Blloku Kulturë
Përtej një drame të Sami Frashërit
Historia e dramës “Besa”, e cila do të kishte premierën më 1875-n, në teatrin osman në Stamboll
Mbi kompozitorët myslimanë të Festivaleve dhe kontestimi i LGBT për fituesin
Festivali i 54 i RTSH-së u shoqërua me polemika që dolën jashtë sferës artistike dhe që prekën më së shumti ndjeshmëri që lidhen me përkatësinë fetare apo seksuale të pjesëmarrësve apo të personave të përmendur gjatë netëve të festivalit. E para që ka reaguar ka qenë vajza e kompozitorit Feim Ibrahimi, pas shprehjes së Pandi Laços gjatë prezantimit për kompozitorë myslimanë që i dhanë artit shqiptar, duke përmendur nominalisht edhe emra të veçantë.
Botanika e papërfunduar e Gjergj Qiriazit
Pothuaj gjithë rilindësit tanë kanë bërë libra për shkollën. Hapin e parë secili e hidhte me alfabetin dhe me atë përgatiste abetaren fillestare, domethënë hapte derën e shkollës. Rilindësit synonin zgjimin e popullit, porse zgjimin në gjuhën shqipe, me shkollën shqipe, me vetëdijen shqiptare, që nga N. Veqilharxhi më 1844, te K. Kristoforidhi, i cili njëherësh me përkthimet e para botoi abetaren në variantet për të dy dialektet (1866-1867), te D.
Ditarët e Aljes
Ajo e përfytyroi jetën fillimisht përmes ditarëve. Aty në shtëpitë e thjeshta, vajza brune ëndërronte botën përmes shkrimit, për ta zbuluar më pas në një rrugëtim të ngjashëm me librat që shkroi. Alja Rahmanova (Galina Nikollajevna Xhugalina emri i lindjes) është shkrimtare e njohur zvicerane me origjinë ruse. Lindi më 27 korrik 1898, në familjen e një mjeku, në provincën Permsk të Perandorisë Ruse.
Keqkuptimi me "Vrimën" e Rita Petros. Rama e mori vesh në sallë fituesin
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, e cila ka dhe përgjegjësinë për ndarjen e çmimeve të bibliofilisë thotë se polemikat mbi çmimin e dhënë librit poetik "Vrima" të Rita Petros janë ngritur mbi një keqkuptim të madh.
Shpallet Bashkësia Ortodokse e Shqiptarëve të Maqedonisë
Shqiptarët Ortodoksë të Maqedonisë tashmë kanë komunitetin e tyre fetar të regjistruar dhe të barabartë me të gjitha komunitetet e tjera fetare në Maqedoni. Ishin mbledhur qindra Shqipëtarë, ortodoksë e muslimanë , nga gjithë trevat shqipëtare për shpalljen e bashkësisë fetare të Shqiptareve Ortodoksë.
Shqiptarët ortodoksë duhet përkrahur nga popullata myslimane dhe bashkëjetesa mes besimeve të ndryshme fetare duhet të bëhet sipas shembullit të Shqipërisë, thanë të pranishmit në manifestimin e sotëm kushtuar shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë.
“JO” nuk më pëlqen “Vrima” – “PO” vuaj nga komplekse
Ku ka shkuar kjo punë, kam frikë edhe të them që nuk më tërheq “Vrima” e Ritës, ndonëse i vjen “era squfur”, se turren dhe më akuzojnë ithtarët e modernizmit për: Impotencë, Mungesë seksi, Penis difektoz, Ndrydhje psikologjike, Prapambetje shoqërore-morale, Komplekse ndaj fjalës së lirë etj.
"Sikur ministrja e Kulturës të mos ishte mendjehapur, libri "Vrima" nuk do merrte çmim"
Poetja që u vlerësua me çmimin Lumo Skëndo, Rita Petro ka komentuar reagimet e shumta që ngjalli dhënia e çmimit për librin e saj "Vrima". Duke i quajtur mllefe komentet në rrjetet sociale apo rrethet mediatike ajo e quan çmimin produkt të politikës mendjehapur që po ndjek Ministria e Kulturës dhe personalisht ministrja Kumbaro që vjen nga rrethet letrare.
Kërshëndella apo Krishtlindje?
Një festë e bukur që kemi përpara, një javë para Vitit të Ri, në shqip njihet me tre emra.
1.
Akuzat për projektin e Gjirokastrës, Greca: “Besnik Aliaj përfitues projektesh. Flet se ka axhendë tjetër”
Një ditë më parë Besnik Aliaj akuzoi në rrjetin social Facebook, procesin e paravendosur për fituesin e projektit të Gjirokastrës. Shkruante Aliaj: “Hapet konkursi i qeverise dhe del nje vajze e "sinqerte" qe pasi hap konkursin, thote rregullat e lojes me seriozitet maksimal por ne fund ben nje "gafe" frojdiane e shkreta ... duke thene ne publik me plot goje dhe me bindje: E hapim konkursin me prezantimin e studios fituese Atelier 4".
