Blloku Kulturë

Qeveria pendohet për dhuratën e UNESCO-s, anulohet vendimi për ikonën “Ngjallja e Shën Llazarit”

Postuar në 31 Tetor, 2019 12:09

Një vit pasi qeveria shqiptare kishte vendosur t’i dhuronte UNESCO-s ikonën “Ngjallja e Shën Llazarit”, ky vendim është tërhequr. Me një VKM të miratuar në mbledhjen e së mërkurës, qeveria ka vendosur që piktura do të qëndrojë në Shqipëri.

“Ngjallja e Shën Llazarit” do t’i dhurohej UNESCO-s me rastin e 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë. Me VKM-në nr 564, datë 29.09.2018, qeveria “Rama” vendosi që piktura e saporestauruar do t’i dhurohej organizatës që mbron trashëgiminë kulturore.

Otomanët kozmopolitanë

Postuar në 28 Tetor, 2019 16:42

 

Pse mungoi Kryeministri gjatë prezantimit të Planit të Menaxhimit të Parkut të Butrintit?

Postuar në 23 Tetor, 2019 15:39

Pak ditë më parë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti mori pjesë dhe njoftoi përfundimin e punës për Planin e Menaxhimit të Parkut të Butrintit. Plani është një bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan  dhe për të janë akorduar 250 mijë dollarë.

Plani parashikon rikapitalizimin e zonës në funksion të zhvillimit ekonomik me bazë turizmin arkeologjik. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë realisht, nëse do të ketë kontrata koncesionare, apo jo. Qeveria duket e frustruar nga ideja e koncesionit dhe prefereon t’i miratojë ato duke shmangur vëmendjen publike.

Mungesa e stendës “Albania” në panairin e librit në Frankfurt dhe Tetori i Librit në Tiranë

Postuar në 23 Tetor, 2019 13:58

 

Prej shumë vjetësh stenda “Albania” mungon në Panairin më të madh në botë që organizohet çdo vit në mes të muajit tetor. Është një shpërfillje e përvitshme që shteti shqiptar i bën një ngjarjeje me përmasa botërore në fushë të kulturës. Dhe nuk bën dallim nëse është qeverisje e majtë apo e djathtë, të gjithë e kanë fshirë prej kohësh nga agjenda e tyre njërin nga detyrimet bazë që kanë për mbështetjen dhe promovimin kulturës së vendit.

Akademia suedeze mbron Nobelin në Letërsi

Postuar në 19 Tetor, 2019 14:20

Anëtarët e panelit të Nobelit për Letërsinë kanë mbrojtur vendimin e tyre për t'i dhënë çmimin e këtij viti autorit polemik austriak, Peter Handke. Anëtari i komitetit Nobel Henrik Petersen tha se Handke ishte "rrënjësisht jopolitik" në shkrimet e tij dhe se mbështetja për Sllobodan Millosheviçin ishte keqkuptuar.  Në jë artikull për të përditshmen suedeze “Svenska Dagblade”, Petersen shkon më tej duke e konsideruar Handke avokat të paqes.  

Kosova kërkon anullimin e Nobelit të Letërsisë për Peter Handke (Letra)

Postuar në 11 Tetor, 2019 10:32

Akademia e Shkencave të Kosovës i është drejtuar me një letër akademisë suedeze të ndarjes së çmimeve Nobel ku i kërkon anullimin e çmimit për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Prishtina thotë se Handke është një eksponent i shquar i ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i Milosheviqit dhe i luftërave të tij gjenocidale në Ballkan.

Agresioni ndaj traditës - rasti i Jeruzalemit*

Postuar në 06 Tetor, 2019 21:37

 

Kur kishte kritikë/Agresioni kinematografik i SHBA-së

Postuar në 03 Tetor, 2019 03:10

 

Agresioni kulturor që ka ndërmarrë sot Amerika nuk është diçka e re. Nëpërmjet filmit, letërsisë, muzikës dhe arteve të tjera kjo superfuqi ka synuar të vendosë hegjemoninë e saj që në vitet ’30 të këtij shekulli, duke kërkuar të bëhet objekt referimi dhe imitimi nga të gjithë popujt e botës e duke ngritur në kult forcën dhe superheroin amerikan, - parajsën – dhe mënyrën amerikane të jetesës.

Një pjesë e ngjarjeve të luftës janë të krijuara si mite

Postuar në 24 Shtator, 2019 18:33

Një pjesë e ngjarjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri janë të krijuara, ose ato që kanë ndodhur janë zbukuruar për të ngelur si mite, për t’i dhënë pozicion të spikatur disa individëve.

Kështu shprehet në një bisedë për “TemA TV”, Romeo Gurakuqi, ndërsa flet për antifashizmin në Shqipëri dhe për konferencën me temë Luftën e Dytë Botërore, që do të mbahet në nëntor në Akademinë e Shkencave.

Cutillo kundër zhdukjes së kujtesës historike në Tiranë

Postuar në 24 Shtator, 2019 17:16

Shqipëria moderne lind me shndërrimin e Tiranës në kryeqytet. Kështu shprehet ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo teksa bën publik qëndrimin e tij për ruajtjen e ndërtesave që përbëjnë atë që quhet kujtesa historike e Tiranës.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Kulturë