Blloku Politikë
Rama përjashton Fatos Tushen nga PS: Të tjerët t’i vënë gishtin kokës
I vënë nën akuzë pak ditë më parë për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Lushnjes është përjashtuar sot nga Partia Socialiste. Kreu i kësaj të fundit mblodhi sot kryebashkiakët e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit të dy viteve më parë, për t’i paralajmëruar se partia nuk do të shërbejë si zyrë avokatie. Duke theksuar fillimisht se korrupsioni, ryshfeti dhe bakshishi nuk kanë ngjyrë politike, Rama i paralajmëroi se nuk do të ketë mbrojtje për këdo që bie pre e tij.
Veliaj: Nuk tërhiqem, shumë shpejt hapim garën për teatrin e ri
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ndërtimi i teatrit të ri. Në studion e lajmeve të MCN TV, Veliaj tha se Kushtetuesja thjesht noterizoi skadimin e afatit për ndërtimin e teatrit përmes PPP. Më shumë se një vit pas prishjes së Teatrit Kombëtar, që u kundërshtua me protesta para dhe pasi u shemb, Veliaj thotë se vendin e “kotecit të tallashit” do ta zërë një teatër i ri, gara për të cilin do të hapet shumë shpejt.
Avokati i Popullit: Përgjimet pa vendim prokurorie, antikushtetuese. Presidenti nuk është noter
Pas vendimit të Kushtetueses, për të hedhur poshtë ligjin që i jep mundësi policisë të kryejë përgjime, Avokati i Popullit, Erida Ballanca, shpjegoi në studion e MCN TV arsyet pse institucioni që ajo kryeson, iu drejtua shkallës më të lartë të gjyqësorit në vend. Ballanca tha se Gjykata Kushtetuese gjeti mangësi në garancitë që parashikon Kushtetuta sa i përket përgjimit.
Kuvendi rikthen praktikën e vjetër: Gazetarët do jenë prezentë në komisionet parlamentare
Kuvendi i Shqipërisë ka ndryshuatr sërish rregulloren e akreditimit të gazetarëve në ambientet e komisioneve parlamentare. Në njoftimin e vet, Kuvendi informon se pas konsultimeve me gazetarë është arritur në disa ndryshime të rregullave të tanishme përmes të cilave sanksionohet:
Kryebashkiaku i Lushnjes nuk është Vangjush Dako
Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak
Minishengeni si tezë alternative gjeopolitike ndaj BE-së
Kryeministri Edi Rama raportohet të ketë përsëritur sot në Forumin e Prespës idenë e tij për Minishengenin Ballkanik, termi që përdoret tashmë për Shengenin rajonal. Me një qasje që është diçka më shumë sesa pragmatizëm, kryeministri shqiptar e ka riqarkulluar këtë tezë në një koniunkturë që nuk është shumë e përshtatshme në kritikën që artikulon për Bashkimin Europian, përderisa në dështimin e kësaj radhje për hapjen e negociatave, Shqipëria u penalizua për shkak të një vetoje bullgare për Maqedoninë e Veriut.
Kushtetuesja rrëzon qeverinë për Teatrin Kombëtar
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar deri në një vendim përfundimtar ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar pasi sipas saj është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.
Në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.
Të përfshirë në trafik droge, në pranga ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit
Emri ish ministrit të brendshëm Saimir tahiri është rikthyer sërish në skenë këtë të premte. Gjatë operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave i ndërmarrë nga autoritetet shqiptare dhe Antimafias Italiane dhe që po zhvillohetnë katër shtete, Shqipëri, Itali , Spanjë dhe Mal të Zi janë arrestuar edhe dy ish oqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Shtyhet sërish afati i vlefshmërisë së pasaportave diplomatike dhe të shërbimit
E mbani mend zhurmën e madhe të qeverisë “Rama 2” për pasaportat e shërbimit dhe diplomatike? Nëse jo këtu mund të lexoni se çfarë ka ndodhur. Qeveria u zotua se do të ndërpriste vlefshmërinë e pasaportave të shërbimit dhe atyre diplomatike për shkak të abuzimit me to.
Nuk ka mekanizëm për rishikimin e kufijve në Ballkan
Nicolas White*, një ndër analistët politikë dhe diplomatikë më të njohur për Ballkanin, thotë në një intervistë për MCN se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të drejtë të pyesin nëse BE është serioze në ofertën e saj per integrimin e rajonit. Sipas tij, Shqipëria u penalizua në mosmarrjen e një date për konferencën ndërqeveritare me BE, për shkak të Bullgarisë, por shanset janë që një vendim të ketë në samitin e funddhjetorit. Kjo është intervista e tij e parë për një televizion shqiptar.
