Blloku Në Vëmendje
"Do bëjmë koalicion edhe po morëm 71 mandate"
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin “Përballë” në RTSH. Ndonëse përflitej dhe hamendësohej, me këtë dalje, Rama ka bërë të qartë se edhe nëse merr 71 mandate ai do të ftojë parti të tjera në koalicion. Por kësaj radhe sipas tij, duke qenë se PS-ja është e pashantazhueshme, koalicionet do të jenë programore.
Raportime për shitblerje votash
Edhe në këto zgjedhje duket se do të përsëritet i njëjti fenomen, ai i shitblerjes së votës. Një ditë para hapjes së kutive të votimit ka raportime për përdorim të parave nga individë që përfaqësojnë subjekte politike. Ministri Dritan Demiraj deklaroi se ka patur 250 denoncime dhe 25 të arrestuar për shitblerje të votës.Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, është kallzuar në prokurori për shitblerje votash në qytetin e Cerrikut dhe zonat përreth.
Shfaqet tuberkulozi në Durrës
8 qytetarë në 6 muaj. Bëhet fjalë për shfaqjen e tuberkulozit në Durrës, që ka prekur ndër të tjerë edhe dy punonjëse të spitalit rajonal të qytetit. Sipas deklarimeve nga spitali infeksioni ka ardhur nga burime jashtë spitalit ndërkohë që një muaj më parë një banore, pjesë e komunitetit rom vdiq pasi nuk mori mjekim.
800 punë apo 800 ditë në televizor?
Në 2-vjetorin e inagurimit si kryebashkiak i Tiranës, Erion Veliaj tha se ka bërë 800 punë në 800 ditë. Ky bilanc mbetet gjithsesi i diskutueshëm për aq kohë sa lista është ekskluzivitet i bashkisë që mund të quajë punë edhe ndërrimin e letrave në banjot e bashkisë, pamvarësisht se mund të paragjykohet për rendimentin apo impaktin që ka kjo në mbarëvajtjen e punëve të Tiranës.
“Nuk do të tolerohet asnjë ndërhyrje në zgjedhje”
Pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul ka dërguar një mesazh për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Sipas Daul PD-ja përfaqëson të vetmen alternativë të besueshme për ringritjen ekonomike të Shqipërisë dhe e vetmja që ka një plan konkret në këto zgjedhje.
Daul po ashtu ka tërhequr vëmendjen për eventualitetin e problemeve në zgjedhjet parlamentare.
Përgjimi i një përgjuesi!
Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri është bërë protagonist i një debati në distancë me Ilir Metën, të cilin e akuzon per here te pare publikisht si autor te vendosjes se pergjuesit ne zyren e tij, nepermjet zevendesministrit te brendshem, Ilir Marko.
Rama nën akuzë: I kapur nga biznesmenët e Berishës
Është folur gjithmonë për lidhjet preferenciale të kryeministrit Edi Rama me biznesmenë që kanë qenë klientë të qeverisë së kaluar, por tani akuza vjen publikisht nga ish-bashkëkryetari i koalicionit Ilir Meta. Mesa duket ky i fundit ka vendosur të luftojë me çdo mjet dhe fakt ish-aleatin e tij pas sulmeve ndaj LSI-së. Ilir Meta tha në Berat se Edi Rama u vu në shërbim të 6 personave që Sali Berisha i konçensionoi për shërbimet publike.
PD, dosje për Erion Veliajn?
Erion Veliaj është në avenirin e tij politik, pasi ka në dispozicion gjithë makinerinë e pushtetit për prerë shirita një herë në dy ditë dhe mbuluar me spektakël investimet publike. Rasti më i fundit ai i “Sheshit” Skëndërbej, ku një opozitë serioze do të kërkonte me ngulm transparencën e kostove dhe shpenzimeve që kapën shifrën e 16 milionë euro.
Depolitizimi i administratës, nuk e deshën vetë
Shqipëria ka ambicjen për të hapur në dhjetor negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian duke qenë se përmbushi një nga kushtet kryesore që kishte të bënte me miratimin e paketës së reformës në drejtësi. Mirëpo nuk është vetëm ky kusht që na hap dyert për në BE, kriter kryesor është edhe depolitizimi i administratës, një pikë që mbetet ende e pa plotësuar. BE nuk do t'i hapë dritën jeshile Shqipërisë me një administratë të mbushur me militantë politikë.
LSI padit Kryeministrin në Prokurori: Shkeli ligjin me thirrjen ndaj policisë për të mbledhur vota
Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar një padi penale kundrejt kryeministrit Edi Rama. Sipas kësaj partie kryeministri ka shkelur ligjin në momentin që bëri thirrje policëve që të mblidhnin vota për PS-në.