Blloku Bota

“Luftën po e kërkon Europa, jo Rusia”

Postuar në 24 Maj, 2024 13:21

Atmosfera e krijuar në Europë, sipas kryeministrit hungarez, i ngjan asaj të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Po nxitja për të shkuar te lufta, sipas tij vjen nga vetë Europa dhe jo nga Rusia.

Është Evropa ajo që po përgatitet për një luftë me Rusinë, dhe jo kundërta. Nuk ka gjasa që Rusia të sulmojë një vend të NATO-s dhe diskutimi për "kërcënimin rus" nuk është gjë tjetër veçse një marifet perëndimor për t'u përgatitur për luftë.

Ushtria iraniane publikon raportin paraprak: Presidenti vdiq në aksident!

Postuar në 24 Maj, 2024 12:33

Autoritetet iraniane kanë publikuar dje në mbrëmje një raport paraprak mbi incidentin e datës 19 maj ku gjeti vdekjen presidenti Ebrahim Raisi, minostri i Jashtëm, Hossein Amirabdollahian dhe gjashtë persona të tjerë.

Sipas raportit të përpiluar nga ushtria iraniane në helikopterin e rrëzuar nuk janë gjetur gjurmë të objekteve të jashtme si gjurmë fishekës, një provë që rrëzon dyshimet e deritanishme për sabotazh apo vrasje. Megjithatë ushtria ka saktësuar se raporti final do të kërkojë ende kohë.

Macron po lobon për Mario Draghin si pasues të von der Leyen

Postuar në 24 Maj, 2024 11:34

“Politico” shkruan se presidenti francez, Emmanuel Macron preferon dhe po lobon që vendin e Ursula von der Leyen si kryetar e Komisionit Europian ta marrë ish-kryeministri italian, Mario Draghi. Një lloj konfirmi ka dhënë deputeti i partisë së Macron, Pascal Canfin që ka deklaruar drejtpërdrjet se:

Franca dhe kushdo në ekosistemin presidencial dëshiron që Draghi të luajë një rol

Ekstremi i djathtë europian përjashton nga grupi AfD-në gjermane

Postuar në 23 Maj, 2024 22:52

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) e Gjermanisë është përjashtuar nga grupi i saj pan-evropian Identiteti dhe Demokracia në Parlamentin Evropian pas një sërë skandalesh që e kanë dëmtuar popullaritetin e saj.

Tensionet e nisura prej kohësh midis partive të së djathtës ekstreme evropiane u shtuan këtë javë kur Maximilian Krah, kandidati kryesor i AfD-së për zgjedhjet evropiane, i tha një gazete italiane se anëtarët e SS-së naziste nuk mund të quhen domosdoshmërisht kriminelë.

Kremlini bllokon asetet amerikane në Rusi

Postuar në 23 Maj, 2024 22:48

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dekretuar bllokimin e aseteve amerikane në Rusi si kompensim për asetet ruse të bllokuara nga ShBA. 

Agjencia “Tass” raporton se subjekt i dekretit janë kompanitë amerikane, shteti amerikan me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, qytetarët amerikanë sib dhe siguracionet e tyre, aksionet në kompani ruse, por edhe të drejtat e kompanive apo shtetit amerikan në Rusi  

SHBA, armë Ukrainës për goditjen në thellësi të Rusisë

Postuar në 23 Maj, 2024 10:49

Armët amerikane mund të përdoren në sulmet brenda territorit rus. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme se Uashingtoni është gati të diskutojë me Kievin mundësinë e përdorimit të armëve amerikane për të sulmuar objektivat thellë në territorin rus.

Brnabiç: Rezoluta për Bosnjen fshin shekullin XX dhe krijon një histori të re

Postuar në 22 Maj, 2024 15:49

Kryeparlamentarja serbe, Ana Brnabiç, e cilësoi të turpshme rezolutën e Gjermanisë për Srebrenicën, që pritet të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. 

Nuk mund ta kuptoj pse Gjermania po e bën këtë, si është e mundur. A e ka pyetur dikush veten për këtë shuplakë në fytyrën e gjithë botës dhe historisë,” tha ajo për TV Happy, një media pro qeverisë në Serbi.

Rusia përgatit dokument për ndryshimin e kufirit detar në Balltik

Postuar në 22 Maj, 2024 13:24

Ministria ruse e Mbrojtjes ka propozuar përmes një drafti ndryshimin e kufirit detar në Balltik.

Vrapim me pengesa drejt BE-së

Postuar në 21 Maj, 2024 22:40

Disa vende anëtare i kërkuan sot (21 maj) BE-së, të nisë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë deri në fund të qershorit. Megjithatë, janë disa pengesat teknike dhe politike deri në marrjen e vendimit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, BE-ja mori vendimin politik për të hapur bisedimet e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo shënoi hapin e parë për dy vendet, të cilat kanë nisur të shqyrtojnë përafrimin e ligjeve të tyre me ato europiane.

Rusia nis stërvitjet me armë bërthamore taktike pranë Ukrainës

Postuar në 21 Maj, 2024 18:56

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se po mban stërvitje në Distriktin e saj Ushtarak Jugor, i cili kufizohet dhe përfshin pjesë të Ukrainës që Moska pretendon se i ka aneksuar.

Në njoftim nuk u specifikua saktësisht se ku po bëhet aktiviteti me karakter ushtarak, por shtoi se përmes tyre synohet testimi i “gatishmërisë së personelit dhe pajisjeve të njësive luftarake të armëve bërthamore jostrategjike për t'iu përgjigjur dhe për të siguruar pa kushte integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit rus”.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota