Blloku Në Vëmendje
Kavajë, PD-ja humbet 980 vota pasi çorientoi votuesit e vet
Drama sjell me vete edhe humor. Kështu rezultati humbës i PD-së merr tjetër kuptim në Kavaajë, ku siç raporton “Gazeta Shqiptare” kjo parti ka djegur 680 vota për shkak të gabimit në thirrjen ndaj votuesve. Ndonëse ka reduktuar diferencën në krahasim me vitin 2013 nga 5 500 në 700, “GSh” raporton se në këtë zonë kanë rezultuar 680 vota të pavlefshme në të cilat ishte votuar edhe për numrin 3 edhe për numrin 6.
Një krahasim me vitin 2013 – shakatë e hidhura të sistemit aktual zgjedhor
Në zgjedhjet e vitit 2013(zgjedhje politike) morën pjesë 1 724 779 votues.
Në ato zgjedhje rezultate ishin këto:
PS-ja si parti politike mori 713 407 vota 41.36% baraz 65 mandate
PD-ja si parti politike mori 528 373 vota 30.63% baraz 50 mandate
LSI-ja si parti politike mori 180 470 vota 10.46 % baraz 16 mandate
ODIHR i zhgënjyer me zgjedhjet: Njësoj si të mëparshmet
Zgjedhjet e 25 Qershorit ishin njësoj si zgjedhjet e mëparshme të vitit 2013. Kjo është rezumeja e gjithë misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it. "U zhgënjeva pak, pasi prisja që këto zgjedhje ishin më të mira, por janëe njësoj si zgjedhjet e mëparshme. Të mira mjaftueshëm për të pasur stabilitetin e mjaftueshëm në këtë vend për të krye detyrën” nënvizoi koordinatori i misionit te OSBE-se, Robert Batelli.
Pushteti nis sulmin për të mbajtur PD në gjendje kome
Edi Rama ka thënë më nota humori në fushatë se Luli është çun i mirë por nuk bën për atë punë. Pra për të qenë kryeministër i vendit. Por kjo nuk do të thotë se nuk i duhet kryeministrit në krye të PD-së. Kjo qasje u reflektua edhe gjatë kohës së fushatës ku Luli nuk u quajt kryetari i Shqup-it apo kukulla e Sali Berishës.
I plotfuqishëm, Rama kafshon PD-në
Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama duket se do të shkojë drejt një fitore dërrmuese në zgjedhje. Projeksionet e para flasin për një fitore mbi 51% në rangun e 75-76 mandateve me një diferencë të thellë kundrejt Partisë Demokratike, e cila zbret në shifra, ndërkohë që LSI ruan votat e saj. Nga një vëzhgim i shpejtë duket se rritja e Partisë Socialiste lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me tkurrjen e Partisë Demokratike në disa qarqe, një mesazh i fortë për lidershipin e PD-së.
Degradon procesi, kompromis edhe me standardet
Shqipëria votoi në një proces ku nuk munguan njerëzit e partive rreth qendrave të votimit, makinave pa targa, raportimet për shitblerje të votave dhe dyshimeve të forta për përdorimin e parasë masive në zgjedhje.
Zgjedhje që nuk ndryshojnë shumë nga të mëparshëmet nga ana administrative dhe politizimi i procesit. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka rifreskuar në kohë të dhënat dhe 3 orë pas mbylljes së procesit përqindja e pjesëmarrjes raportohet zyrtarisht 45.6 për më pak se gjysma e qendrave të votimit.
Huq tradicional socialistësh/Vota e fshehtë perceptohet si letër anonime
Kandidati për deputet i PD-së Ervin Salianji, poston në Facebook këtë video bashkë me statusin përkatës:
"Nuk kane fund turpet dhe skandalet e Rilindjes, ne video komisionerja e Partise Socialiste Pranvera Begolli, duke nxjerre fletet e votimit per te verifikuar nese votuesi qe punon ne administrate ka votuar per PS ose jo?!"
Dalin jashtë funksionit faqet online të qeverisë dhe KQZ-së, por jo ato të institucioneve të pavarura
Faqet online të ministrive dhe kryeministrisë, bashkë me agjencitë në varësi kanë dalë jashtë funksioni prej gati një ore. Duket se ose është fjala për një çështje administrimi rrjeti, ose për një sulm, ose më e keqja për një black out të qëllimshëm. Duhet thënë se faqet e institucioneve të pavaruara si Presidenca, Gjykata Kushtetuese, apo Kontrolli i Lartë i Shtetit janë funksionale, por jo faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që është që nga ky moment porta krysore informative për zgjedhjet.
Ertugrul fiton garën e zgjedhjeve (Grafiku i audiencës)
Televizionet në Shqipëri e kanë bërë traditë tashmë që ditën e zgjedhjeve të jenë në transmetim maratonë që kur hapen kutitë e votimit e deri në daljen e rezultateve. Kjo për shumë arsye që lidhen me kontekstin e zhvillimeve, frymën politike apo interesin e shoqërisë dhe pritshmëritë mbi ndryshimin që mund të sjellë një proces i tillë.
Pazari i votës, arrestohet me zë dhe figurë kryetari i PS në Vorë (Video)
Policia njoftoi arrestimin e Kryetarit të Partisë Socialiste në Vorë, Arben Marku dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Luan Imeraj, 37 vjeç dhe Luan Nela, 36 vjeç, pasi shfaqen në një video, duke i kërkuar votën shtetasit Luan Imeraj i cili është edhe përkrahës i një subjekti politik në këmbim të një vendi pune.