Blloku Kulturë

Ndahet nga jeta i papërsëritshmi Koço Devole

Postuar në 08 Nëntor, 2020 12:38

Është ndarë sot nga jeta Koço Devole, aktor dhe regjizor i humorit, një njeri që qëndron në kujtesën e disa brezave. Devole ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv ku ishte shtruar pasi u prek nga CoVid-19, por ai vuante prej kohësh nga leuçemia. 

Ai bën pjesë në atë brez aktorësh që i dhanë një status të veçantë humorit në Shqipëri, pa rënë në vulgaritetin e sotshëm dhe në garën e përditshme për prodhim televiziv. Që i dha një shije edhe vetë jetës në një kohë mbylljeje dhe përdhunimi etik.

Margariti po tenton të “kapë” 15 mln €

Postuar në 04 Nëntor, 2020 13:11

Me propozimet e ndryshimeve ligjore "Për të drejtën e autorit, “de facto” në tavolinë, dhe me kundërshtinë për të shkrirë Sportelin Unik për Administrimin e së Drejtës së Autorit, takimet e këtyre ditëve të ministres së Kulturës Elva Margariti me artistët, fshehin sipas Genc Fugës, të tjera qëllime. Aktori dhe regjisori, gjithashtu anëtar i Agjencisë së Administrimit Kolektiv e të Drejtave të Artistëve Interpretues/Ekzekutues, shpjegon për “TvT” skemën e Ministrisë.

Letërsia e vjetër, gjuhët klasike dhe rëndësia e botimit të një fjalori latinisht të Henrik Lacajt

Postuar në 23 Tetor, 2020 21:17

Letërsia e vjetër dhe studimi i gjuhëve klasike përballë brezit të ri dhe kontributet e sjella në këtë drejtim pas viteve ’90-të përbëjnë një fushë me interes sa specifik aq edhe të përgjitshëm në aspektin kulturor të hapësirës shqiptare.

Pikërisht kësaj fushe, së fundi i shtohet edhe një studim i ri,  “Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe” me autore Evalda Pacin.

Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe

Postuar në 17 Tetor, 2020 19:03

“Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe” është botimi më i ri studimor me autore Evalda Pacin. I përbërë prej kontributesh gjuhësore dhe tekstologjike, të cilat pasurojnë ndjeshëm kërkimet në fushë të gjurmimeve albanologjike, këto studime janë botuar në revista shkencore të ndryshme, mes të cilave edhe te “Hylli i Dritës, ku studiuesja bashkëpunon që prej viti 2008.

Propozim për botimin e "Lahutës së Malcis" në shqipen standarde

Postuar në 09 Tetor, 2020 16:56

Përkthyesi Edmond Tupe propozon që “Lahuta e Malcis”, vepra madhore e Gjergj Fishtës të botohet edhe në shqipen standarde. Në një prononcim për TvT, Tupe thotë se vepra duhet të komunikojë me lexuesin e ri shqiptar dhe një mënyrë për ta bërë këtë është të botohet edhe në shqipen standarde.

Unë mendoj për publikun e gjerë duhet një faqe gegnisht siç është, në faqen tjetër e, fatkeqësisht është termi, e toskëzuar, ose në gjuhën standarde. Që ta kuptojnë njerëzit

është shprehur Tupe.  

Debutimi i letërsisë polake në shqip

Postuar në 25 Shtator, 2020 22:26

Riçard Kapushçinski, Czeslav Milosh, Olga Tokarçuk apo Adam Michnik janë disa nga emrat më të njohur të letërsisë polake, të cilët kanë ardhur në shqip(paraprirë nga Hernik Sienkeviç) për lexuesin përmes përkthimit të Astrit Beqirajt.

Një ndër përkthyesit më të mirë nga polonishtja në shqip, Beqiraj, në një bisedë për TvT tregon më tepër për punën me veprat e këtyre autorëve, por edhe për letërsinë polake, në raport me botën shqiptare dhe vendin që kjo letërsi ze në raport me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.

Stanislaw Lem, Philip K. Dick dhe FBI

Postuar në 20 Shtator, 2020 10:00

Në një fragment të biografisë së tij mbi Stanislaw Lem, autori Wojciech Orlinski hedh një vështrim mbi “gjënë ndoshta më të çuditshme që i ndodhi Lemit në vitet ‘70”.

Ministrja e Kulturës: Për Butrintin janë disa që nuk duan të kuptojnë

Postuar në 19 Shtator, 2020 17:20

Plani i ri i menaxhimit të parkut të Butrintit nuk parashikon menaxhim të tij nga të huajt, por partneritet të shtetit shqiptar me partnerë strategjikë, për një menaxhim më të mirë. Kështu u shpreh përmes skype për TvT, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndërsa flet për planin e ri të menaxhimit të Butrintit.

Është luftë për llokmën e Butrintit, asgjë më shumë

Postuar në 17 Shtator, 2020 15:23

 

Efekti Mozart/ Muzika ndihmon epileptikët

Postuar në 13 Shtator, 2020 12:50

Muzika e Mozartit mund të ketë efekt pozitiv te epilepsia. Një analizë e re gjithëpërfshirëse ka treguar se dëgjimi i muzikës së Mozartit në piano mund të zvogëlojë frekuencën e sulmeve të epilepsisë. Rezultatet e kësaj meta-analize gjithëpërfshirëse (një studim mbi studimet e mëparshme), i cili mund të përmbysë skepticizmin aktual në lidhje me efektin, janë paraqitur në kongresin e ECNP.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Kulturë