Blloku Kulturë
Krimet e nazizmit dhe gjykimi i paplotë që i pasoi
Hetimi dhe gjykimi pas Luftës së Dytë Botërore i kriminelëve nazistë nuk ishte i plotë dhe shterues. Në një takim online të organizuar nga Instituti Pilecki, përballja me drejtësinë e kriminelëve nazistë u analizua nga Andrej Angrick, historian, konsulent dhe studiues i lidhur me Fondacionin Hamburg për Promovimin e Shkencës dhe Kulturës, Joanna Nikel nga Departamenti i Historisë së Kulturës Materiale, Universiteti i Wrocław, Poloni dhe regjisori austriak Cristian Frosch.
Nis restaurimi i mozaikut të Aleksandrit të Madh(foto)
Fillon restaurimi i një prej kryeveprave më të famshme të antikitetit: Mozaiku i Betejës së Isusit, midis Aleksandrit të Madh dhe Darit të Persisë (333 para Krishtit). Kryevepra e gjetur në Pompei është simbol i njohur botërisht i shumë të tillave që mban Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Napolit. Procesi i restaurimit, për të cilin do të vijë në ndihmë teknologjia, do të fillojë në fund të muajit dhe pritet të zgjasë deri në korrik, nën mbikëqyrjen e Institutit Qendror për Restaurimin.
Mandala: Do çojmë ritet arbëreshe në UNESCO, Shqipëria të na mbështesë
Mbi gjashtë shekuj që arbëreshët e Italisë mundohen të mbajnë të gjalla gjuhën, traditat, identitetin e origjinës. Në meritë të kësaj përpjekjeje sa krenare aq edhe të guximshme që meriton të përçohet te brezat më tej, Komitetit Kombëtar Italian të UNESCO-s, i është dorëzuar këtë të hënë nga Fondacioni Universitar “Françeso Solano”, propozimi që ritet arbëreshe “Moti i Madh”, të regjistrohen si Trashëgimi Kulturore Jomateriale e Njerëzimit.
Mark Rothko, piktori që zhbllokoi fuqinë emocionale të ngjyrës
InterNyet-i sovjetik
Ndërron jetë John le Carre
Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare novelisti i mirënjohur britanik, John le Carre. I lindur me emrin David John Moore Cornwell, ai nisi karrierën në shërbimin e fshehtë britanik me të cilin punoi edhe me petkun e diplomatit.
Ishte një gjigand i padiskutueshëm i letërsisë angleze që përkufzoi erën e Luftës së Ftohtë dhe foli pa frikë të vërtetën e pushtetit
citon BBC-ja, agjentin e tij.
Video/Merkel e prekur: Shifra e 509 të vdekurve në ditë është e papranueshme
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shfaqur e prekur gjatë një fjalimi të mbajtur në Bundestag teksa ka bërë një bilanc të infektimeve dhe të vdekjeve. Sipas Merkel, 509 viktima në ditë nga CoVid-19, janë një shifër e papranueshme. Më poshtë video:
Çfarë është një jetë e mirë?
Çfarë është një jetë e mirë? Në një shoqërië urbane, në metropole, ku stresi është kryefjalë, një pyetje e tillë është e rëndësishme, orientuese. Ushqim i mirë, banesë e këndshme dhe shoqërim, ja një recetë që injorohet dhe sfidohet nga një mënyrë jetese që po zhbalancon psikikën tonë. Më poshtë një intervistë e Carolyn Steel, arkitekte që flet pikërisht për këtë gjëra kaq jetësore, por kaq të nënvlerësuara sot.
E uritur për një jetë të mirë
Bob Dylan shet këngët e tij për 300 milionë dollarë
Bob Dylan ia ka shitur të gjithë katalogun e tij të këngëve Universal Music Publishing Group për një çmim që vlerësohet rreth 300 milionë dollarë, raporton The Neë York Times.
Dylan ka pasur kontroll mbi pothuajse të gjitha të drejtat e autorit të tij për shkrimin e këngëve gjatë gjithë karrierës së tij, dhe marrëveshja e re përfshin mbi 600 këngë. Ai ka negociuar vetë me UMPG për marrëveshjen.
Po t’i kishte ndodhë tosknishtes, ajo që i ka ndodhë gegnishtes, autorët toskë nuk do t’kishin shkrú mâ
Më poshtë një intervistë e Primo Shllakut, poet dhe studies, dhënë për televizonin lokal “Star Plus” në Shkodër dhe ripublikuar në numrin e fundit të revistës “Gegnia”.