Blloku Politikë
Kryeministri: Qeveria e PD-së më propozoi shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e Plazza Shopping
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje gjatë një interviste për News24 se qeveria e Partisë Demokratike ka paraqitur pranë tij si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, projektin Plazza Shopping, që parashikonte shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në hapësirën e tij dhe përreth të një qendre me dyqane dhe butike. Z. Rama e ka cilësuar atë si projekt të bukur, por që sipas tij e kundërshtoi sepse ideja e tij është ndërtimi i një teatri të ri në vendin e të vjetrit.
Presion direkt për reformën në drejtësi, vetëm rekomandime për sistemin zgjedhor!!!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës punojnë në prapaskenë. Pak a shumë këtë në thotë deputetja Rudina Hajdari, e cila gjatë një interviste televizive ndër të tjera ka sqaruar se:
Asgjë e mirë nuk del nga këto takime
Ambasada e ShBA në Tiranë shpërndan sot këtë njoftim në Facebook:
Do ishte lajm i mirë sikur t'i vinte keq për veten
Ndodh që ndonjëherë të të vijë keq për ata që merren me politikë në Shqipëri. P.sh kur e njeh dikë personalisht, kur e rrëzojnë pa arsye, apo kur ka fatkeqësi familjare. Rrallë, por mund edhe të ndodhë. Çështja është se eliminimi i raportit human është provë e një krize shumë të thellë e cila herët apo vonë do prodhojë faturën e vet. Një ndër to është mosbesimi ndaj vendit, mungesa e optimizmit për funksionimin e shtetit etj..
Teatri u shemb. Nis teatri i protestave
Prishja e godinës së Teatrit Kombëtar e ka vrarë arsyen e protestës qytetare që është zëvendësuar nga protesta e partive politike. E cila është e destinuar të dështojë.
Në përgjithësi opozitat e besueshme u bashkohen apo udhëheqin kauzat qytetare duke katalizuar ndryshimin politik të mundshëm. Në Shqipëri ndodh e kundërta. Opozita është shndërruar në dezinfektant i protestës. Vërtet protesta e Teatrit u mbështet me militantë të PD-së, apo LSI-së, por asnjë qytetar i zakonshëm nuk ishte pro saj nisur nga numri i pjesëmarrësve.
Kryeministri i tregon popullit aq sa duhet
Edi Rama publikon fotot e Teatrit të ri. Ky “lajm” që të ngjan si ato pakot që vinin nga jashtë dhe gëzonin mileti, rrëfen me foto mrekullinë arkitektonike të teatrit të ri.
Mirëpo nëse shohim fotot e z. Rama aty ka një hapësirë parazitare, bosh, pa funksion. Dhe është sipërfaqe jo e vogël.
Vallë të lihet ashtu një hapësirë e tillë? Ku i dihet, por kryeministri ndan me popullin aq sa i takon popullit të dijë.
Adrian Paci: Për Teatrin në fillim u mor vendimi, pastaj nisën tryezat
Një nga artistët më të njohur të artit bashkëkohor, piktori Adrian Paci, i cili prej vitesh jeton në Itali, e cilëson shembjen e Teatrit aktin e fundit të braktisjes së tij nga politika.
Në një intervistë për TvT, Paci u shpreh se përgjegjëse për shkatërrimin e tij janë si partitë politike që janë në pushtet, edhe ato që përpiqen të fitojnë kredibilitet politik nga ky moment.
Duhet edhe Dita zyrtare e Urrejtjes
Ky më poshtë është mesazhi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe pas protestave që vazhdojnë. Thelbi i mesazhit të tij është: Teatri i vjetër iku, të shohim të riun. Tipike. Dje fliste për pakica të zhurmshme, sot për opinione.
Puna e do që emocionet të kontrollohen edhe kur nuk është mesazhi që provokon, por vetë qenia e dikujt. Megjithatë është e udhës që pas këtij mesazhi, Tirana të zyrtarizojë Ditën e Urrejtjes, për të kujtuar poshtërimin që po tentohet përmes hipokrizisë. Më poshtë mesazhi i Veliajt:
Kemi nevojë për një konsensus të ri
Akti i prishjes së Teatrit Kombëtar hoqi edhe mbulesën e fundit të atij që gjoja është konsensusi ynë shoqëror dhe politik. Këto ditë të fundit para prishjes, kryeministri, që është personalisht i përfshirë në këtë që ndodhi, iu referua disa herë të drejtës që një qeveri e votuar ka për të kryer akte të kësaj natyre. Është një sofizëm që nuk shtym më përpara asnjë lloj demagogjie. Nuk ka ndonjë socialist të thjeshtë, apo të rëndësishëm që të dijë të mbrojë këtë që ka ndodhur. Mundet të shfaqen duke brohoritur shefin e tyre, t’i bëjnë like dhe share videove dhe lajmeve, por kaq.
Protestuesit kërkojnë shpërndarjen e Parlamentit
Protesta për Teatrin vazhdon ende në bulevard dhe siç shihet nga pamjet video pjesëmarrës në të po bëjnë thirrje për shpërndarjen e Parlamentit. Ndërkohë pritet që opozita të dalë me një qëndrim politik pas asaj që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit:
