Blloku Kulturë

Dossier/Politika pasive e Perëndimit ndaj Shqipërisë pas ndarjes me Moskën

Postuar në 20 Gusht, 2020 02:39

Si ndikoi dalja e Shqipërisë nga orbita sovjetike dhe si shpjegohet ai izolim i gjatë i një neutraliteti që i konvenoi vetëm Enver Hoxhës? Kjo është një çështje që meriton studime të mëtejshme jo vetëm për të hedhur dritë mbi historinë tonë të afërt, por edhe për të çmitizuar figurën e Enver Hoxhës sipas rolit që historiografia politike shqiptare, por edhe letërsia i ka dhënë në duelin me të mëdhenjtë.

Një ishull imigrantësh që në Mesjetë

Postuar në 16 Gusht, 2020 16:49

Bertrand Russell vlerësonte si një nga faktorët më domethënës të historisë së Anglisë dhe suksesit historik të saj, faktin se ajo nuk u pushtua asnjëherë. 

Mirëpo një ishull i tillë në krah të Europës nuk ka qenë i izoluar ndaj ardhjeve të reja të të huajve. Në identitetin, historinë dhe kulturën e saj kanë ndikuar familjet e mëdha të Europës, por edhe Imigrantët. 

Njerëzit shpesh nuk e kuptojnë se migrimi zë vend qendror në historinë angleze gjatë kohërave

Zbulohet portreti i Rafaelos  

Postuar në 09 Gusht, 2020 16:07

Mbetjet e gjetura në varrin e Pantheonit në Romë i përkasin Raffaello Sanzios.

Konfirmimi vjen nga rindërtimi i parë në 3D i fytyrës, i bërë nga ajo çfarë është gjetur nga piktor.

“Portreti” u rindërtua nga Universiteti Tor Vergata i Romës dhe është krahasuar me autoportretet e njohura të artistit.

Ndahet nga jeta gjuhëtari Jorgji Gjinari

Postuar në 09 Gusht, 2020 00:53

Ndahet nga jeta Jorgji Gjinari, një nga dialektologët më të shquar shqiptarë, autor i një vargu monografish për të folme të ndryshme të shqipes, autor i veprës më të plotë e përgjithësuese mbi dialektet e gjuhës shqipe, bashkautor dhe drejtues shkencor i veprës madhore “Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe”.

“Mysafiri” i largët

Postuar në 14 Korrik, 2020 13:57

 

Ikën nga kjo botë Ennio Morricone

Postuar në 06 Korrik, 2020 14:04

Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, Ennio Morricone, kompozitor i mirënjohur italian dhe autor i kolonave zanore të famshme.

Morricone ndërroi jetë në një klinikë në Romë, ku ishte shtruar pas një aksidenti në shtëpi ku ishte rrëzuar dhe thyer femurin.

I kthjellët deri në fund, ka deklaruar e shoqja, Maria.

Ikën kështu nga kjo botë një prej muzikantëve dhe artristëve më të mirë, një njeri që ë dha kujtesë filmave të Segio Leones, Spaghetti Western, me të cilin lidhet suksesi, fama, por edhe një lloj brerjeje vogël.

Moro, një vrasje e domosdoshme*

Postuar në 20 Qershor, 2020 23:17

 

Ndërron jetë Moikom Zeqo

Postuar në 15 Qershor, 2020 09:44

Është ndarë sot nga jeta në moshën 71 vjeçare Moikom Zeqo. Ai lindi në Durrës dhe rridhte nga një familje libohovite. U diplomua në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Karriera e tij profesionale përfshin gazetarinë, mësuesinë për të kaluar mandej në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. 

Një autor shumë pjellor dhe i pranishëm shpesh në media, Zeqo ka shkruar 62 libra të temave dhe në fusha të ndryshme.

Baudo: Televizioni është bërë i pashikueshëm. Conte më ngjan me një avokat dinak province

Postuar në 14 Qershor, 2020 13:35

Drejtuesi i njohur i Rai-t, Pippo Baudo, që ka një jetë në ekran, ka dhënë një intervistë për gazetën “Corriere della Sera”. Nostalgjik ndoshta për kohët e arta të ekranit të vogël, por edhe realist kur deklaron atë që e ndiejmë të gjithë: televizioni ka degraduar.

Duket se aventura e televizionit nuk i intereson kujt më, nuk ka personazhe të rinj, nuk shoh në horizont fytyra të reja interesante…Televizioni në këto kohë nuk mund të shihet, e gjitha ngjan e njohur, vetëm kopjime dhe përsëritje

Mësimet e përkthimit/ Bota ruse, e afërt me botën shqiptare

Postuar në 12 Qershor, 2020 23:37

Cilësia e përkthimeve pas ’90-ës është dëmtuar dhe kjo lidhet me mangësi në formimin kulturor dhe gjuhësor të përkthyesit. 

Përveç kësaj mungesa e një politike kulturore në fushën e përkthimit dhe librit ka sjellë mungesë serioziteti përsa i përket përkthimit të veprave letrare në gjuhën shqipe.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Kulturë