Blloku Bota
Kina demostron forcën me paradë ushtarake për 70-vjetorin e kapitullimit të Japonisë
Agjensia e lajmeve AFP njofton se presidenti kinez, Xi Jinping përshëndeti sot fitoren në vitin 1945 kundër Japonisë që sipas tij i ka mundësuar Kinës të ribëhet një komb i madh në botë duke shënuar kështu fillimin zyrtar të një parade madhështore ushtarake. Mbi 30 zyrtarë të huaj, përfshirë këtu ministra dhe krerë shtetesh, si presidenti rus Vladimir Putin dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon morën pjesë në këtë ceremoni madhështore. Por shumë liderë të tjerë, përfshirë këtu kryeministrin japonez Shinzo Abe nuk morën pjesë në këtë paradë.
Sondazhet, thyhet Cipras, Demokracia e Re kalon në avantazh
Kanë surpizuar sërish grekët me preferencat e tyre elektorale në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 20 shtatorit. Syriza që deri para pak javësh dukej e pathyeshme pas fitores bindëse në referendumin për masat shtrënguese, tashmë në sondazhe renditet parti e dytë me një diferencë shumë të lehtë me Demokracinë e Re. Në sondazhin më të fundit të kryer për llogari të kanalit televiz Mega, Demokracia e Re që tashmë udhëhiqet nga ish-ministri i Brendshëm mbledh 25.%3 për qind të preferencave të grekëve kundrejt 25% për qind të Syrizas.
Pamje shokuese nga tragjedia e emigrantëve sirianë/Foto
Gazetat më të mëdha britanike si "The Indipendet" dhe "Guardian" vendosën të publikojnë të paçensuruara fotografitë e një foshnje të vdekur në brigjet e bregdetit turk me shpresën se mos liderët europianë do të kuptojnë më në fund përmasat e tragjedisë njerëzore me emigrantët sirianë.
Fotot shokuese kanë bërë xhiron e botës dhe kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se po menaxhohet kriza humanitare që erdhi si pasojë e konfliktit në Siri.
Ndërron jetë Aleksandër Stipçeviç
Aleksandër Stipçeviç, ilirologu kroat me orgjinë nga Arbneshi i Zarës (Arbanasi në Zadar), ka ndërruar jetë dy ditë më parë. Stipçeviç lindi më 10 tetor 1930 nga një familje arbëreshe. Ai përfundoi studimet për arkeologji në Zagreb dhe doktori në vitin 1977 me temën: “Simbolizmi religjioz tek ilirët. Ishte lektor i rregullt në universitetin e Zagrebit deri më 1997 kur u tërhoq. Ka dhënë leksione edhe në universitetin e Prishtinës në vitet ’70-73. Sipçevic ishte edhe bibliograf i njohur. Vepra “Ilirët” e vitit 1974 konsiderohet vepra kryesore e tij.
Një gabim me pasoja: një klinikë në Londër zbulon gabimisht emrat e 780 pacientëve të prekur me HIV
Një klinikë në Londër të Britanisë së Madhe ka zbuluar gabimisht identetin e qindra pacientëve që janë të prekur nga virusi HIV. Klinika në fjalë, “The 56 Dean Street”, ka zbuluar identitetin e 780 pacientëve, të cilëve u ishte dërguar e-mail mbi trajtimin e HIV. Por klinika nuk ka mbuluar identitetin e marrësve, duke nxjerrë zbuluar pacientët. “The Guardian” njofton se do të nisë një hetim për cenim të privatëisë, ndonëse përfaqësues të klinikës kanë kërkuar falje shumë prej pacientëve.
Pas 70 vitesh Vietnami feston pavarësinë nga Franca, por ndihet i kërcënuar nga Kina
Sioas raportit tw agjencisw sw lajmeve AFP, presidenti i vietnamit paralajmëroi kundrejt kërcënimeve aktuale për pavarësinë e vendit, duke akuzuar Kinën, me rastin e 70 vjetorit të pavarësisë të ish-kolonisë franceze. “Mosmarrëveshjet në det janë duke u rritur, kryesisht në detin e Kinës”, deklaroi presidenti i vietnamit, Truong Tan Sang, në një aludim të një konflikti të mundshëm me Kinën mbi sovranitetin në detin e Kinës Jugore.
Përqafim i dhimbshëm mes ish-modeles greke dhe refugjatit sirian
Ajo ishte në udhëtimin e saj në Mesdhe, ndërsa ai i sfilitur prej 13 orësh në det. Në shpresat e fundit për të mbijetuar, emigranti pa dritën e fundit. Varka e turistëve ndaloi dhe e ngriti lart. Mandej një përqafim mes turistes greke që gjendej në bord dhe refugjatit sirian të trembur, shpëtuar nga grupi i pushuesve pas 13 orëve sfidë mes dallgëve. "Ishte gati i pandërgjegjshëm kur e dalluam", tregon Sandra Tsiligeridu, ish- top modelja në profilin e saj në Facebook, ku ka publikuar dhe foton.
Obama në Alaskë për ndryshimet klimatike: kërcënim në rritje dhe mjaft urgjent
Presidenti amerikan Barack Obama i ka cilësuar ndryshimet klimatike si një kërcënim në rritje dhe mjaft urgjent. Obama shkoi të henën në Alaska në kuadër të një turne tre ditor në shtetin e largët amerikan për të shtuar vëmendjen ndaj çështjeve të mjedisit. Obama është presidenti i parë amerikan në detyrë që viziton Arktikun.
Papa Françesku hedh një hap tjetër revolucionar për Kishën: Falje e mëkatit të abortit për këtë vit jubile
Një tjetër lëvizje historike ka bërë Papa Françesku I, kur ka deklaruar se priftërinjtë katolikë do të lejohen të falin gratë që kanë kryer aborte dhe gjithashtu mjekët që kanë ndihmuar në proces. Kjo falje e një mëkati kaq të rëndë që për Kishën Katolike ndëshkohet me shkishërim, për besimtarët është e përkohshme në prag të Vitit Jubile, që zgjat nga 8 dhjetori deri më 26 nëntor të vitit të ardhshëm. Viti Jubile Zakonisht mbahet çdo 25 vjet, veçse në rastin kur një papë shpall një vit të jashtëzakonshëm për të tërhequr vëmendjen për një çështje të caktuar
Reagimi i çuditshëm qetësues i qeverisë së Kosovës: Jo, s’kemi frikë nga VV, gardhin metalik e vumë për ISIS-in?!
Një qetësim të çuditshëm i ka bërë qeveria kosovare opinionit publik, pas marrjes së masave duke shtuar rrethimin metalik në ndërtesën e saj. Pas qarkullimit të lajmit se këto masa ekstra janë marrë nga frika e ndonjë aksioni të dhunshëm të lëvizjes Vetëvendosje, në një sqarim të Qeverisë së Kosovës thuhet se masat e ndërmarra kanë të bëjnë me rekomandimet që kanë të bëjnë me gjendjen e sigurisë në rajon e jo me zhvillimet e fundit Brenda forcave politike. Pra, Qeveria lë të kuptohet se gjithçka ka të bëjë me kërcënimet e ndonjë sulmi terrorist nga ISIS e jo me përplasjet me VV-në.