Blloku Ekonomi
Të pasurohesh nën sanksione, 22 rusë i shtohen listës Forbes
Pavarësisht presionit të sanksioneve të Perëndimit, miliarderët rusë vijojnë të shtohen në numër.
Lista Forbes për Rusinë në 2023 rendit plot 110 emra, krahasuar me 88 që ishin një vit më parë. Biznesmenët që arritën të kalonin pragun për t'u bërë miliarderë ia dolën falë rimëkëmbjes së tregut të aksioneve në vendit. Këto të fundit ranë në mënyrë drastike menjëherë pas fillimit të operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, por më vonë u rimëkëmbën pasi ekonomia ruse nisi të përshtatej me sanksionet perëndimore.
Banka e BRICS emeton 1.25 miliardë dollarë bonde për projektet mjedisore
Banka e Re për Zhvillim (NDB), e krijuar nga vendet e BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), emetoi bonde trevjeçare "të gjelbra" në tregjet ndërkombëtare të kapitalit në vlerën 1.25 miliardë dollarë.
Kina është e keqe, Kina është e mirë
Në një shkrim në “New York Times” vihet në dukje një aspekt negative për mbarë ekonominë globale: tkurrja e popullsisë së Kinës.
Gjermania i jep fund epokës së energjisë bërthamore
Gjermania mbylli tre reaktorët e saj të fundit bërthamorë të shtunën (15 prill), duke u larguar nga energjia atomike, edhe pse kërkon të heqë dorë nga karburantet fosile dhe njëkohësisht po përballet me krizën energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Reaktori "Isar 2" në juglindje të vendit, objekti "Neckarwestheim" në jugperëndim dhe Emsland në veriperëndim u shkëputën nga rrjeti elektrik para mesnatës.
Rritja ekonomike në 2023, më e ulëta që nga viti ’90
Ekonomia botërore do të tkurret gjatë këtij viti dhe nuk pritet ndonjë rritje domethënëse as për pesë vitet e ardhshme. Në parashikimin e tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar flet për një rritje globale nën 3% përgjatë vitit 2023 dhe një stanjacion në rreth 3% për pesë vitet e ardhshme. Drejtoresha Menaxhuese, Kristalina Georgieva, tha se ky është parashikimi më i ulët i rritjes afatmesme globale që nga viti 1990, dhe shumë nën rritjen mesatare prej 3.8% të parë në dy dekadat e fundit. Perspektivat e rritjes mbetën të dobëta duke pasur parasysh inflacionin vazhdimisht të lartë.
Spanja ka nevojë për 60 000 kamarierë për sezonin e ri turistik
Megjithëse çmimet pritet të rriten me 20%, Spanja parashikon numër rekord turistësh këtë vit. Shifrat flasin për tejkalim të vizitorëve të periudhës së para pandemisë, që ishte 83.7 milionë të huaj.
Një rregullore që do ta bëjë më të shtrenjtë Internetin. Dhe do ta fragmentarizojë
Carl Gahnberg, drejtor i Politikave të Zhvillimit dhe Kërkimit në Shoqërinë e Internetit ka kritikuar përmes një opinioni rregulloren e re që është propozuar nga Komsioni Europian për telekomunikacionin. Thelbi i rregullores qëndron në kërkesën ndaj gjeneruesve më të mëdhenj të trafikut që të investojnë në infrastrukturë si p.sh në atë 5G.
KE dhe Gjermania gjejnë gjuhën për ndalimin e makinave me karburant
Këmbëngulja gjermane ka detyruar Komisionin Europian të lëshojë pe në çështjen e makinave me motor me djegie të brendshme. Të dyja palët kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje për të gjetur rrugët ligjore që të lejohet shitja e makinave me karburant sintetik dhe ekologjik pas vitit 2035.
Ne kemi gjetur një marrëveshje me Gjermaninë mbi të ardhmen e makinave me e-karburant. Do të punojmë tani që standardet e dioksidit të karbonit për rregulloren e makinave të përshtaten sa më shpejt
Shefi ekzekutiv i "Renault": Plani gjerman për motorin me karburant nuk ka të ardhme
Përpjekja e qeverisë gjermane për të garantuar që motori me djegie të brendshme të mbetet pjesë themelore e industrisë automobilistike është e vonuar dhe jashtë kohe. Drejtori Ekzekutiv i “Renault” Luca de Meo është shprehur se aktualisht industria ka investuar miliarda në zhvillimin e baterive dhe teknologjisë së hidrogjenit në përputgje me detyrimet e planeve të BE-së për emetime zero deri në vitin 2035. Kjo politikë nënkupton ndalimin e shitjes së makinave që ndotin.
Terminalet e gazit të lëngshëm parashikohet të çojnë në tepricë prej 250 miliardë metrash kub në vitin 2030
Instituti për Ekonominë e Energjisë dhe Analizës Financiare paralajmëron se planet aktuale të investimeve në infrastrukturën e gazit të lëngshëm në Europë mund të kapërcejnë nevojat e kontinentit në vitin 2030. Në kërkim të alternativave ndaj gazit rus, vende të ndryshme të BE-së dhe Europës kanë menduar investime në terminalet e gazit të lëngshëm natyror. Sipas Institutit nëse kjo ndodh kapaciteti transmetues dhe depozitues arrin në 400 miliardë metra kub, ndërkohë që parashikimet janë që Europa do të ketë nevojë tregu për 150 miliardë metra kub.