Blloku Ekonomi
Të varfër dhe të shtrenjtë
Shqipëria është në listën e 50 vendeve botërore më të lira për të jetuar. Por, e krahasuar me vendet fqinje ballkanike, Shqipëria duket më e shtrenjtë, e renditur e 28-ta në këtë listë..
GoBankingRates ka kryer këtë renditje, shkruan gazeta prestigjioze Time.com, duke marrë në konsideratë 4 tregues të përballueshmërisë: fuqia blerëse, indeksi i qirasë, indeksi i çmimit të ushqimeve dhe i shërbimeve e të mirave, krahasuar me standardin e NeëYork.
Bashkia e Tiranës: 6 mijë pemë të mbjella në 6 muaj
I ftuar në emisionin "Dritare" me Rudina Xhungën në "Vizion Plus", Jon Baboçi, Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, deklaroi se në 6 muaj janë mbjellë 6 mijë pemë të reja në territorin e bashkisë së zgjeruar të Tiranës. "Nga këto", tha ai, "2200 janë mbjellë vetëm në parkun e Liqenit të Tiranës dhe shumica e pemëve të reja janë mbjellë për të zëvendësuar pemët e thara dhe për të shtuar dendësinë e pemëve në hapësirat e gjelbëra ekzistuese".
Nisma për dhomat e tregëtisë kundërshtohet edhe në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese
Projektiligji i qeverisë për Dhomat e Tregëtisë është kundërshtuar sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese edhe nga përfaqësues të shumicës. Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi ka deklaruar se ndryshimet ligjore nuk sjellim përmirësime, por thjesht shtojnë një pagesë për anëtarësimin. “Propozimi i qeverisë synon të bëjë të detyrueshëm një pagesë e cila mendohet të prodhojë një pasojë për një organizim më të mirë të bizneseve. Por kjo nuk është e mjaftueshme për të reformuar mënyrën se si bizneset organizohen në dhomat e tregëtisë.
Tirana jashtë listës së Financial Times për qytetet ku vlen të investohet
Rajoni renditet përgjithësisht në kategorinë e qyteteve europiane të të ardhmes për nga eficienca e kostos, ndërsa nga Shqipëria sërish nuk ka asnjë qytet apo rajon në renditjen e Financial Times të këtij viti, ashtu siç nuk kishte as vitin e mëparshëm.
Reagojnë banorët për ndërtimin e HEC në Katund të Ri
Banorë të zonës së Katundit të Ri kanë protestuar së fundmi me vendimin për të ndërtuar hidrocentral nga qeveria, pasi projekti për Skavicën u nda në dy pjesë. “Vizion Plus” raporton se sot ka patur një vizitë të zyrtarëve të Ministrisë së Energjetikës në zonë, ku është komunikuar me banorët që i druhen përmbytjeve dhe vlerës monetare me të cilën do të kompensohen nga humbja e tokës.
Oferta e PD: Nuk jemi kundër konçesioneve, por mënyrës si po jepen
Një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim bëri publike disa propozime për ndryshime në ligjin për konçesionet, përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se ato nuk janë të dobishme. “Kjo nuk do ta heqë faktin që do të vazhdojnë të mbeten klientliste sepse e njëjta mazhorancë do t’i miratojë, po të njëjtit deputetë do të ngrenë kartonin. Kjo thjesht do të zgjasë periudhën kohore, do të përfshijë më shumë palë në negociata, do të zgjasi procesin e votimit.
KLSH, AMF dhe tregu i sigurimeve
Në media flitet prej kohësh për problematikat në tregun e sigurimeve, për luhatjet e primeve, pagesat e dëmeve, fondin e kompensimit, vendimet arbitrare të gjykatave, rreziqet e shtuara të katastrofave natyrore etj. Natyrisht, jehona e këtij “ndërgjegjësimi popullarizues mediatik” është i lidhur ngushtë me rëndësinë dhe natyrën e këtij tregu shërbimesh, pasi peshën kryesore e zënë sigurimet e detyrueshme.
Të ardhurat buxhetore të janarit, 22% më të mëdha se vjet
Ministria e Financave publikoi sot të dhenëat e Thesarit të Shtetit mbi të ardhurat buxhetore të janarit. Ato janë rreth 260 milionë dollarë, ose 22% më shumë se në janarin e vjetshëm. Të ardhurat tatimore (nga tatimet, doganat, sigurimet shoqërore e shëndetsore e tj.) ishin rreth 238 milionë dollarë, ose 25% më shumë se në janarin e vjetshëm. Ndërsa të ardhurat jotatimore (fitimi i Bankës së shqipërisë, dividendet e kompanive publike, tarifat shtetërore etj.) ishin rreth 21 milionë dollarë, ose 4% më shumë se në janarin e vjetshëm.
FMN: Partneriteti Publik Privat në llogaritë fikale, masë për forcimin e financave publike
Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur për herë të parë lidhur me ofertën e pakërkuar për menaxhimin nga një kompani private të sistemit on-line në raportimit e TVSH-së. Në raportin shoqërues për lëvrimin e kësteve të radhës prej 72.4 milionë euro për qeverinë Shqiptare bordi Ekzekutiv i Fondit thotë se ky hap është një masë e shtuar për trajtimin e rreziqeve fiskale dhe forcimin e menaxhimit të financave Publike, duke besuar se projekti është duke u vlerësuar në mënyrë transparente dhe në përputhje me normat ndërkombëtare.
"Premtimi" i BERZH: Qindra milionë euro financime për bujqësinë
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim jep shpresa se kërkesa për financime në sektorin e bujqësisë do të çlirojë shuma të mëdha. Drejtoresha e BERZH-it për Europën Juglindore dhe Qendrore Sylvia Ganser-Potts, ka deklaruar sot se në Shqipëri mund të aplikohet një skemë pilot. “Bujqësia është një sektor me potenciale të mëdha dhe qeveria është shumë e interesuar që ky program të funksionojë. Ne do ta nisim dhe do të shohim sesa kërkesë ka nga kompanitë. Nëse skema funksionon, masa e financimit do të rritet në disa qindra milionë euro, për të përballuar të gjithë kërkesën.