Blloku Opinion
Një emër për një gjuhë moderne
Ballkanizimi i rrezikshëm i Europës*
Ballkani është sinonim i ndarjes dhe konflikteve. Të gjitha kombet e reja të rajonit kanë patur mbështetjen e fuqive të mëdha pas rënies së Perandorisë Otomane dhe asaj Austro-Hungareze. Përfundimi: Nuk arritën të formonin elitat e tyre, të cilat do të duhej të kishin edhe legjitimitetin që kërkohej.
Një analizë konstatuese mbi votat dhe mandatet e zgjedhjeve të Tuzit
Analizën në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve lokale të 3 marsit në Tuz do ta ndaj në dy pika. E para do të jetë në lidhje me efektin e formulës D'Hondt në procesin e konvertimit të votave në mandate dhe e dyta në lidhje me lëvizjen e votave nëpër vendbanimet e komunës së Tuzit në raport me zgjedhjet e parafundit lokale të 26 nëntorit (dhe 23 dhjetorit) të vitit 2017.
Letër e bardhë nga… populli
Një votim fillimisht me letër të bardhë. Pastaj edhe një tjetër… Tetëdhjetë e tre për qind kanë votuar “pa shenjë” në një votim të përsëritur. Ata që kanë dorëzuar fletën e bardhë janë shtuar nga votimi i pare tek i dyti. Kaq mjafton që pushteti të mos ketë më qetësinë të përballet me qytetarët e tij. Shkrimtari portugez, Jose Saramango, përmes rrëfimit në romanin “Le të ulërijmë”, ka thurur metaforën e revoltës moderne, të një kundërshtimi të pushtetit pa fjalë – pikërisht në shekullin kur fjalshmëria ka marrë dhenë dhe është zemra e sotme e atyre që duan të kenë pushtetin.
Kur të dyja alternativat janë më të këqijat!
Derisa lexoj për betejën e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar me Brexit-in, asociacioni im i parë gjithmonë është i ndërlidhur me Stalinin. Në fundvitet 1920, gjeorgjiani u pyet nga një gazetar se cili devijim ishte më i keq – i djathti (i Buharinit me shoqëri), apo i majti (Trocki me bashkëpunëtorë)?
Përgjigja e tij ishte: “Të dyja janë më të këqija!”.
Mesazhi i Francës për kapitalizmin është i thjeshtë: Përshtatu ose vdis
Franca po lëshon një alarm për ekonomitë e përparuara të botës: kapitalizmi po i dëmton.
Presidenti Emmanuel Macron dhe ministri i tij i Financave, Bruno Le Maire, po përdorin presidencën franceze të G7-s për të argumentuar se sistemi ushqen pabarazinë, shkatërron planetin dhe është joefektiv në arritjen e qëllimeve në interesin publik. Vendi ka përjetuar tashmë disa nga pasojat e para të lëvizjes së “jelekëve të verdhë” që shpërtheu në fund të vitit të kaluar.
Kompleksiteti i krizës politike dhe një propozim modest për zgjidhje
Byroja politike e Brukselit, një krahasim që poshtëron BE-në
Evropa, le të shohim drejt së ardhmes
Tradhëtimi i parimeve demokratike nga OSBE-ja
Çfarë është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë? Shumica e amerikanëve nuk kanë dëgjuar për të dhe s’ka dyshim se këtu hyn edhe Trump. Në ndryshim nga NATO-ja me 29 anëtarë të cilën Trump e përçmon, OSBE-ja ka 57 anëtarë bazuar në një përkufizim të vagullt të Europës. Po ashtu, në ndryshim nga NATO-ja që ka selinë qendrore në Bruksel(me BE-në), OSBE-ja operon nga Vjena në Austri. NATO-ja bën bashkë demokracitë, për të cilat Trump ka mospërfillje.