Blloku Bota
Samit për Ukrainën në Paris më 26 shkurt
Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar organizimin e një samiti për Ukrainën më 26 shkurt në Paris. Sipas agjencisë ruse “Tass” samiti do të ketë praninë e disa liderëve të disa shteteve që deri më tani nuk janë bërë publike.
Samiti pason një marrëveshje mes Francës dhe Ukrainës, firmosur më 16 shkurt që parashikon 3 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe si document vlen për 10 vjet.
Mjekët pa Kufij: Fëmijë 5 vjeç në Gaza na thonë se do të preferonin të vdisnin
Sekretari i Përgjithshëm i Mjekëve pa Kufij, Christopher Lockyear ka bërë një prezantim dramtik në Këshillit e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara rreth situatës në Gaza. Sipas tij, ekipi i mjekëve që po punon në Gaza ka dalë së fundmi me një akronim të ri: fëmijë të plagosur, familje e zhdukur, FPFZ. Ajo që po provokon lufta në Rripin e Gazës ka sjellë një element të ri, tragjik për “të gjallët” e kësaj bote.
Tsipras kërkon të rimarrë partinë
E majta greke është në krizë që prej humbjes së zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Ish-lideri i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, i cili u dorëhoq nga kreu i partisë vitin e kaluar, kritikon kursin që po ndjek pasardhësi i tij, Stefanos Kasselakis, duke e sfiduar atë në një garë votëbesimi.
Perëndimi nuk do më fitore në Ukrainë
Rënia e qytetit të Avdiivkas, në kontrollin ukrainas që nga viti 2014, ka vënë në pikëpyetje mundësinë që Ukraina si e tërë të shihet eventualisht e pushtueshme nga Vladimir Putin. Megjithë ndihmat miliardëshe, megjithë sanksionet, asgjë nuk duket të ketë funksionuar siç pritej. Pyetja pse, ka nisur të jetë përherë e më akute, pas në qarqet e atyre që analizojnë çështje të sigurisë, Ukraina shihet si muri i parë në ortekun rus.
Turqia hyn në klubin e vendeve me avionë të brezit të pestë me një prodhim vendas
Turqia ka njoftuar fluturimin e parë të KAAN, avionit të vet të brezit të pestë, duke hyrë kështu në klubin e ngushtë të vendeve që zotërojnë teknologji të tillë.
Serbia nuk do të pranojë kurrë hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka deklaruar se Beogradi nuk do të pranojë kurrë hetim ndërkombëtar për zgjedhjet e fundit të zhvilluara në vend.
Kjo do të ishte njësoj me pushtimin. Asnjë vend europian nuk do të lejonte një hetim të këtij lloji
citojnë mediat opozitare kryeministren serbe.
Mesazh nga Janina për "njeriun e Ankarasë në Tiranë"
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka përcjellë një mesazh për Shqipërinë nga Janina, në një ditë simbolike dhe në një moment me domethënie.
I referohem po ashtu Shqipërisë fqinje që duhet përherë t’i përmbahet acquis europiane në përpjekjen e saj për t’iu bashkuar familjes europiane
citohet ai.
Mos e përmendni gjininë në mos doni të jeni anti-amerikan. Nuk ka burrë apo grua, ka "kolegë krevati"
Ny Post raporton së fundmi për një udhëzim të sekretarit/es amerikan/e të Shtetit, Anthony Blinken, për keqpërdorimin e termave gjinorë. Ai i është referuar një memoje të administratës Biden që e cilëson gjininë “si një konstrukt social” dhe se madje “identiteti gjinor i
Qeveria greke propozon nismën e re/Operacione kirurgjikale jashtë radhe kundrejt një pagese minimale
Qeveria greke e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis ka vënë në veprim një sërë masash me drejtim social që dëshmojnë se në vendin fqinj trashëgohen shumë probleme të cilat kërkojnë përgjigje tjetër. Pas propagandimit 3 vjet më parë të digjitalizimit të shërbimeve publike, Athina vuri dorë edhe mbi menaxhimin e plazheve, një sektor ky ndër më kryesorët në Greqi, pasi lidhet me turizmin. Duke i dalë kundër parimit të së djathtës për lirinë e sipërmarrjes, drafti i ri që raportohet në mediat e vendit fqinj, e vë theksin te kontrolli i bregut dhe kufizimet në shfrytëzimin e vijës detare.
Izraeli shpall non grata presidentin e Brazilit
Izraeli ka shplallur person non grata presidentin e Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva deri në momentin kur ky do të kërkojë ndjesë për deklaratat e veta të fundit. Vendimi pason një qëndrim publik të Lulës që e ka krahuasur fushatën e tanishme të Izraelit në Gaza me Holokaustin. Për këtë arsye, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka thirrur ambasadorin Brazilian në Jeruzalem për t’i komunikuar vendimin.