Blloku Në Vëmendje
Duka: Informalitet ka kudo, nuk e ka penguar njeri qeverinë të kontrollojë
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e cilëson të padrejtë mospërfshirjen e sektorit të sportit në paketën e ndihmës së qeverisë. Në një intervistë me Skype për TvT, Duka tha se kërkesa për mbështetje është ngritur edhe më parë, por nuk ka gjetur përgjigje nga qeveria.
“Financimi i sportit dhe mënyra si duhet të zhvillohet është temë më vete. Ne e nisëm dhe nuk është se po merret seriozisht. Është e vetmja fushë e aktualitetit që nuk meritoka një kompensim?”, tha ai.
Agjencia e Barnave: Spitalet private janë të pacertifikuar për të bërë analizat mbi CoVid-19
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore njofton se spitalet private janë të pacertifikuara për analizat e Covid-19.
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deklaroi sot se i vetmi laborator i certifikuar deri më tani për të bërë analizën dhe për të publikuar rezultatet është Institutin e Shëndetit Publik.
Karantina 1 drejt fundit. Si do të zgjidhet problemi i fëmijëve?
Për disa ditë afron data 3 prill që nga qeveria shqiptare është shpallur si fundi i karantinës. Siç po duket kjo periudhë kufizimesh do të shtyhet edhe më tej.
Situata në fjalë po rëndon një marrëdhënie të gjerë pune pa marrë një përgjigje të përshtatshme. Në ditët e para të karantinës, qeveria vendosi që të miratonte një VKM, sipas të cilës një nga prindërit e familjeve do të qëndronte në shtëpi për mbajtjen e fëmijëve kundrejt një pagese të siguruar.
Janë 17 respiratorë në Tiranë. Ministrja Manastirliu thotë se priten edhe 104 brenda prillit
Në Tiranë janë në funksionim 17 respiratorë në spitalin infektiv nga të cilët 4 janë në funksionim me pacientë të prekur mga Co Vid-19. Shifrën e ka përmendur sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një interviste televizive.
Leximi objektiv i statistikave/Në Itali fataliteti i koronavirusit, 1.14%
Instituti Italian për Studime Politike Ndërkombëtare ka publikuar së fundmi një studim që sqaron sipas tij mortalitetin real të koronavirusit në vendin fqinj. Raportimet e ndryshme mediatike dhe jo vetëm raportojnë se shkalla e mortalitetit në Itali është shumë e lartë, krahasuar edhe me vende të tjera, 9.9% sipas raportimit të datës 24 mars 2020. Çështja ka rëndësinë e vet sepse një ndër shkaqet e emergjencës globale është edhe raportimi alarmant nga njëri vend në tjetrin.
Edhe në Shqipëri ka patur raportime për pneumoni atipike, por nuk provohet lidhja me CoVid -19
Mjeku epidemiolog, Dritan Ulqinaku, thotë se masat kufizuese duket se po mbajnë nën kontroll përhapjen e epidemisë. Në një intervistë në studion e TvT, Ulqinaku tha se numri i rasteve të reja tregon se masat deri tani e kanë dhënë efektin, por ato duhet të vijojnë të ndiqen me përpikmëri.
“Është mirë të kemi frikë, të menaxhojmë frikën, të kontrollojmë sjelljet tona humane. Ne vazhdojmë të kemi raste të reja. Deri tani, masat e kanë dhënë efektin. Që sistemi të mos bjerë në kolaps, duhet të kesh aq raste sa i përballon reanimatori”, tha ai.
Të shmangemi nga mbiekspozimi mediatik për pandeminë!
Intervistë e psikiatrit të njohur Eugenio Borgna dhënë për gazetën “Avvenire” rreth krizës së frikës që ka mbërthyer shoqërinë njerëzore nga pandemia e koronavirusit.
Profesor, Ju keni studiuar dhe parë shumë dhe keni kuruar të sëmurë. Çfarë menduat duke parë ato imazhe të kamionëve të Ushtrisë mbushur me arkivolë që dilnin nga Bergamo?
Në ato imazhe perceptohet e gjithë tragjedia në veprim e sipër, jeta e shumë njerëzve që ikin nën izolim të plotë të çdo përkujdesjeje. Një vdekje e çpersonalizuar që humbet individualitetin e vet dhe bëhet numër, masë.
“Teste, teste, teste”, e vetmja mënyrë efektive për të frenuar pandeminë
Testimi po shihet gjithnjë e më shumë si mënyra më efektive për të frenuar përhapjen e pandemisë Covid-19. Tre gazetarë të revistës shkencore “Nature” analizuan situatën në Britaninë e Madhe dhe SHBA në “Nature Podcast”, i realizuar përmes një lidhjeje audio, ndërsa të tre janë të izoluar në shtëpitë e tyre.
Qeveria shpall Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore
Qeveria ka vendosur shpalljen për 30 ditë të Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore në mbarë territorin e Republikës. Organi drejtues në këtë situatë pandemie është Komiteti Ndërministror për Emergjencat që funksionoi edhe për tërmetin e 26 nëntorit.
Vendimi lë në fuqi kufizimet e ligjit 15/2016 që vepronte deri më tani e që ka si lëndë bazë epidemitë por zhvendos koordinimin dhe vendimmarrjen në Komitet.
Vendimi parashikon edhe evakuuim popullsie në godina shtetërore që duhen përcaktuar paraprakisht.
Më poshtë detyrimet e shtetasve:
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj del pozitiv me Covid-19
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha të martën se një prej 19 rasteve të reja të konfirmuara me Covid-19 në Shqipëri, është dhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Ministrja u shpreh se Brataj është vetizoluar në shtëpi, ndërsa gjëndja shëndetësore është e stabilizuar.
“Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij”, shkruan ministrja.
