Blloku Ekonomi
Rritja ekonomike në 2023, më e ulëta që nga viti ’90
Ekonomia botërore do të tkurret gjatë këtij viti dhe nuk pritet ndonjë rritje domethënëse as për pesë vitet e ardhshme. Në parashikimin e tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar flet për një rritje globale nën 3% përgjatë vitit 2023 dhe një stanjacion në rreth 3% për pesë vitet e ardhshme. Drejtoresha Menaxhuese, Kristalina Georgieva, tha se ky është parashikimi më i ulët i rritjes afatmesme globale që nga viti 1990, dhe shumë nën rritjen mesatare prej 3.8% të parë në dy dekadat e fundit. Perspektivat e rritjes mbetën të dobëta duke pasur parasysh inflacionin vazhdimisht të lartë.
Spanja ka nevojë për 60 000 kamarierë për sezonin e ri turistik
Megjithëse çmimet pritet të rriten me 20%, Spanja parashikon numër rekord turistësh këtë vit. Shifrat flasin për tejkalim të vizitorëve të periudhës së para pandemisë, që ishte 83.7 milionë të huaj.
Një rregullore që do ta bëjë më të shtrenjtë Internetin. Dhe do ta fragmentarizojë
Carl Gahnberg, drejtor i Politikave të Zhvillimit dhe Kërkimit në Shoqërinë e Internetit ka kritikuar përmes një opinioni rregulloren e re që është propozuar nga Komsioni Europian për telekomunikacionin. Thelbi i rregullores qëndron në kërkesën ndaj gjeneruesve më të mëdhenj të trafikut që të investojnë në infrastrukturë si p.sh në atë 5G.
KE dhe Gjermania gjejnë gjuhën për ndalimin e makinave me karburant
Këmbëngulja gjermane ka detyruar Komisionin Europian të lëshojë pe në çështjen e makinave me motor me djegie të brendshme. Të dyja palët kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje për të gjetur rrugët ligjore që të lejohet shitja e makinave me karburant sintetik dhe ekologjik pas vitit 2035.
Ne kemi gjetur një marrëveshje me Gjermaninë mbi të ardhmen e makinave me e-karburant. Do të punojmë tani që standardet e dioksidit të karbonit për rregulloren e makinave të përshtaten sa më shpejt
Shefi ekzekutiv i "Renault": Plani gjerman për motorin me karburant nuk ka të ardhme
Përpjekja e qeverisë gjermane për të garantuar që motori me djegie të brendshme të mbetet pjesë themelore e industrisë automobilistike është e vonuar dhe jashtë kohe. Drejtori Ekzekutiv i “Renault” Luca de Meo është shprehur se aktualisht industria ka investuar miliarda në zhvillimin e baterive dhe teknologjisë së hidrogjenit në përputgje me detyrimet e planeve të BE-së për emetime zero deri në vitin 2035. Kjo politikë nënkupton ndalimin e shitjes së makinave që ndotin.
Terminalet e gazit të lëngshëm parashikohet të çojnë në tepricë prej 250 miliardë metrash kub në vitin 2030
Instituti për Ekonominë e Energjisë dhe Analizës Financiare paralajmëron se planet aktuale të investimeve në infrastrukturën e gazit të lëngshëm në Europë mund të kapërcejnë nevojat e kontinentit në vitin 2030. Në kërkim të alternativave ndaj gazit rus, vende të ndryshme të BE-së dhe Europës kanë menduar investime në terminalet e gazit të lëngshëm natyror. Sipas Institutit nëse kjo ndodh kapaciteti transmetues dhe depozitues arrin në 400 miliardë metra kub, ndërkohë që parashikimet janë që Europa do të ketë nevojë tregu për 150 miliardë metra kub.
Një fund i turpshëm për Credit Suisse
Pak ditë para një konference shtypi të thirrur me nxitim të dielën vonë (19 mars), që do të bëhej lajmi kryesor në mediat e botës, elita politike e Zvicrës po përgatiste fshehurazi një lëvizje që do të trondiste globin. Ndërsa banka qendrore e vendit dhe rregullatori financiar deklaruan publikisht se Credit Suisse ishte financiarisht e shëndoshë, pas dyerve të mbyllura vazhdonte gara për të shpëtuar bankën e dytë më të madhe të vendit. Zinxhiri i ngjarjeve, çoi në fshirjen e një prej markave më të mëdha të Zvicrës, një bashkim i mbështetur mbi 260 miliardë franga zvicerane (280 miliardë dol
BQE rrit normën e interesit
Banka Qendrore Europiane ka vendosur rritjen e normës së interesit me 0.5 pikë përqindje duke e çuar atë në 3%.
Vendimi është marrë për të përballuar inflacionin në dritën e vlerësimeve se “inflacioni do të mbetet shumë i lartë për shumë kohë”.
Banka ka siguruar po ashtu se stabiliteti bankar është i qëndrueshëm në zonën e Euros, garanci këto që lidhen me falimentimet bankare në ShBA.
Demografia, tranzicioni, sëmundshmëria në Shqipëri
Në një intervistë për MCN Tv, sociologu dhe studiuesi i demografisë, Arjan Gjonça, flet për disa dukuri të injoruara nga politikat zyrtare por që në fakt janë në plan të parë për nga rëndësia. Tanzicioni demografik, moshimi, emigirmi, sëmundshmëria, janë probleme që përcaktojnë atë që mund të quhet “hapi zhvillues” i një shoqërie, e cila në kushtet e strukturimit të vet duhet të planifikojë dhe stimulojë për të shmangur problemet e së nesërmes. A e bën këtë Shqipëria? Si përherë rrëmujë. Ndiqni intervistën e z.
Projekti i Euros digjitale
Në një opinion të publikuar në “Politico”, presidenti i Eurogrup, Paschal Donohoe, hedh idenë e një monedhe europiane të digjitalizuar. Duke komentuar dyshimet dhe faktin se ka disa kriptomonedha në qarkullim, Donohoe thekson se dallimi i euros digjitale është një bankë qendrore apo monedha fiat që nënkupton depozitat e bankave qendrore dhe paranë e emetuar prej tyre.
Në zemër të projektit të euros digjitale është objektivi për të ruajtur lidhjen mes qytetarëve dhe parave të bankës qendrore
