Blloku Ekonomi

Investimet në nivelin më të ulët që prej vitit 2008

Postuar në 21 Mars, 2016 09:50

Shpenzimet për investime në ekonominë shqiptare arritën nivelin më të ulët në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto që nga viti 2008 dhe janë shumë poshtë mesatares historike, sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë.
Në fund të vitit 2015 raporti i shpenzimeve për investime ndaj PBB-së rezultoi 26.5%, duke qenë poshtë peshës mesatare historike prej 28.7% për periudhën 2008 – 2014, analizon institucioni qendror bankar.

Propozim për çështjen “ARMO”: Falje e detyrimeve fiskale, dakordësi me pronarin dhe lehtësim sasior për 207 milionë euro kredi

Postuar në 20 Mars, 2016 16:51

Para dy ditësh u njoftua dalja për herë të dytë në ankand e rafinerisë së naftës “ARMO”. Meqenëse ankandi i parë dështoi pasi nuk pati shprehje interesi, në raudnin e dytë është njoftuar përgjysmimi i çmimit të ofertës. Mirëpo siç raporton sot “Vizion Plus” edhe ky ankand rrezikon të dështojë për shkak të statusit të komplikuar të rafinerisë. Televizioni në fjalë raporton se disponon të dhëna se Grupi i Punës i ngritur në Ministrinë e Ekonomisë për këtë çështje nuk ka ende një alternativë se çfarë do të bëjë me “ARMO”.

Kinezët e Geo – Jade blejnë “Bankers Petroleum”

Postuar në 20 Mars, 2016 15:23

Kinezët do të blejnë kompaninë kanadeze “Bankers Petroleum”, e cila ka në shfrytëzim fushën e naftës në Marinëz të Shqipërisë. “‘Bankers Petroleum’, kompania kanadeze që ka shfrytëzuar me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos- Marinzës, ka nënshkruar marrëveshjen për shitjen e të gjitha aksioneve të veta tek kompania kineze ‘Alberta’ Ltd. (blerësi) dhe ‘Charter Power Investment Limited’, degë të kompanisë botërore ‘Geo-Jade Petroleum Corporation’ për një shifër prej 575 mln dollarësh kanadezë”, referon gazeta “Shqip”.

Pensionet private me pagesë të detyrueshme. Skemë financimi për fondet private nga sigurimet shoqërore

Postuar në 19 Mars, 2016 15:10

Qeveri mendon të vendosë së shpejti sigurimin me detyrim në skemat private të pensioneve. Gazeta “Shqip” raporton se në takimin e djeshëm të organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka Botërore, një nga anëtarët e Këshillit Administrativ të ISSH-së, Naim Hasa, deklaroi se “në mbledhjen e fundit të këshillit është vendosur të paraqitet një studim mbi vendosjen e shtyllës së kontributit të detyrueshëm për skemat e pensioneve private”. Si operohet në këtë skemë?

8000 lekë/vit taksa të reja nga Bashkia. Tarifa të diferencuara “brenda dhe jashtë Tiranës"

Postuar në 18 Mars, 2016 21:04

Taksat vjetore që shtohen nga politika fiskale e Bashkisë së Tiranës shkojnë në 8000 lekë në vit. Talsat do të faturohen me faturën e ujit dhe përfshijnë duke rritur detyrimin me 600 lekë për çdo muaj. “Taksa e pastrimit për familjet në Tiranë është 420 lekë në muaj dhe ajo e përkohshme e infrastrukturës arsimore është 150 lekë në muaj. Vetëm nga këto dy taksa, në vit, familjet do të paguajnë 6800 lekë në vit (tarifa e pastrimit është 5000 lekë në vit dhe ajo e arsimit 1800 lek)”, raporton “Monitor”.

ARMO në ankand për së dyti më 23 mars. Tani me gjysmën e vlerës

Postuar në 18 Mars, 2016 15:40

ARMO do të kalojë sërish në ankand më 23 mars.  Ky proces zhvillohet për llogari të Bankës Raiffeisen, pasi ARMO është debitore ndaj saj në vlerën e 20 milionë eurove. Ankandi i parë u zhvillua më 19 shkurt, por aty nuk u paraqit asnjë palë e interesuar. “Burimet nga Shoqëria përmbarimore pohojnë se bazuar në ligjin për ankandin publik, sendi i lënë kolateral në ankandin e dytë del në shitje me gjysmë çmimi. Kështu nga 2.8 miliardë euro pjesët e uzinës (truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë), do të dalin në shitje për 1.4 miliardë lekë ose 10 milionë euro”, raportron “Monitor”. 

"Të rishikohen Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë"

Postuar në 17 Mars, 2016 20:43

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, thotë në një intervistë për TemaTv" se mbrojtja dhe stimulimi i prodhimit bujqësor në Shqipëri kërkon goditjen e atyre që ai i quan "importe të pandershme". Në përmbushje të këtij qëllimi Panariti jep mendimin se duhen rishikuar Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë.

Pas dështimit me rrugën Durrës-Kukës dhe targat me çip, ministri i Transporteve del me një ide të re: “Konçesion ujësjellës – kanalizimet”

Postuar në 17 Mars, 2016 14:44

Ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto i ka lindur ideja e një konçesioni. Bëhet fjalë për ujësjellës – kanalizimet, që sipas ministrit, i cili zyrtarisht përfaqëson Lëvizjen Socialiste për Integrim në qeveri dhe që e vlerëson konçesionin në këtë sektor si “një mënyrë efikase për përmirësim”. “Kjo deklaratë është bërë në kushtet kur 67 për qind e ujit që shpërndahet humbet në rrjet, duke shkuar dëm. Sipas Haxhinastos, Partneriteti Publik Privat do të ishte një zgjidhje shumë pozitive për këtë sektor.

Konfirmohet deflacioni, rritja e qarkullimit të parasë më e ulëta e 15 viteve të fundit

Postuar në 17 Mars, 2016 10:14

Paraja që qarkullon në ekonomi ka shënuar rritjen më të ulët të paktën që nga viti 2002, kur raporton të dhënat Banka e Shqipërisë, një tregues direkt ky i ngadalësimit të ekonomisë dhe që është reflektuar dhe në rritjen e dobët të çmimeve, duke ngjallur frikën për deflacion.

“Shteti ka nxitur varfërinë”

Postuar në 16 Mars, 2016 21:06

Avokati i Popullit ka përgatitur një raport që i është dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë ku vë theksin te rritja e varfërisë në Shqipëri. Dokumenti citohet nga revista “Monitor” sipas së cilës, Avokati i Popullit vlerëson se varfëria, përfshirë varfërinë ekstreme, ka njohur rritje në Shqipëri. Më tej akoma, sipas këtij institucioni, janë politika të qeverisë aktuale ato që çojnë drejt thellimit të saj, e që shkojnë ndesh me pretendimin për një shtet social. “Avokati i Popullit më tej ka renditur 7 mekanizma me të cilët shteti në vend që të ulë varfrinë e ka nxitur më tej atë:

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi