Blloku Politikë
"70% e tenderave kanë probleme, do reformojmë prokurimin publik"
Kryeministri Rama prezantoi sot një paketë të re ligjore për prokurimin, që sipas tij synon rritjen e eficencës dhe transparencës së sistemit të prokurimeve në vend.
Në takimin me titullarët e autoriteteve kontraktore të ekzekutivit, Rama pranoi se 70% e tenderave kanë pasur probleme, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me hartimin e kritereve.
“Europa nuk ka vend për ata që mohojnë gjenocidin”
Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë e të mos qenit e aftë të parandalojë gjenocidin e Srebrenicës, thanë zyrtarët më të lartë të BE-së sot, në ditën kur përkujtohet masakra më e madhe e pas Luftës së Dytë Botërore në Europë.
Nëntë të akuzuar për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit
Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë nën akuzë për abuzim me fondet publike. SPAK njoftoi sot se ka arrestuar tetë zyrtarë, ndërsa një tjetër është vendosur në “arrest shtëpie”, me dyshimin se janë të përfshirë në abuzime me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.
Dendias: SHBA duhet të shtojë presionin mbi Turqinë
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, e cilëson thelbësor presionin amerikan mbi Turqinë për ta bërë atë të zbatojë ligjin ndërkombëtar.
"Megjithëse tensionet janë lehtësuar, me keqardhje them që nuk kam parë ende prova të prekshme që Turqia ka ndryshuar sjelljen dhe bindjet e saj, që të tregojë se Turqia është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ligjin ndërkombëtar të detit," tha Dendias në një konferencë në Athinë.
Rama përjashton Fatos Tushen nga PS: Të tjerët t’i vënë gishtin kokës
I vënë nën akuzë pak ditë më parë për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Lushnjes është përjashtuar sot nga Partia Socialiste. Kreu i kësaj të fundit mblodhi sot kryebashkiakët e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit të dy viteve më parë, për t’i paralajmëruar se partia nuk do të shërbejë si zyrë avokatie. Duke theksuar fillimisht se korrupsioni, ryshfeti dhe bakshishi nuk kanë ngjyrë politike, Rama i paralajmëroi se nuk do të ketë mbrojtje për këdo që bie pre e tij.
Veliaj: Nuk tërhiqem, shumë shpejt hapim garën për teatrin e ri
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ndërtimi i teatrit të ri. Në studion e lajmeve të MCN TV, Veliaj tha se Kushtetuesja thjesht noterizoi skadimin e afatit për ndërtimin e teatrit përmes PPP. Më shumë se një vit pas prishjes së Teatrit Kombëtar, që u kundërshtua me protesta para dhe pasi u shemb, Veliaj thotë se vendin e “kotecit të tallashit” do ta zërë një teatër i ri, gara për të cilin do të hapet shumë shpejt.
Avokati i Popullit: Përgjimet pa vendim prokurorie, antikushtetuese. Presidenti nuk është noter
Pas vendimit të Kushtetueses, për të hedhur poshtë ligjin që i jep mundësi policisë të kryejë përgjime, Avokati i Popullit, Erida Ballanca, shpjegoi në studion e MCN TV arsyet pse institucioni që ajo kryeson, iu drejtua shkallës më të lartë të gjyqësorit në vend. Ballanca tha se Gjykata Kushtetuese gjeti mangësi në garancitë që parashikon Kushtetuta sa i përket përgjimit.
Kuvendi rikthen praktikën e vjetër: Gazetarët do jenë prezentë në komisionet parlamentare
Kuvendi i Shqipërisë ka ndryshuatr sërish rregulloren e akreditimit të gazetarëve në ambientet e komisioneve parlamentare. Në njoftimin e vet, Kuvendi informon se pas konsultimeve me gazetarë është arritur në disa ndryshime të rregullave të tanishme përmes të cilave sanksionohet:
Kryebashkiaku i Lushnjes nuk është Vangjush Dako
Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak
Minishengeni si tezë alternative gjeopolitike ndaj BE-së
Kryeministri Edi Rama raportohet të ketë përsëritur sot në Forumin e Prespës idenë e tij për Minishengenin Ballkanik, termi që përdoret tashmë për Shengenin rajonal. Me një qasje që është diçka më shumë sesa pragmatizëm, kryeministri shqiptar e ka riqarkulluar këtë tezë në një koniunkturë që nuk është shumë e përshtatshme në kritikën që artikulon për Bashkimin Europian, përderisa në dështimin e kësaj radhje për hapjen e negociatave, Shqipëria u penalizua për shkak të një vetoje bullgare për Maqedoninë e Veriut.
