Blloku Kulturë

Akademia suedeze mbron Nobelin në Letërsi

Postuar në 19 Tetor, 2019 14:20

Anëtarët e panelit të Nobelit për Letërsinë kanë mbrojtur vendimin e tyre për t'i dhënë çmimin e këtij viti autorit polemik austriak, Peter Handke. Anëtari i komitetit Nobel Henrik Petersen tha se Handke ishte "rrënjësisht jopolitik" në shkrimet e tij dhe se mbështetja për Sllobodan Millosheviçin ishte keqkuptuar.  Në jë artikull për të përditshmen suedeze “Svenska Dagblade”, Petersen shkon më tej duke e konsideruar Handke avokat të paqes.  

Kosova kërkon anullimin e Nobelit të Letërsisë për Peter Handke (Letra)

Postuar në 11 Tetor, 2019 10:32

Akademia e Shkencave të Kosovës i është drejtuar me një letër akademisë suedeze të ndarjes së çmimeve Nobel ku i kërkon anullimin e çmimit për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Prishtina thotë se Handke është një eksponent i shquar i ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i Milosheviqit dhe i luftërave të tij gjenocidale në Ballkan.

Agresioni ndaj traditës - rasti i Jeruzalemit*

Postuar në 06 Tetor, 2019 21:37

 

Kur kishte kritikë/Agresioni kinematografik i SHBA-së

Postuar në 03 Tetor, 2019 03:10

 

Agresioni kulturor që ka ndërmarrë sot Amerika nuk është diçka e re. Nëpërmjet filmit, letërsisë, muzikës dhe arteve të tjera kjo superfuqi ka synuar të vendosë hegjemoninë e saj që në vitet ’30 të këtij shekulli, duke kërkuar të bëhet objekt referimi dhe imitimi nga të gjithë popujt e botës e duke ngritur në kult forcën dhe superheroin amerikan, - parajsën – dhe mënyrën amerikane të jetesës.

Një pjesë e ngjarjeve të luftës janë të krijuara si mite

Postuar në 24 Shtator, 2019 18:33

Një pjesë e ngjarjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri janë të krijuara, ose ato që kanë ndodhur janë zbukuruar për të ngelur si mite, për t’i dhënë pozicion të spikatur disa individëve.

Kështu shprehet në një bisedë për “TemA TV”, Romeo Gurakuqi, ndërsa flet për antifashizmin në Shqipëri dhe për konferencën me temë Luftën e Dytë Botërore, që do të mbahet në nëntor në Akademinë e Shkencave.

Cutillo kundër zhdukjes së kujtesës historike në Tiranë

Postuar në 24 Shtator, 2019 17:16

Shqipëria moderne lind me shndërrimin e Tiranës në kryeqytet. Kështu shprehet ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo teksa bën publik qëndrimin e tij për ruajtjen e ndërtesave që përbëjnë atë që quhet kujtesa historike e Tiranës.

Skandali me falsifikimin e veprave të artit

Postuar në 17 Shtator, 2019 12:06

Arrestimi disa ditë më parë i një piktori italian me akuzën e falsifikimit të veprave të artit është kulmi i një investigimi  që përfshin disa nga muzetë, koleksionistët, tregtarët dhe shtëpitë më të famshme të ankandeve në botë.

Më 10 shtator, një piktor i panjohur, 61-vjeçari Lino Fronzia, u arrestua nga policia në veri të Italisë dhe po mbahet në paraburgim në pritje të ekstradimit të tij në Paris për t’u marrë në pyetje nga autoritetet lokale që kanë hetuar për pesë vjet çështjen e një rrjeti ndërkombëtar të falsifikimitë të veprave të artit.

Akuza e radhës: Historiografia jonë, tmerrësisht antiosmane dhe antiturke!!!

Postuar në 12 Shtator, 2019 15:12

Publicisti kosovar, Nexhmendin Spahiu shkruan së fundmi për natyrën antosmane dhe antiturke të historiografisë shqiptare.  Pasi rendit disa të dhëna që sipas tij legjitimojnë këtë tezë, Spahiu thotë se përhapja e kësaj lloj historiografie u konceptua nga Aleks Buda, Arben Puto dhe Kristo Rashëri në Tiranë, për t’u përhapur nga Ali Hadri në Kosovë.

Holokausti po bëhet një fiksim për hebrejtë

Postuar në 07 Shtator, 2019 14:38

Holokausti po bëhet një fiksim për izraelitët. Këtë mendon dhe shpreh shkrimtari hebre Abraham Yeshoua që merr pjesë në Festivalin e Letërsisë në Mantova me librin e tij “Tuneli”. Një kritikë jo për resepektin dhe përkujtimin e një ngjarjeje të tmerrshme historike, por ndaj një sjelljeje që po krijon patolgji. 

Muzika xhaz në Shqipëri, Markelian Kapidani sjell të parin botim për muzikantët

Postuar në 06 Shtator, 2019 20:48

Muzika xhaz në Shqipëri është një prej atyre zhanreve  që nuk ka një traditë të vetën, por megjithatë duket se muzikanti Markelian Kapidani ka nisur të hedhë shtratin për këtë lloj muzike, tashmë edhe në rrafshin teorik.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Kulturë