Blloku Politikë
Ligji i Luftës do hiqet me dekret të Presidentit të Greqisë
Deklarimi i kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras për marrëveshjet në diskutim mes Shqipërisë dhe Greqisë njofton zgjidhjen e disa çështjeve të cilat kanë qenë pezull për shumë kohë. Përveç marrëveshjes së detit për të cilën ekipet negociatore do të takohen sërish në Tiranë, është edhe çështja e ligjit të luftës.
Cipras pranon "gjendjen e luftës" me Shqipërinë
Kryeministri grek Aleksis Cipras ka pranuar se Shqipëria dhe Greqia janë ende në gjendje lufte, duke deklaruar se zgjidhja e kësaj çështje është pjesë e paketës së çështjeve të mbetura pezull nga Lufta e Dytë Botërore. Ai shprehet optimist se dy vendet do përmbyllin marrëveshjen për Zonën Ekskluzive Ekonomike brenda qershorit.
Një gabim i përsëritur
Partia Demokratike duket se nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe me audiopërgjimin e vet ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt. Përveç se ministri i Brendshëm qëndron në detyrë, PD-ja rrezikon që të vihet përpara kërkesës për të zbardhur autorësinë e përgjimit që mund të jenë edhe shërbime të huaja. Po kështu duhet provuar autenticiteti, që është çështje më vete.
Shqipëria, shqetësim i dorës së dytë për Berlinin
Shqetësimi kryesor i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor nuk është Shqipëria dhe dilema për të mbështetur ose jo hapjen e negociatave me Tiranën.
Në fjalimin e mbajtur në Bundestag gjatë diskutimeve për buxhetin kancelarja gjermane u fokusua tek situata në vendet që konsiderohen si potencial lufte në Ballkanin Perëndimor si Kosova, Bosnje-Hercegovina apo Maqedonia.
Fitore pa vlerë për PD-në/"Burgos" Agronin dhe lë ministër Fatmirin
Vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është dorëzuar pranë autoriteteve italiane të cilat kanë lëshuar një vendim dënimi për të. Përmes një letre publike të shpërndarë sot në disa media, Agron Xhafaj, thotë se po dorëzohet edhe pse nuk është i kërkuar.
Përpjekja e fundit për një Po nga Franca për negociatat
Kryeministri Edi Rama është takuar sot me presidentin francez, Emmanuel Macron, në një vizitë synon aprovimin e Francës për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nuk ka ende një deklaratë zyrtare, por Franca hyn mes vendeve që nuk e miratojnë për momentin kërkesën shqiptare.
Reagim i biznesmenit Gaz Demi: Z. Berisha unë di ta mbroj emrin dhe mbiemrin tim*
Biznesmeni Gaz Demi, president i Klubit të futbollit “Partizani”, ka reaguar sot ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për të ashtuquajturin takim të tijin me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Më poshtë deklarimi i z. Demi përcjellë për “ResPublica”:
Kush janë autorët e përgjimit të publikuar nga PD?
Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike” hapej sot me një kopertinë me titullin: Javë arrestimesh?
Në foto siç shihet paraqitet ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ish-ministri Saimir Tahiri. Nuk dihet nga buron ky entuziazëm i PD-së e cila nuk ka atë forcë të tillë politike sa të përligjë arrestimin e dy zyrtarëve të lartë të PS-së. Për Tahirin është tanimë në fuqi arresti shtëpiak, por për Xhafën, PD-ja ka paraqitur disa akuza dhe një audio-përgjim të cilat i shpall si prova të mjaftueshme për largim e mandej arrestim të tillë.
Drejtësi nga Lart! A po kopjon Edi Rama praktikën e Vladimir Putin?
Ka më shumë se gjashtë muaj që e kemi parë kryeministrin Edi Rama të vërë në veprim praktikën e vendimmarrjes direkte për raste të supozuara korrupsioni. Shkarkimi masiv i drejtorëve të hipotekave, pastaj i drejtorëve të spitaleve, të cilëve iu kërkuar dorëheqje nën presion. Praktika duket se është korrigjues i mirë i vegjetimit administrativ dhe korrupsionit, por në thelb ajo provon se korrupsioni është sistemtik, themelor në Shqipëri dhe se në këto kushte, kryeministri është vetë Institucioni.
Votoi kundër në OKB, por Shqipëria merr pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës së ShBA në Jeruzalem
Ndonëse votoi pro rezolutës turke në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Tirana zyrtare ka vendosur të mos e bojkotojë ceremoninë e përurimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem. Mediat e Izraelit njoftojnë se nga ftesat e dërguara për përfaqësuesit e 86 vendeve të ndryshme, vetëm 33 e kanë pranuar atë, ndërkohë që pjesa më e madhe ka vendosur të bojkotojë.