Blloku Ekonomi
Okazioni 2400 euro/m2 dhe një mundësi e re për gazetarinë
Njoftimi i mësipërm që të del sponsored në Facebook na njofton për një okazion blerjeje në Tiranë.
Ministrja: Ëndrrat me 20 milionë euro/km janë të shqiptarëve
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dalë sot në Parlament për të mbrojtur projektin e rrugës Milot – Fier. Është një aks ku siç është raportuar do të paguhen 20 milionë euro/km, një aks të cilin askush nuk e sqaron se për çfarë nevojash emergjente duhet bërë. Ministrja ka zgjedhur të bëjë Instruktorin e Komitetit të Partisë, kur në vend se të sqarojë me hollësi projektin, pasi i flet mbarë qytetarëve, zgjedh të replikojë me armiqtë e progresit.
Autonomia në letra dhe monarku i Bregdetit
Sot në media ëstë raportuar se kryeministri i vendit ka takuar kryebashkiakët dhe I ka urdhëruar që të mos pushojnë, por të takojnë njerëzit. Pak ditë më parë, po në media doli lajmi se z. Rama kishte debatuar me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Sado e pabesueshme të duket kjo paska ngjarë dhe shkak për këtë debat të vockël është padyshim ambicia shumë e madhe e kryeministrit për progresin e atdheut tonë të dashur. Kryeministri siç e tregojnë atë vartësit e vet, nuk kënaqet asnjëherë.
Kastrati merr për 1 euro për 20 vjet bazën detare të Sarandës
265 2299,5 m2 për 1 euro. Kontrata e qiradhënies është fituar nga Kastrati group në bashkëpunim me Concord Investment” sh.p.k për 20 vjet.
Vendnodhja është në gjirin e Limjonit në Saradë, aty ku dikur ishte baza luftarake detare që kalon me kontratë qeraje në duart të privatit, që në këtë vend kur vjen puna për projekte të tilla është vetëm një: Kastrati.
Xhepa: Investimet me fonde publike mund ta bëjnë borxhin të pakontrollueshëm
Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, i sheh si kërcënim për financat publike planet e qeverisë “Rama” për investime kapitale në infrastrukturë. Në studion e lajmeve në TvT, i pyetur në lidhje ndikimin në buxhet të projekteve si tuneli i Llogarasë, autostrada Milot-Fier apo HEC-i i Skavicës, Xhepa tha se ato rrezikojnë që borxhi publik të arrijë nivele të pakontrollueshme.
Një ligj i ri synon të ndalojë shmangien fiskale te koncesionet e naftës
Do të rikthehemi në nivelet e parakrizës për 2 vjet?
Revista Monitor i ka lënë një vend të zgjeruar temës së rikuperimit ekonomik në kontekstin e krizës së provokuar nga epidemia.
Për ta sqaruar këtë situatë, revista ka intervistuar drejtoreshën ekzekutive të grupit “Balfin”, Edlira Muka sipas së cilës rikthimi në nivelet e parakrizës do të kërkojë deri në 18 muaj.
Rruga e Kombit: 10 mln euro/km. Milot - Fier: 20 mln euro/km. Standardi i BE-së: 1.29 mln euro/km
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në faqen e vet në Facebook projektin e ri të qeverisë për rrugën Milot-Fier. Sipas Berishës ky projekt përfaqëson një histori vjedhjeje me një faturë të ekzagjeruar prej 1.2 miliardë eurosh. Për ta ilustruar këtë, z. Berisha sjell disa të dhëna:
Turizmi, sektor strategjik për interesa të një grupi
Kryeministri Edi Rama publikon sot një video promocion për turizmin, vendosur në një hotel në Vlorë. Qytet të cilin kryeministri e quan Zemra e turizmit shqiptar. Ministrja e Financave Anila Denaj shfaqet aty duke prezantuar faktin se hoteli në fjalë është hapur dhe investuar gjatë pandemisë, ndërkohë që i shpjegon administratorit se qeveria po përgatit një paketë të re ligjore për ripunësimin dhe formalizimin e krahut të punës.
Një spot qeveritar artificial për qëllime propagandistike që i rri keq realitetit të turizmit shqiptar në këto kohë.
Leksione për rimëkëmbjen
Kur lexoj që një milion vende pune janë në rrezik sot për shkak të Covid-19, më kujtohet ajo që Enrico Cuccia më thoshte shpesh: “Ajo që do të mbetet kujtim i pashlyer për mua janë radhët e punëtorëve në Londër në vitin '33, duke pritur një pjatë supë mensat sociale". Ai kishte ndjeshmëri të mprehtë sociale dhe ndoshta edhe për kjo është arsyeja për të cilën punoi me Mediobanca për të kontribuuar në rindërtimin e pas luftës së industrisë italiane.