Blloku Ekonomi
Zyrtare/Bilanc negativ në eksporte
Të dhënat e Institutit të Statistikave po dëshmojnë për prirje negative në ekonomi: rënie eksportesh, por edhe importi. Bilanci është negativ sidomos në eksporte që mendohet se buron nga rënia e çmimeve të naftës dhe të mineraleve në tregjet e huaja. “Për janarin e 2016-ës, rënia e eksporteve shqiptare arriti vlerat -7.8%, e krahasuar me dhjetorin, ulja thellohet me – 8.1%.
Ankesat e biznesit ndaj administrarës tatimore/Dënime pa prova dhe vlerësim i gabuar i detyrimeve
265 ankesa janë regjistruar në vitin 2015 nga biznesi në adresë të administratës tatimore. Kjo rezulton nga një raport i Avokatit të Tatimpaguesve, Artur Papajani, sipas të cilit 80% e rasteve lidhen me vlerësimin e detyrimeve. Pra administrata tatimore ka provokuar ankesa edhe për shkak të vlerësimit të detyrimit që biznesi duhet të paguajë. “Në raport me vitin paraardhës, ky vit rezultoi me një fluks të më të lartë të praktikave të arrira e të përfunduara, rrjedhojë e një arritjeje konfirmimi gradual, hap pas hapi, të autoritetit të institucionit”....
92 milionë euro më pak investime të huaja në 2015
Investimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare pësuan rënie me 11 për qind gjatë vitit 2015, sipas statistikave të qeverisë shqiptare të përpunuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Investimet ranë për të dytin vit radhazi në 2015 ndërsa fluksi i tyre zbriti në 720 milionë euro nga 812 milionë euro që u llogaritën më 2014.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë në Gjykatë Kushtetuese?
Edhe taksa e ndikimit në infrastrukturë që është vendosur së fundmi mnga Bashkia e Tiranës, do të shkojë drejt Gjykatës Kushtetuese. Shoqata e Ndërtuesve është iniciatore e kundërshtimit të saj, duke pretenduar se mënyra e re e përllogaritjes së saj, ka çuar në dhjetë fishim të barrës fiskale. Lajmi bëhet i ditur nga “ABC NEWS”, që referon se “përfaqësuesit e shoqatës bëjnë të ditur se kanë zgjedhur kompaninë ligjore që do të prezantojë në Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e kësaj takse.
Paketë shpëtimi për industrinë minerare
Qeveria shqiptare ka ndërmend të ndërhyjë me një plan shpëtimi për industrinë minerare e cila është aktualisht në krizë të thellë. Shkak është rënia e çmimeve në bursën ndërkombëtare në nivelin 40% dhe qeveria po mendon që të mos lejojë falimentin e një sektori që ka aktualisht 20 mijë të punësuar.
KLSH-ja lidh marrëveshje me Konfindustrian: Shkëmbim ekspertize për prokurimet publike
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nënshkruar një marrëveshje me Konfindustrian e cila siç njoftohet zyrtarisht, do të ketë për qëllim “arritjen e standardeve më të mira ndërkombëtare të konkurencës së lirë në treg dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit në vend”.
Serveri i Tatimeve, Shkëlqim Cani thirret për të dhënë shpjegime
Komisioni parlamentar hetimor mbi çështjen e marrjes së të dhënave në serverin e tatimeve është mbledhur pas disa dështimeve radhazi dhe ka përcaktuar rregulloren dhe ndryshimin e planit të hetimit.
Një nga dëshmitarët e parë që do të thirren do të jetë ish ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe sekretarja e Përgjithsme e kësaj ministrie, Gelardina Prodani, të cilët të martën duhet të jenë përpara komisionit.
600 milionë euro kredi e pakthyeshme, qeveria me plan veprimi për ristrukturimin ose falimentin e 35 kompanive të mëdha
Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë do të ketë në fund të muajit mars një plan veprimi për 35 korporatat të cilat bartin 65% të kredive me probleme. Qeveria ka bërë të ditur para FMN-së se plani parashikon ristrukturim ose falimentim. “Me asistencën teknike të Bankës Botërore dhe FMN-së, Ministria e Drejtësisë do të paraqesë ligjin e ri falimentimit në parlament deri në fund të qershorit 2016. Ai do të përfshijë praktikat më të mira ndërkombëtare, me të cilin do të lejojë miratim të përshpejtuar të riorganizimit të planeve.
E vërteta për mbledhjen elektronike të TVSH-së. Rama: Sistemi sot ka probleme
Në intervistën për Top Story kryeministri Rama ka folur edhe për partneritetin publik privat në administrimin e TVSH-së, duke pranuar se sistemi akual ka shumë probleme me raportimin e të dhënave on-lin.
Projektet hidrike me ndikim shumë negativ në mjedis
Disa organizata jofitimprurëse në Europën Qendrore dhe Lindore kanë përpiluar një raport në të cilin vlerësohet se investimet në projekte hidrik që pritet të realizohen në Shqipëri, kanë pasoja shkëtarrimtare mbi mjedisin. Organizatat ngrenë gishtin e akuzës ndaj bankave që financojnë projekte të tilla, ku përmendet sidomos HEC i Langaricës në Përmet. “Në prill të 2015-s, PE i kërkoi Shqipërisë të anullojë ndërtimin e HEC-eve në zonat e mbrojtura. Ndonëse nuk përmendte emra, rezoluta i refereohej kryesisht Langaricës dhe 40 HEC-eve të tjera në lumin e Vjosës.
