Blloku Kulturë
Shtrigat e Kastratit – simotra të “Shtrigave të Salemit”
Kjo histori nuk është një krijimtari letrare, një fantazi apo trill shkrimtari. Është një ngjarje e vërtetë që ka ndodhur në Kastrat të Shkodrës në vitet e fundit të shekullit XIX. Dhe këtë nuk e gjeta në gojëdhënat dhe anekdotat popullore por në kujtimet e konsullit francez Alexandre Degrand, i cili kishte qenë konsull nga viti 1893 në 1899 dhe kishte botuar më pas librin me kujtime Souvenirs de la Haute Albanie (Kujtime nga Shqipëria e Epërme).
“Xhamilja” ose puropoetika
“Betohem, është historia e dashurisë më e bukura në botë.” Kjo fjali e poetit francez Louis Aragon, qëndron në kopertinën e çdo botimi të novelës “Xhamilja” të shkrimtarit kirgizian Xhingis Torekuloviç Aitmatov. Është vërtet rrëfimi më i bukur i globit apo kemi të bëjmë, siç pandehte kritika e kohës, një aksion i mjerë i komunistit perëndimor (Aragon) për ta piedestalizuar me çdo kusht artin socrealist sovjetik (të cilës rrymë i përkiste edhe vetë) nëpërmjet yllit të saposhfaqur brenda institutit “Gorki” (Aitmatov).
Nga Janina në Vlorë
Me qënë që rruga që vete nga Janina në Vlorë mund të marrij në një kohë t’ afërt rëndësinë më të madhe, nuk më duket një gjë e kotë ta përshkruaj. Nëpër këtë rrugë shihen vise tani gjysmë të shuara, po që na dëshmojnë aty-këtu një lulëzim të moçëm dhe zotohen për një ringjallje në t’ ardhmen.
Janari pa botime: Biblioteka Kombëtare nuk jep ISBN
Në dy javët e para të vitit 2016 nuk është shënuar asnjë titull i ri i botuar. Kjo për shkak se Agjencia e ISBN pranë Bibliotekës Kombëtare nuk ka lëshuar asnjë numër ISBN për këtë vit. Kështu ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë ditën e djeshme në një njoftim për mediat, ku ata shprehin shqetësimin për bllokimin e botimeve të reja.
Në këtë njoftim thuhej se nga Agjencia në fjalë botuesit janë bërë me dije se puna është bllokuar nga Ministria e Kulturës, e cila po ndërmerr disa ndryshime ligjore.
Noli dhe “Programi i nacionalistëve”
Në mars të vitit të kaluar u mbushën 50 vjet që kurse Fan S. Noli i madh u nda nga jeta. Shqiptarët e Amerikës, me të drejtë, e quajtën “Viti Nolian”, i cili aq sa u pasqyrua në media, nuk rezultoi i tillë. Ai u përkujtua në fillimet e tij, me sa kam dijeni, në New York nga “Vatra” e themeluar prej tij, në Tiranë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe në përmbyllje të këtij viti në Boston nga “Biblioteka Noliane”.
Ndërron jetë David Bowie
Ka vdekur në moshën 69 vjeçare, një nga më të njohurit e muzikës rock, David Bowie. Familja e tij ka bërë publik lajmin për vdekjen si pasojë e kancerit që kishte prekur këngëtarin prej 18 muajsh. Bowie lindi në Londër më 8 janar 1947 me emrin e vërtetë David Jones.
Bashkim Shehu: Do të vazhdoj të shkruaj për komunizmin
Komunizmi nuk ka mbaruar në letërsinë e Bashkim Shehut. Më shumë se 20 vjet nga botimi i “Vjeshtës së ankthit”, një libër eseistik, ku përzihej letërsia me kujtimet e jetës së kaluar në bllok, Shehu ka vijuar të shtjellojë të shkuarën në një sërë romanësh të botuar këto vite. Të qenët larg Shqipërisë (prej vitesh ai jeton në Spanjë) duket se nuk e ka ndryshuar kahun e letërsisë së tij. Kujtesa vazhdon të jetë më e fortë se e tashmja.
Gay apo avanguardë?
Replikë me studiuesin Kamusella
HEC në Nivicë, Ministria e Kulturës e miraton. Kryetari i Bashkisë kundër
Me një vendim të datës 23 nëntor të vitit 2015, Ministria e Kulturës ka autorizuar/miratuar projektin e ndërtimit të HEC DRIZA 1 në pellgun ujëmbledhës të përrenjve të Nivicës dhe Gusmarit, në Bashkinë e Tepelenës. Sipas vendimit me numër 241, të Këshillit Kombëtar të Restaurimit, që ka hyrë në fuqi menjëherë, shoqëria duhet të kontribuojë për sistemimin e ambienteve të banesës së Myfit Kaçubajt, Qendër Nivicë, nën mbikëqyrjen e specialistëve të DRKK-së Gjirokastër.