Blloku Bota

Franca këmbëngul për dislokim trupash të Perëndimit në Ukrainë

Postuar në 10 Mars, 2024 11:53

Franca po bën përpjekje të materializojë idenë e presidentit Emmanuel Macron për dislokimin e trupave të huaja në Ukrainë. Ministri i Jashtëm Stephane Sejourne ka qenë së fundmi në Lituani ku është takuar me homologun e vet Gabrielius Landsbergis dhe ata ukrainas, Dmytro Kuleba. Nga ky takim kreu i diplomacisë franceze ka deklaruar se Parisi i mbetet idesë, duke bërë thirrje që askush të mos kompleksohet nga kërcënimet e Rusisë.

Armenia lëviz nga Rusia. "Aplikojmë për anëtarësim në BE"

Postuar në 09 Mars, 2024 15:59

Armenia po mendon të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në një intervistë për televizionin turk, TRT, ministri i Jashtëm armen, Ararat Mirzoyan, ka theksuar se Jerevani po kërkon një afrim më të madh me Perëndimin.

Në Armeni sot po diskutohen shumë mundësi që përfshijnë edhe anëtarësimin në BE

ka thënë ai.

Serbët arrijnë kuotën ligjore. Zgjedhjet në Veriun e Kosovës mbahen më 21 prill

Postuar në 09 Mars, 2024 12:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se zgjedhjet në katër komunat e veriut të vendit, me shumicë serbe, do të mbahen më 21 prill.

Sipas procedurës së kërkuar, nismëtarët e mbledhjes së firmave të votuesve kanë përmbushur kërkesën ligjore për 20% të numrit të votuesve në listën e zgjedhësve, çka ka çuar në miratimin prej KQZ-së të datës së zgjedhjeve të reja.

Kjo procedurë ishte propozim i qeverisë së Kosovës për të zgjidhur debatin mbi zgjedhjet në Veri që u fituan nga kandidatët shqiptarë për shkak të bojkotit të palës serbe.

Erdogan njofton daljen nga skena politike aktive

Postuar në 08 Mars, 2024 22:27

Media të ndryshme raportojnë se presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka njoftuar daljen nga skena politike.

Kjo është një finale për mua. Nën mandatin e dhënë nga ligji këto janë zgjedhjet e fundit për mua

citohet Erdogan.

Ai i është referuar zgjedhjeve lokale të 31 marsit. Ai u rizgjodh mes debateve të ashpra në maj të vitit 2023 dhe mesa duket ka vendosur ta mbyllë karrierën politike.

"Brenda jam lesbike”, ushtarët spanjollë ndryshojnë gjininë për paga më të larta

Postuar në 08 Mars, 2024 21:57

Debati për identitetin gjinor dominon kudo, veçanërisht në Spanjë ku me socialistët në qeveri tema ndonjëherë merr edhe konturet e absurdit.

Çështja tashmë ka rënë në vëmendjen e ushtrisë falë ligjit të ri në lidhje me të drejtat transgjinore, i prezantuar në mars 2023, i cili thjeshtoi procesin e vetidentifikimit gjinor për këdo 14 vjeç e lart, duke eliminuar nevojën për t’iu nënshtruar vlerësimeve psikologjike ose mjekësore.

Greqia mendon modelin izraelit të femrave në ushtri. Dendias: Kërcënohemi nga një vend që po shkon 100 milionë

Postuar në 08 Mars, 2024 18:24

Greqia po konsideron përfshirjen e femrave në shërbimin ushtarak. Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias ka njoftuar aktivizimin e një ligji të posaçëm për këtë çështje.

KE-ja hap korridor detar humanitar nga Qiproja për Gazan

Postuar në 08 Mars, 2024 13:26

Komisioni Europian ka hapur një corridor humanitar detar për furnizimin me ndihma të Gazës dhe Palestinës. Lajmi është bërë public nga presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, që ka sqaruar se konvoji do të ketë pikënisje Qipron.

Europa po financon një përpjekje të madhe ndihme humanitare për palestinezët, 250 milionë euro vetëm këtë vit…Sfida kryesore është çuarja e kësaj ndihme te njerëzit në Gaza. Kjo është arsyeja pse ne kemi ndërmarr Koridonin Detar të Qipros, me SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

citohet ajo.

Dimri i butë shpëton Europën

Postuar në 08 Mars, 2024 10:21

Evropa po del nga stina e dimrit me një vëllim rekord të gazit të magazinuar, i cili i ka kthyer çmimet sërish në nivelet e para krizës.

Skema e furnizimit ka ndryshuar shumë në raport me atë të dy viteve më parë, kur tregtarët dhe politikëbërësit ishin të shqetësuar për mungesat e mundshme të gazit pas pushtimit rus të Ukrainës.

Objektet e magazinimit në të gjithë Bashkimin Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar ishin plot 62% më 5 mars krahasuar me një mesatare prej 41% në të njëjtën peridhë në vitet midis 2011 dhe 2020.

Europës i duhet një ekip Openheimer-i për inteligjencën artificiale

Postuar në 07 Mars, 2024 18:48

Parlamenti Europian po përpiqet të fusë inteligjencën artificiale brenda një kornize të re ligjore.

BE kushtëzon Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor

Postuar në 07 Mars, 2024 14:58

BE kushtëzon mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes Planit të Rritjes.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota