Blloku Ekonomi
Shqipëria tërheq me fërgesën, tavën e kosit dhe specat me gjizë
Ashtu si me shumë vende të Ballkanit, Shqipëria është një vend që është relativisht i pazbuluar nga udhëtarët, shkruan kësaj here portali i njohur Travel Pulse. “ Jo vetëm që është në vetvete një peisazh me shumë vende për të eksploruar, por jo shumë njerëz janë në dijeni në fakt edhe për kuzhinën e shijshme të këtij vendi. A keni dëgjuar për Fërgesën?
Faza e dytë kundër Informalitetit. Tani jo më me inspektorë në terren
Sot kryeministri i vendit, Edi Rama, bashkë me ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj, kanë prezantuar atë që e kanë quajtur faza e dytë kundër informalitetit. Kryeministri ka vlerësuar se kjo sipërmarrje synon mbrojtjen e biznesit dhe jo luftën ndaj tij, por duke vepruar në një mënyrë të re. “Synimi ynë është që bizneset në Shqipëri të rrinë me vite pa u kontrolluar, të mos kenë nevojë të kontrollohen. Dhe ndërkohë, sistemi të jetë i tillë që mungesën e kontrolleve në terren ta kompensojë me një kapacitet monitorues në çdo sekondë.
Rënie me 7% e shtesës natyrore të popullsisë
Instituti i Statistikave raporton për një prirje problematike në popullsinë shqiptare. Buletini Statistikor Tremujor IV 2015, që u publiku këtë javë nga INSTAT, jep të dhëna për shtesën natyrore të popullsisë, lidnjet, vdekjet, martesat, emigrimin, ku shihet një rënie e përgjithshme. Kështu shtesa natyrore e popullsisë ka rënie me 7% krahasuar me një vit më parë, pra me vitin 2014, kurse lindjet kanë rënie me 2%. Kësaj prirjeje i mbivendoset edhe emigrimi që për vitin 2015 kap shifrën e 42 922 personave. Bashkëlidhur edhe me lëvizjet hyrëse rënia është diku te 6 700 persona.
Financat dhe burimet njerëzore të pamjaftueshme për reforma të mëdha
Në kuadër të rishikimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe integrim në pesë vitet e ardhshme deri më 2020, qeveria ka artikuluar se dobësitë në administratën publike dhe korrupsioni me format e veta të shumëfishta janë pengesat themelore për jetësimin e reformave.
Banka e Shqipërisë merr me qira mjedise shtesë për 106 milionë lekë. Hotel “Dajti”? Do të nisë rikonstruksioni këtë vit
Banka e Shqipërisë ka marrë një tjetër ambient me qira për aktivitetin e vet: 106 milionë lekë është tarifa për tre vjet. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës dhe ai vjen pak pasi u përurua rikonstruksioni i godinës qendrore, ku morën pjesë thuajse të gjithë drejtuesit politikë. “Vizion Plus” raporton se kontrata e re e qirasë shtron pikëpyetje për shpenzimin e parave nga ky institucion që disponon edhe hotel “Dajti”, i cili ende nuk ka përfunduar rikonstruksionin. “Që nga koha kur ajo ia bleu qeverisë e deri me sot ajo vijon e të mbetet një gërmadhë në qendër të qytetit.
Ulet trajtimi financiar për papunësinë. Tani shteti jep vetëm 3 muaj pagesë
Mbështetja publike për të papunët dhe shtresat në nevojë është ulur. Një vendim i datës 9 mars të këtiuj viti, i Këshillit të Ministrave, sanksionon rregulla të reja që në thelb çojnë në uljen e trajtimit financiar për ata që humbasin vendin e punës. “Me një vendim të posaçëm, pagesa e papunësisë është rritur 60%. Kështu nëse më parë, një i papunë përfitonte 6850 lekë në muaj, tani përfiton 11 mijë lekë në muaj. Deri në fund të marsit çdo i papunë, merrte 12 pagesa papunësie, pra një vit me nga 6850 lekë në muaj.
Premton kryeministri: 11 mijë ha tokë në Bregdet që do t’u kthehet pronarëve legjitimë apo shtetit
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rishikimn e titujve të pronësisë që janë dhënë në bregdet, ku siç u shpreh ai nga Vunoi, janë 11 mijë ha të tjetërsuara. “Janë 11 mijë hektarë tituj të rremë pronësie të zhvendosur nga pronarët legjitime tek pronarë të supozuar, që do t’i rikthehen qoftë shtetit qoftë njerëzve legjitimë, ashtu sikundër do t’u rikthejmë të gjithëve një territor të zaptuar nga çibanët”, tha Rama.
Ligji i ri i Pronave për të ndalur vendimet e Gjykatës së Strasburgut në favor të ish-pronarëve
Qeveria shqiptare shpreson se legjislacioni i ri i pronave do të ndalojë vendimet e mëtejshme nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut në favor të ish-pronarëve. Zyra e Avokaturës së Shtetit që funksionon brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe që përfaqëson shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut tha për BIRN se shuma totale e kompesimit që u desh të paguhej në vitin 2014 ishte rreth 2.4 milionë euro, ndërsa për 2015 më shumë se 10.7 milionë euro. Për vitin 2016 kjo faturë pritet të jetë edhe më e lartë.
Hiqet ekskluziviteti i fluturimeve nga Rinasi. Ministri i Transporteve paralajmëron konçesion për aeroportin e Kukësit
Sot Ministria e Transporteve ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me “Tirana Airport Partners” për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve. Ministr Edmond Haxhinasto ka bërë të ditur se menjëherë do të hapet aeroporti i Kukësit, në këmbim të të cilit TIA-s i është zgatur me dy vjet kontrata konçesionare. Zgjatje kontrate do të ketë edhe nëse qeveria mendon të hapë aeroporte të reja, por e rëndësishme është që bie situata monopol që ka ndëshkuar rëndë qytetarët shqiptarë me çmimet e kripura.
Ringjallet sektori i ndërtimit, kryebashkiakët lëshojnë dorën me lejet
Aktiviteti i ndërtimit nisi të ringjallët në tremujorin e katërt të vitit 2015, për shkak të rritjes së numrit të lejeve të dhëna për objektet te reja.
INSTAT raportoi se në tremujorin e katërt 2015 janë miratuar gjithsej 45 leje ndërtimi, me një sipërfaqe rreth 61.449 metër katror nga vetëm 12 leje që ishin dhënë në tremujorin e tretë.
