Blloku Politikë

Karantina si kërcënim do të ishte gabim dhe nuk do funksiononte

Postuar në 12 Qershor, 2020 00:19

Kryeministri  Edi Rama ka paralajmëruar sot do të rikthehen masat kufizuese, në mos edhe karantina nëse kurba e infektimeve vazhdon të rritet. Me një video selfie z. Rama ka përsëritur se për të është më e rëndësishme jeta sesa ekonomia. 

Kjo është më e thjeshtë të thuhet sesa të bëhet. Burime të ndryshme bëjnë me dije se z. Rama ka deklaruar në mbledhjen e Komitetit Teknik për epideminë se nëse rastet do të shkojnë mbi 50, atëherë kufizimet do të rikthehen duke provuar se kontrolli i kurbës ka edhe vlerë politike. 

Luan Rama: LSI është në proces purifikimi nga korrupsioni

Postuar në 11 Qershor, 2020 15:49

Zv.kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka deklaruar në një lidhje me emisionin “në Fokus” në TvT se partia ku ai aderon ndodhet ndër të tjera në një process purifikimi nga element dhe shfaqje të korrupsionit që njollosën imazhin e saj kur ishte në qeverisje. Nuk dihet se për kë konkretisht e ka fjalën z. Rama, por pa dashur ai ka prekur edhe ish-kryetarin Ilir Meta, i kapur në videon e njohur me Dritan Priftin.  Më poshtë video: 

Jetojnë të dy në vila, por rrëfejnë dy Shqipëri të ndryshme

Postuar në 10 Qershor, 2020 14:46

Fushata elektorale ka nisur. Dhe është tërësisht skematike. Kryeministri që nuk dihet nëse do apo jo një mandat të tretë, apo do një mandate të parë bashkëqeverisjeje, flet për miliarda euro invetime, për projekteve të mëdha, rimëkëmbje dhe rindërtim, ndërkohë që kullat e miqve të tij dhe resortet e të njëjtëve në bregdet lulëzojnë si shprehje e një luksi parazitar. Edi Rama ka nisur fushatën në emër dhe për mirëqënien apo zhvillimin që ka imagjinuar gjatë këtyre viteve.

Konsensus për të ardhmen e fëmijëve tanë(të tyre)

Postuar në 09 Qershor, 2020 12:35

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në një takim të atij që quhet Këshilli i Integrimit ku ndër të tjera ka dhënë edhe shoën e buzëqeshejve të ndërsjella me Presidentin. Një teatër bajat që kemi 30 vjet që e shohim. Ndër të tjera zotëria – që pas lënies së mjekrës ka nisur të mençurojë dukjen dhe qëndrimet – është kujdesur të flasë edhe për të ardhmen e fëmijëve tanë, term, kuptimi i të cilit duhet sqaruar:

NATO: Baza e Pashalimanit mund të përdoret për kërkesa operacionale

Postuar në 07 Qershor, 2020 13:27

Agjencia Telegrafike Shqiptare njofton sot se NATO-ja ka folur me të për bazën detare të Pashalimanit. Në përgjigjen e vet Aleanca sqaron se po punon ngushtë me autoritetet ushtarake shqiptare për të përcaktuar mënyrën më të mirë sesi baza detare e Pashalimanit mund të mbështesë kërkesat operacionale detare të NATO-s.

Referendumi për sistemin zgjedhor, tallje nga frika e një klase politike të dështuar

Postuar në 06 Qershor, 2020 21:41

Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Politik Petrit Vasili e ka argumentuar kështu mospërfshirjen  e çështjes së sistemit elektoral në kuadër të diskutimeve për reformën zgjedhore:

Kam dëgjuar shumë fjalamanë, kanë thënë le të rrinë e të ngordhin atje për sistemin. Por ç’ndodhi me sistemin, një gjë e tmerrshme. Një sistem i vendosur me referendum në ’98. U ndryshua më pas prej partive politike. Duhet ricikluar si diçka e re apo me debat të hapura. 

Mos t'i biem në qafë. PD-ja do të hyjë në Parlament, nuk do të fitojë zgjedhjet

Postuar në 06 Qershor, 2020 16:32

Sot përfaqësuesi i PD-së në punët zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka dalë në media të sqarojë miletin se çfarë pune të shkëlqyer ka bërë për reformën, sesi partia e tij ia kapi kokën me derë shumicës dhe e detyroi që të pranonte disa kërkesa që sigurojnë zgjedhje të mira. Thotë ndër të tjera zotëria:

Politika u shtir sikur bëri reformën. Tani radha e popullit të shtiret sikur beson se ka zgjedhje të ndershme

Postuar në 05 Qershor, 2020 22:05

Fitore. Standarde, hapet rruga për negociata, integrimin. Çfarë ka ndodhur? Qenka miratuar reforma zgjedhore. Janë dhënë garanci më shumë për popullin shqiptar. Të votojë i qetë dhe ndershmërisht.

Nëse lexon dokumentin aty sheh ca rregulla "të reja" për institucionet administrative, një identifikim elektronik, që është pesë me hiç dhe ca arnime kozmetike. Për këto çikërrima, Partia Demokratike aktroi sikur të ishin Konferenca e Paqes në Versajë, duke marrë pas vetes edhe një deklaratë kortizonike nga ambasada amerikane: 

Presidenti e hedh llafin për Shqipërinë që i ka shpëtuar zhvatjes: Ta ruajmë, është e bukur

Postuar në 05 Qershor, 2020 12:20

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përcjellë sot një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit. 

Karagjozë me standarde

Postuar në 04 Qershor, 2020 22:20

Ngërçi u zgjidh, reforma zgjedhore duket gati. Kryeministri Rama po shfaqet konstruktiv: gati për teknologjinë në zgjedhje, për pakt për komisionerët, për reformimin, apo më saktë shpërbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

Misteri i kërkesave të opozitës që bllokoheshin nga shumica ra: reforma aty ka qenë, edhe pikat e debatueshme që angazhuan selitë diplomatike në fakt ishin fare të realizueshme. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë