Blloku Në Vëmendje
Rritja e çmimit të ujit dhe ajo që sot e quan veten Opozitë
Sot u bënë të njohura disa të dhëna dokumentare që provojnë se rritja e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë ka hyrë në procedura zyrtare në Bashkinë e Tiranës.
http://www.respublica.al/2017/07/22/veliaj-rrit-edhe-%C3%A7mimin-e-ujit-...
Rikthehen arrestimet për energjinë, OSHEE zbarkon në Tropojë e Kukës
Me mbylljen e zgjedhjeve të 25 qershorit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka rinisur një operacion verifikimi në terren të abontentëve debitorë dhe lidhjeve të paligjshme të energjisë. Kukësi dhe Tropja në 85% të familjeve janë pa energji pasi sipas OSHEE rezultuan debitorë.
“Njesia operacionale Task Force e OSHEE Kukës dhe Tropojë, gjatë dy ditëve të fundit kane ushtruar 500 kontrolle, nga ku rezuktoi se 85% e abonentevë ishin debitorë, duke kryer kështu prerjen e energjise elektrike”-deklaron OSHEE në njoftimin e shpërndarë për mediat.
Vdekja e turistes ruse në Ksamil, a po u fshihet policia përgjegjësive?
Policia e Vlorës përcolli më 21 korrik një njoftim mbi vdekjen e një turisteje ruse në plazhin e tre ishujve të Ksamilit.
Një tjetër kontratë e paqartë dhe abuzive për gjobat postare të policisë
Policia ka nisur ditët e fundit aplikimin e dërgimit me postë të gjobës për shkeljet që konstatohen nga radarët e lëvizshëm të instaluar kryesisht në aktet nacionale. Një masë që sipas policisë po eksperimentohet në periudhën e sezonit turistik ku fluksi i lëvizjes së automjeteve është më i lartë. Si teknikë, aplikimi i kësaj lloj gjobe gjen përdorim në shumë vende europiane, ku në fakt zinxhiri i procedurave garanton transparencë dhe barazi të së drejtës për shmangur arbitraritetin e shtetit përballë qytetarëve.
Google vs Gjykata Europiane/E drejta për t'u harruar në të gjithë hapësirën e BE, jo vetëm në një vend
Beteja e Google me kërkesën e Francës për të ashpërsuar të ashtuquajturën “e drejta për t’u harruar globalisht” do të vijojë në Gjykatën më të lartë të Bashkimit Europian, vetëm tre vjet pasi gjyqtarët e kësaj gjykate urdhëruan kompaninë të hiqte disa nga të dhënat e saj, të cilat njerëzit i konsideronin të sikletshme apo të vjetra.
Zbardhet plani i 100 ditëve të para të qeverisë
Kryeministri Rama ka prezantuar objektivat e 100 ditëve të para të qeverisë, duke renditur me pika 10 prioritetet për të cilat ka kërkkuar edhe mendim nga qytetarët. Ajo që bie në sy është qasja për të vazhduar gjyqet publike për zyrtarët me biografi jo të mirë dhe ndërmarrja e aksioneve kolektive për ndotjen e mjedisit, ujin, kanabisin, informalitetin, pastrimin, sigurinë ushqimore etj.
Një raport i ministrisë së LSI-së që nxin Veliajn dhe bashkitë e reja
Agjencia Kombëtare e Mjedisit publikoi raportin mbi situatën mjedisore në Shqipëri ku janë me interes tre gjetje. Niveli i ndotjes në Tiranë, menaxhimi i mbetjeve pas ndarjes së re territoriale dhe sasia e gjenerimit të mbetjeve.
Shteti në kontratë biznesi me Balilajt, në lojë ministria e LSI-së
Banorët e fshatrave Piskovë e Grabovë në Përmet, mësuan vetëm pak javë më parë se tokat në zonën ku ata jetojnë i kanë marrë me qira njerëzit e të shumëkërkuarit Klement Balilit nga Delvina. Një kontratë qiradhënie për 90 hektarë tokë dhe afat 90-vjeçar është lidhur nga ministria e Bujqësisë në vitin 2016 me një kompani nga Delvina, sipas Top Channel.
Po të ishte për këtë qeveri, do t’u vinte gjobë edhe atyre që mbyten në det…
“70% e aksidenteve në Shkodër ndodhin për shkak të infrastrukturës rrugore dhe mungesës së sinjalistikës, e cila edhe aty ku është nuk është funksionale”.
https://www.reporter.al/rruget-pa-sinjalistike-burimi-kryesor-i-aksident...
Dëgjesa dhe shkarkesa, ikën koka e drejtorit të ALUIZN-it në Berat
Pa kaluar 24 orë nga paralajmërimi që i bëri në Berat drejtorit të Aluiznit kryeministri Rama e ka shkarkuar nga detyra. Shkak për këtë shkarkim u bë ankesa e një gruaje të moshuar që sorollatej prej 5 vitesh për të marrë lejen e legalizimit.
“Drejtori mund të mos jetë personalisht pjesëtar i grupit që ka torturuar 5 vjet rresht të moshuarën, por fakti që në zyrën që ai drejton një grup i tillë ekziston e bën qamete të tilla, mjafton për të kuptuar se vetëm drejtor ai s'mund të jetë”-shkruan Rama në facebook.
