Blloku Opinion

E majta dhe censura. Rasti i kadrinjve që lënë pa gjumë Macron

Postuar në 07 Prill, 2019 17:56

Flini mirë, babi Zeus merret me gjithçka. I urdhëruar nga qeveria, një raport sapo është publikuar në lidhje me “krijimin e një Njësie autorregulluese dhe të ndërmjetësimit të informacionit”. Si quhet? “Besim dhe Liri”. Kot s’e quajtën “Vargonj dhe asfiksi”. Sepse për atë bëhet fjalë. Liria e shtypit dhe kufizimet e saja janë të rregulluara nga një nga ligjet më brilante të historisë së Republikës, ligji i 29 korrikut 1881.

Politikë që cenon ekuilibrin psikik të popullit*

Postuar në 06 Prill, 2019 15:34

Javën që shkoi në Sllovaki u zhvilluan zgjedhjet presidenciale. Ato i fitoi aktivistja liberale antikorrupsion Suzana Kaputova e cila u bë presidentja e parë femër në historinë e atij vendi. Slogan i fushatës së saj ishte: “Në këmbë kundër së keqes, ta luftojmë të keqen së bashku” dhe, kur fliste për të keqen, nuk kishte parasysh persona, por veprimet korruptive. Zemërimin ndaj gjendjes së krijuar në Sllovaki ajo e shprehte pa mllef, qetësisht, duke bërë thirrje për transparence, mirësjellje, humanizëm dhe drejtësi në politikë dhe në jetën publike.

Nevojë për një Këshill Kombëtar për gjuhën shqipe

Postuar në 04 Prill, 2019 13:17

 

Dizinformacioni për vaksinat dhe rritja e partive populiste

Postuar në 03 Prill, 2019 13:41

 

Sipas raporteve më të fundit ndërkombëtare nga ekspertë të shëndetit, Europa po përjeton aktualisht numrin më të lartë të të prekurve nga fruthi në 20 vjet, përfshirë ato vende ku sëmundja ishtë asgjësuar më parë. Brenda Bashkimit Europian, Greqia është vendi ku sëmundja ka goditur më fort. Arsyeja e parë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është “hezitimi ndaj vaksinave”, që është listuar prej saj si një nga 10 kërcënimet kryesore globale të shëndetit për vitin 2019, pavarësisht disponibilitetit të vaksinave.

Zgjidhje që të ruhet paqja e brendshme

Postuar në 02 Prill, 2019 14:11

Gjatë periudhës së mbi 100 vite jetë shtetërore, në intervalet kur aktiviteti politik në vend është zhvilluar mbi parlamentarizimin, krizat politike, përplasjet mes individëve të fortë, që komanduan hapësirat politike dhe territoriale, janë zgjidhur me kompromise të përkohshme dhe të paprincipta, duke shkaktuar sistematikisht destabilitetin e vendit. Për rrjedhojë, rrjedha e ngjarjeve ka vazhduar të sillet në atë rrethin, që vërtitet përkundër interesave të njerëzve të thjeshtë dhe paqëndrueshmëria shtetërore ka qëndrue si kambanë mbi jetën e familjeve shqiptare.

Pse futja e gjuhës shqipe në Universitet nuk është zgjidhja

Postuar në 01 Prill, 2019 14:19

 

Shqetësimi se formimi gjuhësor i brezit të ri nuk është në nivelin e duhur është i drejtë dhe përpjekja për ta zgjidhur e lavdërueshme. Po futja e mësimit të gjuhës amtare në universitete nuk është zgjidhja.

Mësimi i gjuhës amtare është objekt dhe detyrë ekskluzive e arsimit parauniversitar. Janë këshilltarë të këqij ata që kërkojnë ta spostojnë problemin në arsimin universitar. Është provuar edhe nga të tjerë, po nuk kanë pasur sukses dhe kjo është e kuptueshme, nuk mundet arsimi universitar të bëjë atë që është detyrë e arsimit parauniversitar.

Ata që duan të rrinë dhe Ata që duan të ikin

Postuar në 01 Prill, 2019 12:58

 

Banorët e tanishëm të kësaj toke janë të ndarë në dy kategori të mëdha. Nuk ndahen në komunistë dhe borgjezë, lodra të fuqive të huaja dhe patriotw, të krahut të djathtë dhe të krahut të majtë, monarkistë dhe demokratë. Ata ndahen në ata që duan të rrinë dhe ata që duan të largohen.

Drejt vetvrasjes së kombit!

Postuar në 29 Mars, 2019 20:27

 

Nuk them asgjë të veçantë kur them se po përjetojmë një situatë shumë kritike në vendin tonë, madje është situata më kritike pas revoltave të vitit 1997.

A mund ta ndalë Polonia hovin e Gazpromit në Europë?

Postuar në 28 Mars, 2019 08:43

Piotr Wozniak, presidenti i firmës shtetërore të gazit, PGNiG është njeri me vizione. "Strategjia e PGNiG është të shpërndajë gazin natyror, që është një përzierje e importeve nga shelfi norvegjez, LNG, dhe prodhimi vendas", thotë ai në një intervistë me Deutsche Wellen.

Shah i vështirë në Mesdhe*

Postuar në 25 Mars, 2019 14:27

 

Ajo që filloi "aksidentalisht" në një restorant në Moskë sot ka evoluar në një marrëdhënie strategjike. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Greqisë - Izraelit - Qipros. Kjo tregon se çfarë është i aftë të bëjë vendi ynë kur ka vazhdimësi në politikën e jashtme, pa marrë parasysh se cila qeveri është në pushtet.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Opinion