Blloku Ekonomi
Rusia standardizon produktet hallall
Më shumë se një vit pas sanksioneve që i vendosi Perëndimi, si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës, ekonomia ruse nuk reflekton rënie. Strategjia e Rusisë për t’i kundërshtuar sanksionet me politika të reja ekonomike, forcimin e aleancave të vjetra dhe rritjen e numrit të partnerëve ekonomikë jashtë Europës ka rezultuar e suksesshme. FMN rishikoi vlerësimin e fundit për PBB-në ruse për 2022-2023, duke e ngritur me 9.4 pikë përqindjeje në total.
Vendet e varfra, të braktisura në betejën me krizën globale të borxhit
Liderët e botës janë mbledhur këtë javë në Hiroshima për Samitin e G-7. Përfaqësuesit e vendeve më të pasura të botës do të diskutojnë mbi krizën globale të borxhit, ndërsa kriza e klimës është ende te dera.
Robert F. Engle: Nëse kjo që po bëjmë është deglobalizim, atëherë kemi shmangur recesionin
Robert F. Engle, 80 vjeç, është fitues i Nobelit në ekonomi në vitin 2003.
Sfida të reja, model ekonomik i vjetruar
Modeli ekonomik duhet të ndryshojë dhe mosgatishmëria për ta bërë këtë është shkaku kryesor i kaosit politik në disa vende. Jo Swinson, drejtor i “Partnerë për një Ekonomi të Re” dhe ish-ministër i qeverisë liberaldemokrate në Britaninë e Madhe, në një analizë të publikuar në Politico.eu, merr në shqyrtim rastin e vendit të tij.
Investimet e huaja orientohen drejt Europës Jugore dhe Lindore
Ekonomitë e Europës Lindore dhe Jugore po përfitojnë nga Investiemt e Huaja Direkte për shkak të kostove të ulëta. Euractiv citon një vëzhgim të kryer në disa vende, sipas të cilit në vitin 2022 vende si Portugalia, Rumania, Italia kanë njohur marzh të lartë të investiemve të huaja në masë dyshifrore.
Riorientimi nga Perëndimi në Jug dhe Lindje i dedikohet pjesërisht rikonfigurimit të linjave të furnizimit si dhe një rënieje drejt kostove konkruese të zonat europiane për prodhimin dhe operacionet mbështetëse
Kancelari gjerman: Na duhen punëtorë ndaj të ndryshojmë rregullat e imigracionit
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kërkuar nga partnerët europianë që të miratohet një reform e re për rregullat e migrimit në BE përpara zgjedhjeve të reja europiane në vitin 2024. Sipas tij, të gjitha institucionet e BE-së duhet të arrijnë një marrëveshje të përbashkët që do të hapte mundësi të reja ekonomike për vendet e BE-së.
Ne mund të përfitojmë nga një gjë më shumë se kurrë më parë: në shumë pjesë të Europës, ne kemi nevojë tani për punëtorë, edhe nga vendet e treta po ashtu
Rritje edhe nën sanksionet e Perëndimit, si po ia del ekonomia ruse
Pas pak ditësh, liderët e G7 do të takohen në Hiroshima të Japonisë, ku temë e bisedimeve do të jetë edhe një nga çështjet më të diskutueshme të kohës sonë: sanksionet ndaj Rusisë. Të aplikuara menjëherë pas ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë vitin e kaluar, sanksionet e Perëndimit mund të konsiderohen një eksperiment i paprecedentë, pasi kurrë më parë një vend kaq i madh dhe i integruar në ekonominë botërore nuk ishte goditur nga masa të tilla gjithëpërfshirëse.
ERE autorizon KESH të prodhojë energji nga TEC-et lundruese të Vlorës për 2 vjet
Është zbardhur në Fletoren Zyrtare vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për liçencimin e Korporatës Energjetike Shqiptare për prodhimin e energjisë nga TEC-et lundruese në Triport të Vlorës. Vendimi është i datës 27 mars 2023 dhe ai përcakton se KESH do të prodhojë energji elektrike nga dy TEC-et lundruese për një periudhë 2-vjeçare me kapacitet të instaluar në total prej 110 MW.
Koha për rregullime masive në sistemin financiar ndërkombëtar
Sistemi financiar ndërkombëtar ka nevojë për rregullime masive. Këtë sugjeron Kalaas Knot, drejtor i Bankës Qendrore hollandeze dhe kryetar I Bordit të Stabilitetit Financiar, një trupë me rëndësi për standardet e sistemit. Në një intervistë për “Politico”, Knot thotë se rritja e shpejtë e normës së interesit ka prekur banka rajonale amerikane dhe priret të përhapet si dukuri.
"Ky mund të jetë fundi i kapitalizmit"
Bota po ndryshon dhe po bëhet më e shtrenjtë – ndërkohë që pagat, siç kanë dëshmuar shumica e njerëzve që punojnë, nuk kanë arritur të përballojnë koston në rritje të pothuajse çdo gjëje. Sipas Albert Edwards, strateg global në bankën 159-vjeçare Société Générale, ky fenomen është rezultat i asaj që ai e quan "inflacioni i babëzisë" (greedflation).
Dhe nëse nuk mund të gjejmë një mënyrë për ta kufizuar këtë babëzi, sipas tij, kjo do të thotë se kapitalizmi mund të jetë në fund të rrugëtimit të tij.