Blloku Në Vëmendje
Mallra dhe ushqime të falsifikuara, 5% e importeve të BE-së
5% e importeve që hyjnë në Bashkimin Europian janë mallra dhe produkte të falsifikuara, imitime të firmave dhe markave të njohura në veshje dhe ushqime. Në shumicën e kategorive të mallrave të konsumit, bizhuteri, kozmetike apo lodra, përqindja e produkteve të imitimuara është shumë më e lartë se sa pritej, sidomos nëse krahasohet me vëllimin e importeve ligjore nga e njëjta kategori e produkteve
Bullgaria e Maqedonia “pajtohen” me bekimin e BE-së dhe Gjermanisë
Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruan të martën në Shkup marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me të cilën, dy vendet pretendojnë se i jepet fund mosmarrëveshjeve që kanë ekzistuar që nga pavarësia e Maqedonisë lidhur me gjuhën, kulturën dhe historinë e ndërsjellët.
Thirrje antiturke në Prishtinë
Në muret e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, janë shkruar grafite me thirrje për vdekjen e Hashim Thaçit, Shpend Ahmetit dhe Naim Tërnavës, drejtues i Komunitetit Mysliman të Kosovës. Thirrjet në mure, shprehin kundërshtimin për ndërtimin e “xhamisë turke” siç e quajnë, në Prishtinë. Më herët Ahmeti dhe Albin Kurti i VV-së janë akuzuar për lidhje me njerëz të mjedisit fetar, madje edhe fitorja e Shpend Ahmetit në Prishtinë, lidhet sipas disa analizave pikërisht me këtë gjë.
Pas hipotekave radha u vjen drejtuesve të spitaleve
Pasi promovoi dhe mbrojti me forcë reformën në shëndetësi, kryeministri ka dalë sot në një takim me drejtuesit e spitaleve rajonalë për t'u treguar derën ga duhet të largohen. Kryeministri Edi Rama e përshkruan kështu temën e takimit:
Rritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor, kalon përmes thellimit me kurajo e vendosmëri të reformës së sistemit të shëndetësisë.
1. Ristrukturim tërësor i organizimit në territor të institucioneve të shëndetit publik
Demografia e Europës po ndryshon si kurrë më parë
Me krizën financiare dhe problemet e migracionit në Europë, po del në sipërfaqe edhe çështja e demografisë. Suksesi i partive nacionaliste qëndron pikërisht mbi ndërtimin e këtij ankthi që në Europë është jo i vogël. Qasja ndaj problemit demografik është delikate sepse ushqen politika të ndryshme që jo rrallë e kanë çuar kontinentin në luftë, por fakti që aktualisht në Europë po ndodh një proces tjetërsimi në planin demografik kjo është e vërtetë që nuk ka pse të mohohet.
Prishja e shtëpive në Dhërmi, çështja drejt Gjykatës Europiane të të Drejtave
Katër shoqata të komunitetit himarjot kanë reaguar dje për prishjen e dy shtëpive në Dhërmi duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin. Përmes një deklarate të posaçme, shoqatat njoftojnë se do të përgatisin ankimim në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Polemika e Xhufit për Qendrën e Studimeve Albanologjike, këshilltari Mehmeti njofton padi në gjykatë
Një ditë pasi studiuesi Pëllumb Xhufi publikoi shkrimin për ndërhyrjet në Qendrën e Studimeve Albanologjike, i cili mund të lexohet këtu: http://www.respublica.al/2017/07/27/mbi-ndërhyrjet-e-fundit-ndaj-qendrës-së-studimeve-albanologjike, këshilltari i ministres Mirela Karabina, Ndriçim Mehmeti, ka reaguar duke paralajmëruar përballjen në gjykatë.
Raportimi i një të ashtuquajturi televizion kombëtar
Lexoni se si raporton televizioni kombëtar Top-Channel situatën që po zhvillohet për çmimin e ujit në Tiranë. Dje përpara se të miratohej çmimi i ri:
Peticion online kundër praktikave shkatërruese të peshkimit
Drejtori që po ngatërron miletin me "interpretimet" origjinale të ligjit
Nëse ka një drejtor administrate që më shumë se të sqarojë njerëzit, i ngatërron ky është Bledar Doracaj, freshisti që drejton Zyrën e Gjendjes Civile. Në një intervistë për gazetën “Panorama” zotëria në fjalë thotë se: