Vuçiç, i cili deklaroi se është në favor të demarkacionit me shqiptarët
"Shkëmbimi i territoreve, ide e fondacionit "Soros”
Ideja për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës ka ardhur pas një raporti të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, në të cilin jepet oferta për shkëmbimin e Preshevës me katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës shkruan sot Gazeta "Zëri" në Kosovë.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në një intervistë dhënë për këtë të përditshme thotë se një raport i tillë është sponsorizuar nga vetë Vuçiç, ndërsa rikujton se për bashkimin me Kosovën banorët e Preshevës kanë votuar në një referendum në vitin 1992.
Mbështetësit e vegjël të ideve të mëdha*
Ideja për korrigjimin e kufijve ose për shkëmbim territoresh, nëse gjen zbatim, nuk do t’i japë Kosovës asnjë pëllëmbë nga Lugina e Preshevës, siç pretendohet, por do t’i sigurojë veriut autonomi territoriale. Me pozitën e saj aktualisht të pafavorshme, Kosova e politikës reale, jo e retorikës folklorike, nuk do të jetë në gjendje të imponojë as zgjidhje simetrike të Luginës së Preshevës me asociacionin e komunave serbe, e jo më ndonjë gjë më shumë se kaq.
SHBA merr rolin e spektatorit për debatin Kosovë-Serbi
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për situatën e krijuar në Prishtinë e Beograd pas deklaratave të Presdidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kifijve mes Kosovës e Serbisë.
Në një prononzim për Zërin e Amerikës një zëdhënës i DASH u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin retorikën negative dhe të punojnë së bashku për një marrëveshje që siguron qëndrueshmëri për të dyja vendet dhe rajonin. Me pak fjalë, çdo opsion është i hapur nëse palët bien dakord mes tyre. Qoftë ndarje e Mitrovicës apo bashkim i Luginës me Kosovën.
Ndërkombëtarët kërkojnë verifikime të reja për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori
Pas Bashkim Dedes që kryeson Gjykatën Kushtetuese, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon apelimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Përmes një njofitmi, zyra e Komisionerëve Publikë bën me dije, se ONM ka rekomanduar apelimin e vendimit të KPK-së që konfirmonte në detyrë Zaganjorin.
A do të jetë Kuçova bazë e NATO-s nën drejtimin dhe praninë e Turqisë?
Ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, thotë se ndërtimi i bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë tregon se Shqipëria është në gjendje të prodhojë siguri dhe stabilitet. Në një intervistë në studion e lajmeve të Tema TV, në lidhje me bazën ajrore që NATO do të ndërtojë në partneritet me qeverinë shqiptare, Bazo u shpreh se ky është një hap që tregon maturinë e Shqipërisë 10 vjet pas anëtarësimit në Paktin e Atlantikut Verior.
